-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki, Salianji: PD gati për të fituar! Demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja'
Ndalur te Sali Berisha, Salianji tha se demokratët nuk duhet të gënjehen nga 'Foltorja', ndërsa për hyrjen e ish-kryeministrit dhe mbështetësve të tij në zgjedhje, ai u shpreh se nuk mund të regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë.
-
VIDEO
Situata në PD dhe zgjedhjet e pjesshme lokale, anëtari i Këshillit Kombëtar: Fitojmë 4 nga 6 bashki, jemi në rrugën e duhur! Studiuesi: Berisha e 'shkundi' partinë
Pavarësisht përçarjes në PD, për anëtarin e Këshillit Kombëtar Olsi Karapici, situata po tenton drejt më të mirës dhe se nga 6 bashki, ata pretendojnë të fitojnë në 4. Në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj , ai përmendi bashkinë e Shkodrës, Lushnjës, Rrogozhinës dhe Vorës si të sigurta.
-
VIDEO
PS-PD ‘përplasje’ për afatet, Felaj: Opozita varrosi Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, e përdorën politikisht! Shmangu ballafaqimin me dëshmitarët
Opozita dhe maxhoranca nuk kanë rënë dakord për zgjatjen e afatit të punimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Zëvendëskryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj thotë për Report Tv se opozita me qëndrimet e saj varrosi Komisionin Hetimor, për shkak se nuk u tregua e gatshme që brenda afatit kohor të punimeve të zbriste në terren për të hetuar inceneratorët, por edhe për të thirrur dëshmitarët.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Deputetët e ‘Foltores’ futën makina luksoze pa doganë! Benza të tipit të fundit dhe Range Rover, emrat nga Këlliçi, Noka tek Spaho dhe Paloka
Deputetët e grupit të Berishës sapo morën mandatet shfrytëzuan privilegjet duke sjellë makina luksoze nga Kanadaja, Gjermania dhe Zvicra pa paguar detyrimet doganore, paguanin kredi si të pastrehë dhe nga ana tjetër futën automjete të shtrenjta.
-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit propozon disa nga emrat e kandidatëve për Lushnjën
Komisioni i Rithemelimit ka propozuar disa nga emrat që do të kandidojnë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 6 mars në Bashkinë e Lushnjës.
-
VIDEO
Dështon protesta e mbështetësve të Berishës, Basha takim me demokratët në Kurbin: Ata që duan të përçajnë PD, u themi ndal ose jashtë
I prerë u tregua kryedemokrati Lulzim Basha nga Kurbini me mbështetësit e Sali Berishës, teksa tha se ata që duan të përçajnë PD ka dy rrugë, ose të ndalojnë ose do të nxirren jashtë.
Protesta e paralajmëruar nga mbështetësit e Sali Berishës për të penguar takimin e Bashës me demokratët dështoi, ndërsa Basha tha se ata janë vetëm një grusht njerëzish që iu kanë bërë llogaritë për xhepat e tyre. Edhe njëherë ai i bëri ftesë mbështetësve të Berishës, 'atyre që i kanë thirrur arsyes' që t'i bashkohen PD-së.
-
VIDEO
Kërkesa e Erdogan për FETO-n, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Presidentit dhe Turqisë, pasi mes vëllezërve s'ka borxhe
"Nuk i kemi asnjë borxh Erdoganit pasi mes vëllezërve s'ka borxhe". Kjo ka qenë përgjigja e Kryeministrit Rama i pyetur nëse do t'i plotësojë kërkesën Presidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama i mbyll derën Valdrin Pjetrit: PS nuk i jep askujt shanse të dyta
Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën për kandidatë të gjithë atyre së janë larguar si pasojë e dekriminalizimit. Kreu i qeverisë tha se PS nuk i jep asnjë shans askujt që ka gënjyer
-
VIDEO
Pasi e shpalli datën në një emision televiziv, Meta nxjerr zyrtarisht dekretin! Më 6 mars zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki
Më datën 6 mars qytetarët shqiptarët rezidentë në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e tyre të bashkive, pozicione vakante për arsye të ndryshme. Data u shpall një natë më parë nga presidenti Ilir Meta në një emision televiziv, ndërsa sot zyrtarisht ka firmosur dekretin për caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar në këto bashki.
‘Të dashur qytetarë, Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë!’- shkruan Meta.
-
VIDEO
Dekretoi 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme, Meta: Të rehabilitohet institucioni i votës së lirë! Vendimi për shkarkimin tim farsë dhe jashtë të gjitha afateve kushtetuese
Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një moment i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë. Meta tha se do të dëshironte që në të gjitha bashkitë e vendit të zhvilloheshin zgjedhje, por këtë nuk e lejoi Gjykata Kushtetuese
-
VIDEO
Tabaku: Mazhoranca, dhunë kartonësh! Vijojmë denoncimet
Palët në Komisioni Hetimor për Inceneratorët debatuan ashpër dje për afatin kohor se deri kur duhet të zgjasë puna në këtë komision me Partinë Demokratike që pretendon mbledhjen e fundit 24 shkurtin ndërkohë që PS thotë se janë edhe 8 ditë.
-
VIDEO
Aleatët e PD mes Bashës dhe Berishës, edhe PD zyrtare i fton në koalicion për zgjedhjet e 6 marsit
TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje të 6 marsit, në bashkitë që nuk kanë një kryetar, do duhet të zgjedhin mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ndonëse nuk ka një ftesë zyrtare nga ana e kryedemokratit, sinjalet e para sot i dha nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku.
"Ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para 25 prillit, dhe përzgjedhja e kandidatëve është bërë si për nivel qendror edhe lokal, janë prezantuar kandidatura që përbënin një grup njerëzish për t'u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme qendrore e lokale, iu nënshtruan një vetting nga një komision që i certifikoi ato, PD në këto zgjedhje do prezantohet me kandidatët më mirë të mundshëm me integritetin më të lartë, kandidatët do të shpallen shumë shpejt, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ dhe PD është e angazhuar që të krijojmë një aleancë me të gjitha partitë e aleatëve të koalicionit opozitar dhe një aleancë me qytetarët, bazuar ndryshimet në statut për të përfshirë shoqërinë civile, individët pa parti për të bërë një ballë opozitar, PD do përfaqësojë vullnetin e atyre që na votuan", tha Jorida Tabaku.