-
VIDEO
Basha humbi për të gjashtën herë, Berisha: I vetmi politikan në Shqipëri që nuk njeh humbje
Sali Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në 6 bashkitë.
“Kam një falënderim të veçantë për ata demokratët dhe anëtarët e partive aleate LSI dhe PDK që u angazhuan me përkushtim për kandidatët tanë që përfaqësuan me qytetari alternativën e Shtëpisë së Lirisë, dhe të gjithë qytetarët që shprehën besimin ndaj tyre. Rezultati u arrit në kushtet më të vështira, pasi PD u përball në këto gjendje në Shkodër dhe kudo jo vetëm me kreun meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën që sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhe përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mos fitore, të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi për demokratët që të bashkohet. Populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi në PD e rithemeluar dhe ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë. Në ditët në vijim do të njiheni me gjithë hapat tonë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Humbja e PD në zgjedhjet e 6 marsit: Bardhi: S'është dita për përgjegjësi, por për reflektim
ekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ndonëse nuk tha nëse e pranon apo jo humbjen në zgjedhjet e pjesshme vendore, u shpreh se sot nuk është dita për përgjegjësi, por për reflektim.
"Mirënjohje për 6 kandidatet për sakrificën për betejën e jashtëzakonshme, sapo po kthehem nga bashkia Lushnjë ku kam ndjekur fushatën, ndjej trishtim që kam parë demokratë që ndiejnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Ndiej trishtim që kam parë demokratë që nuk flisnin me njëri tjetrin, edhe pse kanë punuar 8 vite bashkë. Sot nuk është dita për të evidentuar përgjegjësinë, por për reflektim", tha ai.
-
VIDEO
DURRËS/ Mbeten edhe 2 kuti për t'u hapur, PS drejt fitores së sigurt! Kandidati i Berishës i dyti, diferencë të madhe votash nga PD
Kur mbeten edhe 6 kuti për tu numëruar, në bashkinë e Durrësit, partia Socialiste me kandidate Emirjana Sako, po fiton bindshëm.
Në Bashkinë Durrës janë numëruar 335 kuti nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58 % të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 38,991 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8% të votave.
Ardian Muka i 'Shtëpisë së Lirisë' renditet i dytë me 38,991 vota, ose 23.6 % të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 8,029 ose rreth 12%. Partia Demokratike ka një rënie me gati 29% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke e bërë një disfatë shumë të dhimbshme këto zgjedhje në një bashki shumë të rëndësishme si Durrësi.
Kur procesi i numërimit është duke shkuar drejt fundit, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako, ka shpallur fitoren me anë të një postimi në Facebook.
'Falenderoj të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë për të vazhduar punën për transformimin e qytetit. Kjo fitore është një përgjegjësi e madhe që më jep privilegjin ti shërbej me përkushtim e pasion qytetit dhe të gjithë qytetarëve të Durrësit.'- shkruan Sako.
-
VIDEO
Inceneratorët, Komisioni hetimor del me 2 raporte përfundimtare! PD: 4 muaj hetime! U identifikua abuzimi me buxhetin e shtetit dhe pastrim parash
Ashtu si kurse pritej, Komisioni Hetimor ka dalë me 2 raporte lidhur me hetimet për inceneratorët. Ka qenë kryetarja e këtij Komisionit, deputetja demokratike, Jorida Tabaku e cila ka prezantuar raportin 120 faqësh të demokratëve, sipas së cilës në 4 muaj hetime, u vërtetua se abuzim me buxhetin e shtetit dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Partia Socialiste fiton edhe në Dibër, Rrahim Spahiu kryeson bindshëm! Me pak vota më shumë Berisha mund Bashën
Partia Socialiste ka fituar bashkinë e 4 në zgjedhjet e pjeshme vendore që u mbajtën me 6 Mars. Rrahim Spahiu, kandidat i Partisë Socialiste është zgjedhur kryetar bashkisë në Dibër, ku ka fituar bindshëm përballë tre rivalëve të tij në këto zgjedhje.
Spahiu ka marrrë 13995 vota, ose 61%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 4478 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 29% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 4437 vota, ose 19%. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 20%. Ndërsa kandidati i Partisë Lëvizja e Re- LRE, Dritan Torba ka fituar 99 vota, ose 0.43%. Dibra ishte qarku me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 6 marsit me 42.33%.
Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë, Rahim Spahiu, falenderoi dibranët për mbështetjet që i dhanë.
'Faleminderit të gjithë dibranëve që më dhanë mundësinë që të jem shërbëtori i të gjithë dibranëve. '- tha Spahiu.
Por kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë', Premtim Kryemadhi i cili u rendit i dyti, tha se kjo është një maskaradë elektorale e Partisë Socialiste.
'Përfundoi edhe një maskaradë elektorale. Kemi një proces ku ministra të qeverisë numërojnë vota. Drejtorë të ministrisë vijnë dhe numërojnë vota. Manja dhe Balluku kanë qenë të instaluar në dibër, megjithëse duhet të ishin në zyra dhe në punë. Gjithë arsenali i pushtetit u vu në dispozicion të kësaj fushate elektorale. Kemi një kandidat të PS-së që ka marrë 14 mijë vota dhe se kam parë të bëjë asnjuë prononcim publik. Megjithatë ai ka sot 14 mijë vota të qytetarëve dibranë, por ky nuk është vullneti i dibranëve.'- tha Kryemadhi.
-
VIDEO
Basha justifikon humbjen e 6-të radhazi në zgjedhje: S’kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore! Bandat dhe ‘non grata’ kërcënuan komisionerët e PD
Lulzim Basha ka justifikuar sërish, për të gjashtën herë radhazi humbjen në zgjedhje. Partia Demokratike e drejtuar prej tij nuk ka marrë asnjë Bashki në këto 6 mars, madje ai është mundur edhe nga rivali i tij kryesor, Sali Berisha, por këtë humbje Basha e ka justifikuar duke thënë se këto zgjedhje nuk ishin normale.
-
VIDEO
30% pjesëmarrja në votime, Basha: Votuan vetëm administrata! Qytetarët braktisën votimin
Lulzim Basha nuk ka ndërmend që të largohet nga drejtimi i PD-së, teksa ai ka prezantuar edhe 2 pikat kryesore që do të përqendrohet lufta e opozitës. Ai e justifikon humbjen e tij duke thënë se qytetarët e braktisën procesin zgjedhor.
"Reformë zgjedhore për qytetarët reflektimi i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre dhe këto zgjidhje do i kthejë në realitet. 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar që të shkojë të votojë, bandat janë përfshirë, u janë mohuar komisioerët, por zbehen përpara braktisjes së 6 marsit, se shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar dhe përgjegjës janë sulmet që i janë bërë PD, unë jam i vendosur dhe këtë e duan edhe demokratët që PD ta kthejë këtë situatë, 30% flet qartë, 70% e ka braktisur. Ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është kjo, bëni analizën në fillim, faktet janë kokëforta", tha Basha.
-
VIDEO
Humbi në të gjitha bashkitë, Basha: PD do t'u ofrojë njerëzve shpresën dhe platformën për të dalë vendi nga kriza
Kryetari i Partisë Demokratike, pavarësisht se nuk ka arritur që të fitojë asnjë bashki në zgjedhjet e 6 Marsit, u shpreh se PD do tu ofrojë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza, ndërsa justifikimin për humbjen e gjen tek mospjesmarrja në zgjedhje e votuesve.
'Nuk është koha për t'i ikur përgjegjësive. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale. Ne do të përshpejtojmë hapat që kemi nisur. PD ka vendosur që të mundësojë instrumenta ku edhe ata që nuk janë anëtarë të kenë mundësi të jenë anëtarë. Ne do u ofrojmë njerëzve shpresën, me një platfromë dhe një vizion për të nxjerrë vendin nga kriza. Ishte e vështirë kur kishim përballë Ramën, e jo me me faktorë të tjerë që duan të investojnë çdo gjë kundër interesit publik. Asgjë nuk na lëviz që të vazhdojmë të mbetemi një Parti pa kompromis. ajo që ka ndodhur dje kërkon një reflektim të thellë të PD-së dhe një refaormim të thellë të PD-së.'- tha Basha.
-
VIDEO
SHKODËR/ Bardh Spahia i Berishës drejt fitimit të bashkisë, mbi 1600 vota para kandidates së PS-së!
Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 180 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 15131 vota, 44.5%. E dyta Majlinda Angoni me 13,516 vota, ose 39.8%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 5.317 vota, gati 15.6% të votave. Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.
-
VIDEO
PS fiton bindshëm edhe në Rrogozhinë, Veliaj: Fitoi filozofia jonë, e punës dhe jo e sherrit
Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe në Rrogozhinë, ku kandidati Edison Memolla mori 5348 vota, duke lënë kështu pas me një diferencë të thellë, kandidatin e Partisë Demokratike dhe kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime
-
VIDEO
LUSHNJE/ PS rrëmben Lushnjen! Tjetër shuplakë për Bashën, mundet nga koalicioni Berisha-Meta
Partia Socialiste ka rrëmbyer një tjetër Bashki. Ajo ka dalë fituese në Lushnje, ku kandidatja Eriselda Sefa ka marrë 21.476 vota dhe që PS ka pësuar një rritje me 5.61% krahasuar me 2021. PD-ja e Lulzim Bashës ka pësuar një tjetër humbje të thellë duke dalë i treti. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota.
-
VIDEO
Basha takim me mësuesit për 7 marsin, asnjë fjalë për humbjen në 6 bashkitë
Lulzim Basha ka pësuar një humbje historike në këto zgjedhje, teksa ai ka zgjedhur që të hesht për këtë rezultat, por të zhvillojë një takim me mësuesit me rastin e 7 marsit, sikur asgjë nuk ka ndodhur.