-
VIDEO
Pas 6 marsit, cili do të jetë fati politik i Bashës dhe Berishës?
Emisioni Repolitix trajtoi rezultatin e votës së 6 marsit. Si e lexojnë votën e 6 marsit Rama, Basha dhe Berisha? Të ftuar Ilir Babaramo, Luan Baçi, Lavdërim Krashi dhe Lisandër Hoxha.
-
VIDEO
Gjekmarkaj pas mbledhjes: Duhet të prevalojë PD, Basha e Berisha të bëjnë një hap pas
Nënkryetari i dorëhequr Agron Gjekmarkaj pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se ka kërkuar një hap pas nga Basha dhe Berisha që të prevalojë PD.
I kam kërkuar një hap pas z. Basha dhe z. Berisha. Duhet të prevalojë Partia Demokratike. Unë në pamundësi për të ndryshuar të tjerët ndryshoj veten. Dhashë dorëheqjen. Rezultati ishte katastrofik, askush nuk e kishte menduar këtë rezultat.
-
VIDEO
Humbi 6 bashkitë dhe doli forcë e tretë, Bashës nuk ia falin deputetët e tij: Duhet të ikësh! Kreu i PD: 6 marsi ishte kurth, ose rrimë bashkë ose ia dorëzojmë partinë Berishës! Nesër mblidhet Kryesia
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku në mbledhjen me grupin e deputetëve, që po zhvillohet në selinë blu, mësohet se Basha e ka konsideruar 6 marsin si 'kurth pas 8 janarit'. I ashpër ka qenë qëndrimi i Ferdinand Xhaferrit, i cili i ka kërkuar Bashës të largohet nga drejtimi i PD dhe se ai i ka fyer kur ka deklaruar se nuk ka humbur asnjë garë.
-
VIDEO
Më 123 vota pro, Shqipëria miraton rezolutën për dënimin e agresionit rus në Ukrainë! Duartroket ambasadori ukrainas! Rrëzohet amendamenti i LSI për dalje nga 'Open Balkan'
Kuvendi është mbledhur sot në 17:00 në seancë plenare dhe me 123 vota pro ka miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës. Në rezolutën e poropozuar nga mazhoranca dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe shkelja e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Kjo rezolutë është dakordësuar nga 4 grupet parlamentare.
-
VIDEO
Më 123 vota pro, Shqipëria miraton rezolutën në Kuvend për dënimin e agresionit rus në Ukrainë
Kuvendi ka miratuar pak minuta më parë rezolutën për të dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe në mbështetje të popullit ukrainas.
-
VIDEO
Kadilli në 'Kontrast': Zgjedhjet e pjesshme, të panevojshme! Duhet rishikuar ligji elektoral! Opozitës i mungojnë në inventar 50% e votuesve të saj
Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, tha për ‘Kontrast’ se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan që 50% e demokratëve nuk pajtohen as me Berishën dhe as me Bashën. Sipas tij, i pari përfaqëson të shkuarën, ndërsa i dyti është një humbës serial që nuk reflekton.
Kadilli shtoi se fitorja e Berishës në Shkodër apo votat e disa kandidatëve të tij tregojnë se zgjedhjet nuk janë prekur.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Basha, aleat i Ramës edhe më shumë se Balla
Duke komentuar zgjedhjet e 6 Marsit, analisti Lorenc Vangjeli tha për ‘Kontrast’ se Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë dy aleatët më të qëndrueshëm të Edi Ramës.
-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki/ Celibashi: U respektua ligji, s'ka pasur asnjë denoncim për shkelje apo shitblerje të votës
Komisioneri Celibashi dhe Nënkomisionerja Pelinku kanë dalë në një komunikim me median pasi ka përfunduar numërimi i votave në 6 bashkitë që u votua dje. Celibashi në fjalën e tij e vuri theksin te fakti që procesi ishte i qetë dhe në respekt të Kodit Zgjedhor.
"Përgjithësisht nga ajo ç'ka KQZ vlerësoi procesi është karakterizuar nga zbatimi i Kodit Zgjedhor në përgjithësi dhe nga një qetësi në zhvillimin e procesit të votimit. Problematika të pakta janë evidentuar në ditën e votimit.
-
VIDEO
Shifrat e 6 marsit/ PS rritje të frikshme në të 6 bashkitë, arrin kulmin në Dibër me 20%, Berisha-Meta ngushëllohen me humbjen e Bashës
Partia Socialiste me në krye Edi Ramën vijon të shtojë në mënyrë frikshme mbështetjen popullore edhe pas 9 vitesh në pushtet, ndërsa opozita, e ndarë në dy fraksione, me në krye Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Ilir Metën vijon rënien e lirë. Ky është mesazhi i qartë i zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 mars 2022. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, Partia Socialiste ka shënuar rritje në të gjashtë bashkitë me 5 deri në 20 %, krahasuar me rezultatin në këtë bashki në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. I vetmi ngushëllim për dyshen Berisha-Meta duket se është humbja e thellë e Bashës.
Në Bashkinë e Dibrës, rritja e PS-ja ka shënuar kulmin me 20 % krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në Bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, kandidati i PS-së Rrahim Spahiu ka fituar me 13 995 vota ose 60.8 %, kandidati i PD-së Luan Haka ka marrë 4437 vota ose 19.2 % dhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë Përparim Kryemadhi 4478 vota ose 19.4 %. Në zgjedhjet e 2021, PS-ja, në Bashkinë Dibër, ka marrë 40.8 % të votave, PD-ja 49 % dhe LSI-ja 8.3 %.
-
VIDEO
Spiropali: Lufta në Ukrainë tregon se integrimi i Ballkanit në BE i shërben paqes
Nga Kuvendi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin bëri thirrje për votimin e rezolutës që dënon agresion rus në Ukrainë. Spiropali tha se lufta në Ukrainë është një mësim që tregon se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE.
“Ukraina është bërë kryefjala e shqetësimit mbarë botëror. 1 mln e gjysmë qytetarë janë larguar si refugjatë, numri i tyre rritet ndërkohë që sulmi ushtarak vijon. Për në shqiptarët këto pamje zgjojnë kujtime të dhimbshme. Në Kosovë, NATO dhe UÇK luftuan që Kosova të ishte teatri i luftës së fundit që do ndodhte në Europë. Lufta po bëhet në Ukrainë, por ka prekur drejtpërdrejtë të gjithë pjesën tjetër të botës. Ky sulm mbi Ukrainë është një sulm mbi gjithë botën e lirë. Ukrainasit nuk e filluan luftë por po luftojnë heroikisht. Zelensky është kthyer në një simbol ndërkombëtar kundër brutalitet rus. Po ndihen në ekonominë botërore dhe atë shqiptare pasoje e kësaj lufte duhen përballuar. Tek historia që në këtë ditë feste siç është 7 marsi, është mësuese për të gjithë ata që duan të nxënë nga e shkuara. Lufta në Ukrainë është këmbanë për të parë ndryshe të nesërmen. Sot është momenti që kontinenti ta bëjë Europë Ballkanin. Ballkani në BE se integrimi në NATO edhe i Kosovës, janë mjete e vetmja që i shërbejnë paqes”, tha Spiropali.
-
VIDEO
Basha: Ukrainasit rezistencë heroike ndaj agresorit rus! Mbështetje të plotë rezolutës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë ka shprehur mbështetjen e PD-së për rezolutën e dënimit të agresionit rus në Ukrainë. Ai tha se populli ukrainas gjendet në një agresion të pashembullt.
"Populli i Ukrainës uroj të përballet me guximin heroik ndaj agresorit rus dhe ta shikojë këtë rezolutë të Kuvendit shqiptar si shprehje të vullnetit të gjithë kombit shqiptar. Ne shqiptarët jemi kombi i fundit para kombit ukrainas që e kemi ndjerë luftën, dhunën", tha Basha.
"Jemi mbledhur në një ngjarje unike për t’i dhënë mbështetjen pakush popullit të Ukrainës që ndodhen përballë agresionit të pashembullt nga Rusia. Është urimi im i PD dhe opozitës, jam i bindur it ë gjitha bashkatdhetarëve tanë që populli ukrainas do të vazhdojë të luftojë dhe ta shohë këtë akt mbështetje nga ne si një mbështetje të të gjithë kombit shqiptar. Ne shqiptarët jemi kombi i fundit që e kemi ndjerë në palcë, dhimbjen, masakrën nga makineria e luftës së Millosheviçit ndaj qytetarëve në Kosovë. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e kombeve të lira gjithmonë shpërblen. Këto janë ditë të errëta për Ukrainën, Europën që lufton të jetojë në paqe. Ajo që po ndodh sot është një luftë që na përfshin të gjithëve. Viktimat janë familjarë, prindër, të moshur për të cilët të gjithë ndihemi përgjegjës. Me këtë rezolutë i japim përfaqësisë tonë në KS shtysën për të bërë çdo gjë me aleatët për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Askush nuk duhet të ketë dyshim se çmenduria e Putin është një akt i beftë e i paplanifikuar", vijoi ai.
-
VIDEO
Kodheli thirrje deputetëve të votojnë pro rezolutës në mbështetje të Ukrainës: Në unanimitet me qëndrimet e BE dhe SHBA
Kryetarja e Komisionit ët Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli i ka bërë thirrje sot deputetëve të miratojnë rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe që dënon agresionin rus. Nga foltorja e Kuvendit, Kodheli u shpreh se kjo rezolutë është në përputhje me rezolutën e Asamblesë së OKB më 1 mars e po ashtu në unanimitet me qëndrimet e BE e SHBA.
"Komisioni i Politikës së Jashtme sapo kaloi këtë rezolutë që uroj ta votojmë në unanimitet. Dënojmë agresionin rus ndaj Ukrainës. Ju falënderoj për gjithçka kemi bërë dhe do bëjmë siç e meriton dinjiteti i këtij parlamenti dhe çdo shqiptar. Kjo rezolutë është në mbështetje të rezolutës së Asambles së OKB të dalë më 1 mars të këtij viti, mbi agresionin mbi Ukrainës. Referuar akteve ndërkombëtare, kjo është një rezolutë që mban parasysh kartën e Kombeve të Bashkuara dhe është në unanimitet të plotë me Parlamentin Europian që doli me rezolutë tjetër më 1 mars dhe është në unanimitet me qëndrimet e BE dhe SHBA. Ne sot jemi në anën e drejtë të historisë", tha Kodheli.