-
VIDEO
Pak minuta para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD, nis grumbullimi i demokratëve në Pallatin e Kongreseve
Pak minuta para se Kuvendi Kombëtar i PD-së të nisë punimet, në Pallatin e Kongreseve ka nisur edhe grumbullimi i demokratëve. Bashës i janë bashkuar shumica e kryesisë së PD-së, grupit parlamentar dhe Këshillit Kombëtar, ndërsa në mbledhjen e sotme të Kuvendit pritet të miratohen disa ndryshime të rëndësishme statutore.
-
VIDEO
Referendumi/ Berisha voton te bar 'Amerika': Ditë historike, mesazh për forcat konservatore! Të hënën në orën 16 protestë, mblidhemi para selisë së PD
I pyetur nëse është provokim fakti që ai voton te 'bar Amerika', në një kohë kur është shpallur 'non grata' nga SHBA, Berisha u shpreh se në fakt kjo përçon mesazhe për konservatorët në Europë dhe SHBA se anëtarësia po shpreh vullnetin e saj të lirë.
-
VIDEO
Sot në referendum, Berisha përcakton datën dhe orën e protestës së ardhshme: Do të mblidhen demokratët
Ish-Kryeministri, Sali Berisha nga shtëpia e tij njoftoi për mediat se të hënën në orën 16:00 do të zhvillohet protesta e madhe. Ai tha se qëllimi i protestës është mbrojtja të interesit kombëtar.
-
VIDEO
'Lufta në PD', mbështetësve të Berishës i hidhet vaj te shkallët e zyrës së degës nr.1 në Tiranë për të rrëshqitur
'Lufta' në PD duket se ka kulmuar sot, me Sali Berishën që po mban referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe këtë të fundit që do të zhvillojë sot Kuvendin Kombëtar. Në këtë luftë janë përfshirë padyshim edhe mbështetësit e të dy palëve, ndërsa në shkallët e selisë së degës nr.1 të PD në Tiranë ishte hedhur vaj për t'i penguar mbështetësit e Berishës të votonin. Kjo u bë me dije nga Belind Këlliçi.
-
VIDEO
Ristani nga Korça: Njerëzit e 'Lul Bravës' janë të pallogaritshëm, po votojmë edhe në kinema
I dërguari i Berishës në Korçë, Arben Ristani, ka thënë për mediat nga ky qytet se ka disa degë që janë mbyllur për shkak se janë me kreun e PD, të cilin ai e quan 'Lul Brava'.
-
VIDEO
Voton në referendum Belindi Këlliçi: Ku i morëm listat? Me ne është edhe Sekretari Organizativ! Jo të gjithë që po votojnë e duan Berishën
Për anëtarin e asaj që Berisha e quan Komisioni i Rithemelimit, Belind Këlliçi, nuk është kaq çudi se ku janë gjetur listat e votuesve në referendumin e PD për shkarkimin e Bashës.
"Zyrtarisht në PD lidershipi është i shkarkuar. Kështu që të gjitha listat janë të siguruara nga sekretariati organizativ. Pjesë e Komisionit të Rithemelimit janë edhe Sekretari Organizativ, Ervin Minarolli, si dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi kaso", tha ai për mediat pasi votoi në referendum.
-
VIDEO
Bylykbashi: Basha ka larguar nga lista e anëtarësisë demokratët e ’91, sot do të votojnë edhe ata për shkarkimin e kreut të PD-së
Në ditë e referendumit, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokratët pasi do të tregohet fuqia e tyre dhe jo e kultit të individit, duke iu referuar Bashës.
“Është dita kur demokratët u kthehet një instrument që Basha ua kishte marr në të gjitha format, Sot demokratët janë ftuar që të ratifikojnë vendimin që kanë marrë përfaqësuesit e tyre, organi më i lartë i PD-së, Kuvendi. Sot ratifikohet vendimi për shkarkimin e Bashës nga kryetari Është shkarkuar që me datë 11 dhe sot përmbyllet një proces me legjitimitetin më të gjerë demokratik. Sot demokracia partiake dhe demokracia në përgjithësi që fillon nga individi me të drejtën e votës dhe jo nga individi me të drejtë pushteti, do të japë një shembull se ku qëndron brenda PD-së fuqia, fuqia që qëndron tek demokratët dhe jo tek një takim që synon të forcojë kultin e individit Lulzim Bashën. Me regjimin e Ramës që është kundërshtari ynë real, por që Basha është bërë pengesë për demokratët për ta rrëzuar, në dhjetëra protesta, ku janë përballur me gazin, goditjet arrestimet, ku e kanë ndjekur edhe në veprime politike me katastrofa për PD-në, sot i ka ardhur falja demokratëve për të vendosur. Për të përmbysur Edi Ramën, gjeja e parë është të largojmë Lulzim Bashën, i ka çuar nga humbja në humbje", tha Bylykbashi.
-
VIDEO
Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës! Probleme me listat, po votojnë edhe pa e pasur emrin! Gjana për Report Tv: Askush s'i ka kërkuar në qendër! Në Sarandë dhe Divjakë, degët e kyçura
Votimi ka nisur në orën 08:00 në të gjitha degët e PD në rrethe dhe do të vijojnë deri në orën 17:00, ku deri më tani situata paraqitet e qetë. Në Sarandë, votimi ishte parashikuar të kryhej në degën e PD, por dera e zyrës është e kyçur dhe për pasojë votimi po kryhet jashtë.
-
VIDEO
Referendumi i Berishës, Lisandër Hoxha: Moment lumturie për demokratët, sot falimenton marrëveshja Basha-Rama
Ish nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha e ka konsideruar 'moment lumturie për demokratët' referendumin e sotëm për shkarkimin e Berishës. Teksa dha votën e tij, ai u shpreh se dita e sotme falimenton marrëveshjen Basha-Rama.
-
VIDEO
Poston videon e gjelave të detit, ironia e hidhur e Braçes për referendumin e Berishës:Teatër, por me një fund për therje
'Teatër', kështu e ka konsideruar deputeti socialist, Erion Braçe referendumin e Beridhës sot për shkarkimin e Bashës. Braçe nuk ka kursyer as ironinë, teksa në Facebook ka postuar edhe një video të një tufe me gjela deti, teksa thotë se gjithë sa po ndodh e ka edhe një fund 'për therje'.
-
VIDEO
Referendumi për shkarkimin e Bashës, Ibsen Elezi nga Kukësi: Ditë leksioni për të gjithë politikën! Anëtarët të interesuar pavarësisht të ftohtit
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi ka dhënë një prononcim për mediat pasi votoi në Kukës në referendumin e mbajtur për shkarkimin e Bashës. Ai e konsideroi këtë ditë, si një leksion për të gjithë politikën shqiptare, ndërkohë që tha se anëtarët në Kukës janë të interesuar për të votuar pavarësisht kushteve të këqija të motit.
-
VIDEO
Referendumi Berishës, koordinatorja në qendrën e votimit në degën nr.2 në Tiranë: Ka pasaktësi në lista sepse s'kemi databezin e fundit! Kush s'ka emrin, votohet me kartën e anëtarësisë
Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, e cila koordinon procesin e votimit në degën nr.2 në Tiranë në referendumin për shkarkimin e Bashës, thotë se në listat e anëtarësisë së PD ka një pasaktësi pasi nuk kanë marrë databezin e fundit. Për 'Report Tv' ajo u shpreh se në rastet kur dikush nuk e ka emrin në listën e anëtarësisë, voton me kartë anëtarësie, të çfarëdo kohe, edhe nëse është që nga themelimi i PD.