-
VIDEO
DURRËS/ Numërohen 164 kuti në Durrës, Sako e PS bindshëm drejt fitores me mbi 58%! PD rënie 27.5% krahasuar me 2021, PS rritet! kandidati i Berishës i dyti
Në Bashkinë Durrës janë numëruar 164 kuti nga 337 qendra votimi gjithsej. Emirjana Sako e Partisë Socialiste kryeson bindshëm me 58% të votave gjithsej. Ajo ka marrë deri tani 18.822 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8%. të votave.
Ardian Muka i 'Shtëpisë së Lirisë' renditet i dytë me 9171 vota, ose 28% të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%.
Partia Demokratike ka një rënie me gati 27.6% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, duke e bërë një disfatë shumë të dhimbshme këto zgjedhje në një bashki shumë të rëndësishme si Durrësi.
-
VIDEO
VORË/ Votimi dhe numërimi elektronik në Vorë, PS merr bashkinë e parë (+15.8%)! Koalicioni Berisha-Meta merr 4-fishin e votave krahasuar me Bashën
PS ka fituar bashkinë e parë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Në bashkinë Vorë votimi dhe numërimi ishte elektronik, ku rezultati përfundimtar u dha shumë shpejt.
Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherën të Partisë Socialiste me 7530 vota, i cili kishte një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ajo që vihet re është se dhe koalicioni Berisha-Meta marrin 4-fishin e votave krahasuar me Bashën.
Shqiptarja.com sjell në kohë reale jo vetëm rezultatin por edhe krahasimin me zgjedhjet e 25 prillit, ku në 2022 PS ka marrë 69.38 % të votave duke pësuar një rritje me 15.83 % me një vite më parë në zgjedhjet e 25 prillit që mori 53.85 % të votave. Ndërkohë që PD ka pësuar ulje prej 29.96 %. Ndërsa koalicioni Berisha-Meta ka pësuar rritje me 18.23 % krahasuar me një vit me parë, edhe pse duhet theksuar se në zgjedhjet e 25 prillit LSI doli e vetme.
Pjesëmarrja në bashkinë Vorë ishte 11 096 votues, ku Blerim Shera i PS mori 7530, Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2589 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 687 vota. 290 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat. Procesi i numërimit ende nuk ka nisur për bashkitë e tjera.
Procesi i votimit në Vorë u zhvillua me problematika ku në 22 qendra votimi nisi pa kryetar komisionesh nga PD. Ata u përjashtuan për shkak se nuk ishin nga Vora. Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi theksoi në një deklaratë se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por shtoi se është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet. Nga ana tjetër PD bëri kallëzim penal për 5 anëtarët në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke i akuzuar se kanë minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.
-
VIDEO
LUSHNJE/ Numërohen 129 kuti nga 157! Eriselda Sefa e PS drejt fitores, kandidati i Berishës i dyti! PD e Bashës bie 27% krahasuar me 1 vit më parë
Lushnja ka hapur 129 kuti votimi nga 157 gjithsej dhe Eriselda Sefa po shkon drejt zgjedhjes si kryetarja e re e Bashkisë së për 1 mandat 1-vjeçar, me 58% të votave, për t'u ndjekur nga koalicioni 'Shtëpia e Lirisë' dhe i fundit Lulzim Basha.
16.782 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' me 9210 vota ose 26% dhe me vetëm 3183 vota ose vetëm 11% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.
Partia Socialiste ka një rritje me 6% krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, ndërkohë që thuajse 3 herë ka rënë Partia Demokratike e Lulzim Bashës, 27% më pak vota se viti i kaluar.
Procesi i numërimit mendohet që të vijojë pa ndërprerje për të shpallur sa më shpejt rezultatin. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.
-
VIDEO
RROGOZHINË/ Mbyllet numërimi, Edison Memolla i PS kryebashkiaku i ri! PD bie 14% krahasuar me 2021, por e vetmja bashki ku Basha mund Berishën
Në Bashkinë e Rrogozhinës është mbyllur. Janë numëruar të gjitha kutitë e votimit dhe Edison Memolla i Partisë Socialiste tashmë edhe zyrtarisht do të jetë kryetari i ri i Bashkisë.
Memolla ka marrë besimin e 5401 qytetarëve të Rrogozhinës, ose 60.3% duke siguruar një fitore bindësi.
Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i 'Shtëpisë së Lirisë' së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.
Krahasuar me një vit më parë me zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja ka pësuar një humbje me 14%.3. Nga ana tjetër, PS ka pësuar një rritje me gati 10%. Nga ana tjetër bashkimi i LSI-së me Sali Berishën i ka sjellë asaj një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara me rreth 12%.
-
VIDEO
DIBËR/ Edhe në Dibër PS po kristalizon fitoren, PD rënie me mbi 31% krahasuar me 2021! Kryeson rritje me gati 21%
Në Dibër vijon procesi i numërimit dhe ka dalë rezultati i 38 kutive nga 101 gjithsej. Tashmë mund të themi se kandidati i Partisë Socialiste do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë Dibër pas me më shumë se 35% të kutive të numëruara ai kryeson bindshëm me 6230 vota ose 64%. I dyti është kandidati i Berishës me 19.4% ose 1986 vota. Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021 PD e treta me kandidatin e saj Luan Haka që ka marrë 1581 vota. Partia Socialiste ka shënuar një rritje me mbi 21%.
-
VIDEO
Pa nisur numërimi, Basha lë selinë blu pak para mesnate! Report Tv sjell videon
Kryedemokrati Lulzim Basha ka lënë selinë rreth orës 23:30. Report Tv sjell videon nga momenti kur ai është larguar nga zyra e tij, i vetëm, teksa refuzoi që të jepte një prononcim për gazetarin Freard Rista.
-
VIDEO
Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në Lushnje, pritet të nis procesi i numërimit
Në bashkinë Lushnje të gjitha kutitë e votimit tashmë kanë mbërritur në KZAZ nr.54 dhe 55 ndërsa pritet që të nis dhe procesi i numërimit.
Numëruesit e PD dhe të koalicionit Berisha-Meta kanë sjellë dokumentacionin përkatës për numëruesit e tyre, ndërsa PD ende nuk i ka dorëzuar. Procesi i numërimit mendohet që të vijojë pa ndërprerje për të shpallur sa më shpejt rezultatin. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.
-
VIDEO
Dorëzohen kutitë e votimit në Dibër, mbetet vetëm Lura
Në Dibër nuk ka nisur ende procesi i numërimit. Deri më tani, kanë mbërritur të materialet e votimit në 100 qendra votimi, teksa pritet të vijnë vetëm nga Lura.
Më herët, procesi i votimit ka hasur probleme për shkak se në 18 qendra votimi ka pasur mungesë energjie. Mirëpo pavarësisht mungesës së energjisë elektrike, procesi i votimit në këto qendra votimi nisi në orën 07:00 , ku pjesëmarrja e votimit në këtë qark ka qenë 43.35 %.
-
VIDEO
Dorëzohen materialet në Rrogozhinë, numërimi nis në 23.00
Në bashkinë Rrogozhinë janë dorëzuar të gjitha kutitë, përfshirë edhe me Qendrën e Votimit të burgut. Ndërsa procesi i numërimit do të nis në 23.00. Procesi i votimit ishte i rregullt dhe pa incidente, ndërsa pjesëmarrja ishte 30.92 %
-
VIDEO
Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në Durrës, procesi i numërimit nis në mesnatë
Në Bashkinë Durrës janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, ndërsa procesi i numërimit do të kryhet në 4 KZAZ. Procesi i numërimit pritet të nis në orën 00.00. Pjesëmarrja ka qenë 26.27 %, mjaft e ulët për një bashki kaq të madhe. Në këtë bashki ka pasur disa tensione, ku një komisioner i PD në një qendër votimi në Durrës është qëlluar një militant i 'Shtëpisë së Lirisë' të Sali Berishës.
-
VIDEO
Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në Lushnje, në orën 23.00 pritet të nis procesi i numërimit.
Në bashkinë Lushnje të gjitha kutitë e votimit tashmë kanë mbërritur në KZAZ nr.54 dhe 55 ndërsa pritet që në orën 23.00 të nis dhe procesi i numërimit.
Numëruesit e PD dhe të koalicionit Berisha-Meta kanë sjellë dokumentacionin përkatës për numëruesit e tyre, ndërsa PD ende nuk i ka dorëzuar. Procesi i numërimit mendohet që të vijojë pa ndërprerje për të shpallur sa më shpejt rezultatin. Pjesëmarrja në votime në këtë bashki ishte 35.96 %.
-
VIDEO
PS fiton Bashkinë e Vorës, Veliaj: Rezultat i jashtëzakonshëm, morëm dyfishin e votave të dy kandidatëve të tjerë bashkë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar Blerim Sherën për fitoren në Bashkinë e Vorës, me një diferencë të thellë, gati dyfishin e votave e dy kandidatëve të djathtë. Veliaj tha se kundërshtarët e PS nuk janë armiq.