-
VIDEO
Ish ministri i tij i kujton Berishës rënien e Gorbaçov: Kambana bie për ata që kanë vesh
Ish-ministri i Bujqësisë,në kohën e Sali Berishës, Rexhep Uka i ka përcjellë një mesazh ish-kryeministrit, nga Kuvendi Kombëtar i PD. Në fjalën e tij, Uka i ka kujtuar Berishës kohën kur Mihail Gorbaçov tentoi të bëjë një epokë të dytë në Rusi, por dështoi, pasi sipas tij, nga 70 milionë votues që kishte në fillim, mori vetëm 0.2%.
-
VIDEO
Basha: Luftojmë korrupsionin brenda radhëve tona! Boll më, faji personal i atyre që shkelin ligjin e abuzojnë me pushtetin
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka shpallur sot 'luftë' edhe korrupsionit brenda partisë që ai drejton. Ai tha se PD do të ndahet nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë. Për Bashën, ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë fajtorë dhe faji i tyre është personal e nuk mund të ndahet!
-
VIDEO
Flutura Açka: Vetëm se kam thënë të vërtetën kundër Berishës, më kanë fyer edhe kërcënuar
Deputetja demokrate, Flutura Açka, në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar ka konsideruar dy shembje të thella për Partinë Demokratike efektet e zgjedhje në 25 prill dhe shpalljen “non grata” të Berishës. Açka u shpreh se vetëm ngaqë ka thënë të vërtetën kundër Berishës, e kanë fyer dhe kërcënuar.
-
VIDEO
Referendumi i Berishës, në Delvinë po votohet te kinoteatri, bashkia tenton t'i nxjerrë jashtë! Organizatorët: Kemi paguar lekët
Në votimet e referendumit të Partisë Demokratike në Delvinë, referendum i thirrur nga Sali Berisha po votohet në ambientet e kinoteatrit. Policia bashkiake kërkon që dali komisioni i votimit të lirojë ambientet.
Ndërkohë që përfaqësues të organizatorëve të referendumit shprehen se kanë bërë kërkesën në bashki dhe ata e kanë miratuar.
-
VIDEO
Vendimet/ Kuvendi Kombëtar i PD: Mbledhja e Berishës më 11 dhjetor nul, organizatë anti amerikane si ajo e Enver Hoxhës
Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar sot vendimin anti-Berisha, për përjashtimin nga të gjitha funksionet drejtuese në parti për personat e shpallur 'non grata' nga SHBA. Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD. Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, që dënonte lëvizjen e Berishës duke e quajtur anti-amerikane. Edhe Kuvendi Kombëtar e konsideron nul Kuvendin e Berishës, dhe për to nuk ka asnjë vlerë politike, ndërsa shtohet se ai ka vepruar si Enver Hoxha, ku ka themeluar një organizatë anti-amerikane, nga e cila distanohen me forcë. Po ashtu, Këshilli Kombëtar ‘mandaton’ Lulzim Bashën të mbroje me forcë vlerat e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Kuvendi i PD, konfirmohen 5004 delegatë, tejkalohet Berisha! Jemin Gjana: Nesër bëjmë publik çdo emër
5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD janë të pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve sot. Lajmin e bëri të ditur, Jemin Gjana i cili tha se nesër bëhet publik çdo emër.
"Të dhënat që kam këtu konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e PD në mbledhjen e ditës së djeshme vendosi që të krijohet një komision për regjistrimin e delegatëve dhe të gjithë vendimmarrjen e këtij Kuvendi. 7646 anëtarë nga të cilët janë të pranishëm në Kuvendin e datës 148 dhjetor 5004 delegatë", tha Gjana.
-
VIDEO
Basha mesazh edhe Metës dhe Ramës: Do ta shkërmoqim 'Trekëndëshin e Bermudës”
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD, Lulzim Basha pati një mesazh për Ilir Metën dhe Edi Ramën, që bashkë me Berishën ai i quan 'Trekëndëshi i Bermudeve'
"I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëatrëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen. Demokratët, ashtu si shumica dërmuese e popullti shqiptar, e duan dhe presin një rol edhe më aktiv të SHBA e partnerëve europianë kundër korrupsionit, që është plaga më e madhe sot për vendin. Demokratët nuk janë e nuk mund të jenë të ndarë “sovranistët kundër SHBA ” në një anë dhe “proamerikanë kundër sovranistëve” në anën tjetër. Të gjithë jemi sovranë e atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro-atlantike. Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar, Partia Demokratike është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Që shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton", tha Basha.
-
VIDEO
Basha e pranon: Më falni që në 8 vite lejova dualizmin e Berishës, sot partia ka vetëm 1 kryetar
Lulzim Basha ka pranuar se në 8 vite pozicioni i tij në krye të Partisë Demokratike ka qënë 'në mëdyshje' për shkak të dualizmit dhe protagonizmit të Sali Berishës. Ai për këtë kërkoi fjale.
"Por mendësitë komuniste janë një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetren drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë. Ndaj edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së. Dualizmit në përceptim dhe dualizmit real, kur ish kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin e tij. Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë.
-
VIDEO
Basha: Berisha betejën nuk e ka me mua, por me SHBA! E trajton PD si pronë private, unë jam pengesa që ai ta kthejë partinë në bunker antiamerikan
Lulzim Basha nuk i ka kursyer akuzat ndaj ish-kreut të PD, ku tha se ai e trajton këtë forcë politike si pronë private. Në fjalë e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Basha tha se Berisha betejën nuk e ka me të, por me SHBA. Sipas Bashës, ai është pengesa që Berisha ta kthejë partinë në bunker antiamerikan.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës? Basha: Drama që ra mbi Berishën s'mund të ishte drama e demokratëve
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e mori vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për të mos e bërë dramën e tij, dramë të demokratëve.
"Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim të demokracisë, ne jemi përballur me një fushatë të pashembullt, të pa principtë. Jemi përballur me një fushatë në kufijtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh për ta detyrur PD të hyjë në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të Sali Berishës. Më takonte mua të merrja mbi vete peshën e atij vendimi, të kthesha në rrufepritëse të akuzave që vërshuan dhe vërshojnë si lum, më takonte mua të lidhesha pas direkëve e të mbyllja veshët me dyll, që të mos dëgjoja këngën e sirenave, që sot janë një orkestër e madhe e mirëpaguar, e dirigjuar për të më denigruar mua dhe ekipin tim, e cila kishte vetëm një funksion, shmangien e të vërtetës.
-
VIDEO
Basha e thotë për herë të parë, paralajmëron përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të parë ka paralajmëruar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Në fjalën e tij në Kuvend Basha tha se ai po kërcënon SHBA-të.
"Ne do të lëmë jashtë radhëve atyre që kërcënojnë SHBA për interesat e tyre personale", tha sot Basha.
-
VIDEO
'Si do jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër', Basha: Do jemi partia më e pastër! S'do lejojmë në radhët tona e ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë
Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se PD do të jetë partia më e pastër shqiptare dhe se nuk do të lejohen në radhët e kësaj partie apo në ekipet drejtuese, njerëz që turpërojnë shoqërinë.
"Thelbi i asaj që do të zgjedhim sot do të jetë përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. Ne jemi partia demokratike e Shqipërisë, 31 vite me sukseset dhe dëmtimet tona, në qeveri dhe opozitë, ne jemi ata që kemi përcaktuar shkëputjen nga diktatura dhe kemi çarë rrugën e Shqipërisë drejt vlerave të perëndimit. Siç do të jetë PD sot, do të jetë edhe Shqipëria nesër. Ky është një akt i guximshëm pasi do na duhet të provojmë sot se çafër do Shqipëria dh ene do jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërjen e saj duke mos lejuar në radhët tona dhe ekipet drejtuese njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Nuk do lejojmë në struktura drejtues të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme shqiptare, njerëz të regjimit të Enver Hoxhës, njerëz që kanë qenë pjesë e atij regjimi. Nuk do lejojmë njerëz të inkriminuar gjatë këtyre 30 viteve për krime ekonomi,e ndaj njerëzve apo përfshirje në organizata kriminale. Nuk do lejojmë në strukturat drejtues njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, populizma që synojnë detsabilizmin e Rajonit. PD duhet të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë me sytë e mendjen drejt perëndimit. Nuk do lejojmë në PD njerëz me prirje antidemokratike që cenojnë votën, kjo do jetë garanci për një Shqipëri të lirë që di të zgjedhë. Nuk do lejojmë elementë nga bota e errët të lidhjeve të politikës me biznesin, e lidhjeve të botës së krimit me politikën", tha Basha.