-
VIDEO
Anëtari i PD në Kamëz gris teserën e partisë: Është me emrin e Lulzim Bashës, nuk e njoh si anëtar
Një anëtar i PD-së në Kamëz, ka grisur teserën e partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar. Pasi votoi në referendumin për shkarkimin e Bashës, ai tha se e grisi teserën pasi është me emrin e Bashës që nuk e njeh si kryetar.
-
VIDEO
E shtunë vendimtare për PD! Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar, pritet të votohen ndryshime statutore
Kjo e shtunë pritet të jetë vendimtare për dy kampet kundërshtare brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë kryedemokrati Lulzim Basha mbledh sot delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha zhvillon referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës.
-
VIDEO
Kryetari i degës merr çelësin e zyrës së PD, në Sarandë votohet përpara derës për shkarkimin e Bashës! Edhe në Divjakë s'lejohen në seli, votohet te Pallati i Kulturës
Votimi ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe, ku deri më tani situata paraqitet e qetë. Në Sarandë, votimi ishte parashikuar të kryhej në degën e PD, por dera e zyrës është e kyçur dhe për pasojë votimi po kryhet jashtë. Po ashtu edhe në Divjakë procesi i votimit nuk është lejuar të kryhet në selinë e PD dhe për pasojë, votimi do të kryhet në Pallatin e Kulturës.
-
VIDEO
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Ristani nga Korça: Njerëzit në komision i njohin demokratët, ejani votoni edhe nëse ju kanë marrë kartat e anëtarësisë
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani nga Korça ku do të jetë nesër i deleguari i komisionit të Rithemelimit për të ndjekur atë që grupi i Sali Berishës e quan referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës, u bëri thirrje anëtarëve që të shkojnë dhe të votojnë. Ristani tha se është problem që një pjesë të anëtarëve i janë marrë kartat, por ato mund të shkojnë pasi komisionerët i njohin demokratët.
-
VIDEO
Luan Baçi në ‘Pa Protokoll’: Basha nuk ka kuorum për Kuvendin, edhe në korrik nuk e kishte, gënjyem të gjithë bashkë me mua
Pak orë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, por deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë në Report Tv se kryedemokrati nuk e ka plotësuar kuorumin e nevojshëm. Baçi u shpreh se Basha nuk e kishte kuorumin as në kuvendin e 17 korrikut, pasi morën pjesë 1700 delegatë nga 3801 që duhet të ishin të pranishëm për të aprovuar ndryshimet në statut.
-
VIDEO
Zbardhen diskutimet në kryesinë e PD-së: Në struktura mos të ketë individë 'non grata'! Çupi: Ta themi qartë e shqip, kjo është për Sali Berishën
Burime për Report Tv nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, bëjnë me dije se Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë 'non grata'.
Momentalisht po diskutohet nëse këto ndryshime do të vendosen në statut ose jo.
-
VIDEO
Fluksi i tretë në PD, as Basha, as Berisha
-
VIDEO
Kryesia e PD-së vendos ngritjen e Komisionit të Përhershëm Statutor, ja kush janë 6 anëtarët
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur ngritjen e Komisionit të Përhershëm Staturor i cili përbëhet nga 6 anëtarë. Anëtarë të Komisionit Statuor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çolllaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.
-
VIDEO
Nesër referendumi i Berishës, këshilltari ligjor në PD: Është nul, nuk do i njihet asnjë vendim! Statutin e dërguam 5 muaj me vonesë për shkak të përplasjeve brenda partisë
Ditën e nesërme Sali Berisha do të zhvillojë aksionin e tij për shkarkimin e Bashës, ku pritet votimi i anëtarëve të degëve të PD-së do të votojnë, por sipas këshilltarit të grupit parlamentar të PD-së, Marash Logut ky referendum është nul pasi statuti i PD-së nuk e njeh referendumin si një organizëm vendimmarrjeje.
-
VIDEO
Propozimi i Bozdos: Nuk kishte nevojë për dy kuvende, mjaftonte një referendum për krizën në PD
Për Enno Bozdon kriza e lidershipit të PD-së dhe mungesa e opozitarizmit kundrejt mazhorancës është një emergjencë që duhet zgjidhur sa më parë. Për ‘Kontrast’ në Report TV ai tha se edhe organizimi i dy kuvendeve është i tepërt për aq kohë sa palët mund ta zgjidhnin bashkërisht përmes një referendumi.
-
VIDEO
Nesër referendumi për shkarkimin e Bashës, dega e PD në Elbasan hap dyert, mbërrin baza materiale
Teksa pritet që ditën e nesërme në të gjitha degët e PD, Berisha dhe grupi i tij të zhvillojnë referendumin për shkarkimin e Bashës, edhe në degën e Elbasanit duket se është gjithçka gati. Dera e Partisë Demokratike është hapur, baza materiale për referendumin ka mbërritur ndërsa nesër pritet një proces normal për të votuar shkarkimin e kryedemokratit. Votimi është thënë se do të kryhet brenda ambienteve të degës së PD në këtë qytet dhe tashmë dyert janë të hapura pasi një ditë më parë u ndërruan bravat.
-
VIDEO
Enno Bozdo në Report Tv: Kuvendi i 11 Dhjetori shterues, por duhet një lidership përtej Berishës dhe Bashës
Për Enno Bozdon, Partia Demokratike ka nevojë për një brez të tretë në krye të saj që e tejkalon Berishën apo Bashën. Deklarata u bë në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV ku Bozdo tha se treguesi kryesor që demokratët duan ndryshim është edhe pjesëmarrja e madhe te Kuvendi i Berishës.