-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, deri në orën 13:00, pjesëmarrja 17.96%! Qytetarët e Durrësit më pak të interesuarit për të shkuar drejt kutive të votimit! Në Dibër përqindja më e lartë
Sipas KQZ, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 14.91%, teksa kanë raportuar 539 nga 942 Qendra Votimi në total. Rezulton se deri më tani qytetarët e Dibrës kanë qenë më të interesuar për të votuar, ku pjesëmarrja është më e lartë, 24.8%. Dibra ndiqet nga Lushnja, ku pjesëmarrja është 24.22%.
-
VIDEO
Ambasadori gjerman vëzhgon zgjedhjet në Shkodër: Procesi po ecën shumë mirë! S’kam pasur sinjalizim për shit-blerje votash
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, ka vëzhguar procesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në qytetin e Shkodrës. Zingraf, teksa vlerësoi si shumë të mirë procesin e votimit, tha se nuk ka pasur ndonjë sinjalizim për shit-blerje votash.
‘Mendoj se të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme për vendin. Unë personalisht jam kureshtar të shikoj si është atmosfera e përgjithshme e zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mirë e tyre. Unë vij herë pas herë me shumë dëshirë në Shkodër, nuk ka pasur një shkak të veçantë, ishte e rastësishme ardhja ime në Shkodër. Kisha kureshtje. Në vendin tim nuk ekzistojnë zgjedhjet të pjesshme të këtij versioni, ishte dhe kjo një arsye e shtuar pse erdha. Ka patur në raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e kaluara, rreth rasteve për shitblerje votash. Nuk kam pasur sinjalizim për zgjedhjet aktuale për raste shit-blerjesh votash. I referohem edhe Celibashit, i cili theksoi pak ditë më parë se kanë mbërritur asnjëlloj rasti të shitblerjes të votave.’- tha Zingraf.
-
VIDEO
Nis procesi i votimit në Durrës, voton kandidati i PD-së
Ka nisur procesi i votimit në qytetin e Durrësit. Procesi ka nisur pa problematika ndërsa në garë për kryetar bashkiae janë Emirjana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hoti nga Partia Demokratike dhe Ardian Muka nga ‘Shtqpia e Lirisë’.
I pari në radhët e kandidatëve që ka votuar ka qenë kandidati i PD-së Luan Hoti, i cili në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë si njerëz të lirë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ 3 njësi administrative në Dibër pa drita! Në 11 qendra votimi s'ka identifikim elektronik, vijon procesi i votimit
57.680 qytetarë me të drejtë vote në 101 qendra votimi do të votojnë sot në Dibër për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Bëhet me dije se 3 njësi administrative janë pa energji elektrike, Selishta, Arrasi dhe Sllova, ndërsa në 11 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik, por po bëhet manulaisht teksa procesi i votimit vijon.
Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat, ndërsa Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin. Në këtë bashki ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.
-
VIDEO
Në Vorë nuk ka nisur procesi i votimit, vonohen disa komisionerë të PD-së
Në Vorë, nuk ka nisur ende procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore. Kjo pasi nuk kanë mbërritur disa komisionerë të PD-së.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës e benzinës, Basha: Qeveria të ndërhyjë menjëherë, të heqë taksën ‘Rama’ për karburantin
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas rritjes së çmimit të karburantit, ku i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa.
“Ka arritur në 230 lekë për litër, i bëj thirrje qeverisë të marra masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin 240 lekë për litër dhe duke marrë masa shtesë për të stabilizuar çmimin e karburantit. Është detyra e qeverisë t’i vijë në këto kohë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve. Që çmimi i karburantit të mbahet në kontroll përveç uljes së taksave që ndikon të çmimi”, thotë Basha.
-
VIDEO
Sot heshtje zgjedhore, nesër mbi 650 mijë qytetarë u drejtohen kutive të votimit në 6 bashki të vendit
Kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore, ndërsa nesër në 6 bashki do të votohet për kryebashkiakët e rinj. Rreth 650 mijë qytetarë do të vendosin kryetarin e ri për një mandat 1 vjeçar ndërsa vetëm në Bashkinë e Vorës do të votohet e numërohet elektronikisht.
-
VIDEO
Ukrainë, ish-komandanti i Forcave Detare në Report Tv: Rusia kontrollon 20% të territorit, Putin nuk parashikoi vullnetin e popullit! Shqipëria të ndihmojë maksimalisht
Ish-komandat i Forcave Detare Artur Meçollari tha në Report Tv se Rusia ka marrë tashmë në kontroll 20% të territorit ukrainas.
Ai shtoi se objektivi ushtarak i Rusisë në Ukrainë është pushtimi i Kiveit dhe politik neutralizimi i qeverisë.
-
VIDEO
Veliaj në Vorë: Vota për Blerim Sherën është votë për fëmijët tuaj
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ka kërkuar nga qytetarët e Vorës të votojnë për Blerim Sherën. Është shumë e rëndësishme, tha Veliaj, kë zgjedhim në krye të punëve dhe këtë po na e provon çdo ditë, jo vetëm situata politike në vendin tonë, por edhe zhvillimet ndërkombëtare.
-
VIDEO
Ukraina, ku shkon ankthi bërthamor?
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Bollino: Përfshirja e Lavrov, shpresë për zgjidhje diplomatike! Është pjesa e moderuar e Rusisë! Situata ndihmon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor
Emisoni ‘Kontrast’ trajtoi mbrëmjen e së premtes në ekranin e ‘Report TV’ zhvillime më të fundit nga lufta në Ukrainë. I ftuar në studio, gazetari Carlo Bollino u shpreh optimist kur vuri në dukje se nga dje një aktor i tretë ka hyrë në skenë dhe ai është ministri Sergei Lavrov.
-
VIDEO
Basha mbyll fushatën në Durrës: Heshtjen tuaj në kutitë e votimit në 6 mars, kthejeni zemërimin në votë
Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në qytetin e Durrësit ku ka kërkuar votën për Luan Hotin.
" Durrësi është gati, unë si shumë kush e di dhe e kam mësuar, jo se ma kanë thënë kolegët durrsak, por e i tillë është fakti, ky shesh ka një histori mijëra vjeçare, këtu ku jemi sotme kanë bucitur nga armët, nga topat e okupatorëve, që kanë zbarkuar me mjetet lundruese dhe e kanë parë Durrësin si porta hyrëse për të shkatërruar vendin, ky Durrës ka bucitur dhe nga rezistenca që i është bërë okupatorit, ka bucitur Durrësi me heshtje, me heshtjen e mos aprovimit, të mos miratimit, sa herë që një qeberi shkel mbi besimin e dhënë, kemi dëgjuar problemet tuaja se si bëhen të stërmëdha me zgjidhje që ju rëndojnë dhimbjen, ndaj e di që kur thoni me zë të lartë, heshtja tuaj është zemërim, ndaj derdheni heshtjen tuaj në kutitë e votimit, kthejeni zemërimin në votë", tha Basha.