-
VIDEO
Basha merr fjalën në Kuvend: Koha t'i themi disa të vërteta që më parë vetëm i kemi belbëzuar
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka marrë fjalën në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ai është shprehur se se është koha e disa të vërtetave të mëdha që nuk janë thënë deri tani.
"E nis më një falënderim nga zemra për 3 parafolësit, 2 dhjetoristët dhe themeluesin. Ky është organizimi i madh i Kuvendit Kombëtar të demokratëve. Shpreh kënaqësinë nga zemra, tek ju shoh të gjithëve bashkë në një ditë kur kemi shumë për të bërë.
-
VIDEO
Vokshi: Deri më tani kanë votuar 11.600 anëtarë! Rama dhe Basha kanë tentuar të pengojnë referendumin
Kryetarja e Komisionit për drejtimin e punimeve të referendumit, Albana Vokshi ka thënë se deri më tani kanë votuar 11.600 anëtarë. Ndërkohë ajo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha se janë përpjekur të pengojnë referendumin, duke iu referuar edhe rastit të Cakranit. Sipas saj, anëtarët që nuk e kanë pasur emrin në lista nuk janë lejuar të votojnë.
-
VIDEO
Miratohet Komisioni për drejtimin e Kuvendit Kombëtar të PD, kryetar Jemin Gjana
Delegatët në Kuvendin Kombëtar të PD-së kanë miratuar komisionin për drejtimin e punimeve të Kuvendit. Kryetar i këtij komisioni është Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.
-
VIDEO
Kuvendi i PD, flet ish-studenti i dhjetorit: Berisha po na kthen kultin e individit, detyra jonë ta ndalim
'Sali Berisha po rikthen në vend kultin e individit dhe kemi detyrë ta ndalojmë'. Ky është mesazhi i studentit të dhjetori 1990 Ilir Dizdari në fjalën e tij në Kuvendin e PD-së.
"Ilir Dizdari, student i dhjetorit 90 dhe i shkurtit 91. Të nderuar demokrate dhe demokratë. Na janë shfaqur me metoda pseudo demokrate dhe janë bërë problem për shqiptarët. Çfarë kërkuam ne në vitin 1990? Është koha për ti ritheksuar.
-
VIDEO
Pjesëmarrje e lartë në Kuvendin Kombëtar të PD! Demokratët mbushin plot sallën e Pallatit të Kongreseve, qindra prej tyre edhe në holl
Me mijëra demokratë i janë bashkuar sot thirrjes së Lulzim Bashës për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Salla e Pallatit të kongreseve është mbushur plot, ku ka edhe persona që qëndrojnë në këmbë, ndërsa qindra prej tyre janë edhe jashtë në hollin pritës.
-
VIDEO
Kuvendi Kombëtar i PD, Basha mbërrin në Pallatin e Kongreseve, pritet me entuziazëm nga demokratët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e Kuvendit Kombëtar të PD. Kryedemokrati u prit me entuziazëm nga demokratët, të cilët kanë mbushur ambientet e Pallatit ët Kongreseve. Basha përshëndeti me dy gishtat lart, ndërsa nuk bëri asnjë koment për mediat.
-
VIDEO
Ina Zhupa për Report Tv: 'Referendumi i kafeneve' nuk mund të marrë vendime! Më qindra delegatë që nuk priteshin kanë ardhur këtu
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa e ka mjaft të qartë atë që po ndodh sot në të gjithë Shqipërinë. Sipas saj 'referendumi i kafeneve' nuk mund të marrin vendime të vlefshme.
"Demokratë që nuk kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen kanë ardhur sot këtu. E kanë parë spektaklin në 'Air Albania'. Ai proces që po ndodh në kafenetë e Shqipërisë nuk prodhon vendime. Unë i bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu, nëse janë delegatë të marrin kartën, të thonë mendimet e tyre qoftë kundër Lulzim Bashës apo kundër meje. Më vjen keq që demokratët po përdoren si 'mish për top' për interesa personale", tha Zhupa në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku.
-
VIDEO
Delegatët e PD nga e gjithë Shqipëria vijnë në Pallatin e Kongreseve me parullën: Zgjedhin të ardhmen
Me parulla 'zgjedhim të ardhmen', delegatë të PD nga e gjithë Shqipëria kanë ardhur sot në Pallatin e Kongreseve, për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar. Pjesëmarrja është mjaft e lartë, teksa pritet që të gjithë delegatët të futen brenda Pallatit të Kongreseve për të nisur punimet e Kuvendit.
-
VIDEO
Kadilli në Kuvendin Kombëtar të PD: I bëj thirrje demokratëve që të kapërcejnë Berishën e Bashën dhe të shohin të ardhmen
Fatbardh Kadilli është i pranishëm sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ndërsa u shpreh për Report TV se vjen për t'i përcjellë një mesazh demokratëve: 'kapërceni Berishën e Bashën dhe shihni të ardhmen'. Sipas Kadillit, duhet ndërtuar një parti moderne e perëndimore që shkon përtej kryetarit.
-
VIDEO
Në Çakran votimi brenda në Njësinë Vendore, policia bashkiake e mbyll! Baçi: Vetë na lejuan, morën urdhër nga Subashi
Procesi i votimit në Çakran të Fierit është pezulluar pasi po votohej në zyrat e Njësisë Vendore. Deputeti demokrat, Luan Baçi thotë se policia Bashkiake e Fierit ka ardhur dhe i ka nxjerr me dhunë komisionerët sëbashku me kutitë e votimit me urdhër të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. Sipas tij, ditën e djeshme është rënë dakord që votimi të kryhej në zyrat e njësisë vendore, por sot policia i ka nxjerr jashtë, Baçi shtoi se po punohet për të gjetur një tjetër ambient.
-
VIDEO
Demokrati i Lezhës: Sali Berisha si Skënderbeu, po bën 'Besëlidhjen' e dytë! Tani SHBA s'e do, por do e dojë qeveria tjetër
Në Lezhë po votohet për referendumin e thirrur nga Berisha. Në prononcime për mediat disa prej mbështetësve të ish-Kryeministrit shprehin mbresat e tyre.
“Është shpallur 'non grata' nga një qeveri në Amerikë, nesër pasnesër vjen qeveria që e do. Pres pjesëmarrje masive për shkarkimin e Bashës. Ajo duhet larguar se ka krijuar përçarje në PD. Me zgjedhjen e një kryetari të ri do të jetë më e bashkuar dhe e fortë. Votova për doktor Berishën.
-
VIDEO
Referendumi i Berishës, në njërën anë pihet kafe e raki, në anën tjetër votohet për shkarkimin e Bashës
Nëpër lokale, në rrugë e jashtë dyerve të selisë së PD në rrethe, këto janë vendet ku sot po votohet në referendumin e iniciuar nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. E sikurse mund të shihet edhe në video e regjistruar në një lokalë në Tiranë 'qendër votimi' për referendumin, qytetarët nuk e kanë prishur terezinë, teksa konsumojnë të qetë kafen e tyre, ndërsa mbështetësit e Berishës votojnë në anën tjetër për shkarkimin e Bashës.