-
VIDEO
Në Kukës mbështetësit e Berishës përgatiten për referendumin! Koordinatori i degës: Pjesa tjetër po sillet si në 'Koncert në vitin 1936'
Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po bënë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ratifikimit të vendimit nr. 6 për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulëzim Basha. Ndërkohë kanë mbërritur materialet me siglën dhe vulën e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Koordinatori i PD-ës në Kukës, Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem.
-
VIDEO
Rama: Të gjitha dokumentet që shteti jep do të merren online! Mbi 1200 shërbime nuk do kenë nevojë për prezencë fizike
Në mandatin e tretë qeverisës qytetarët do të mund të marrin dokumente të ndryshme që shteti jep, drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit apo kudo që ka internet, në mënyrë të digjitalizuar. Kështu tha kryeministri Edi Rama nga Lezha, teksa po prezanton platformën për Bashkëqeverisjen, ku nënvizoi se janë mbi 1200 shërbime të cilat do të marren pa pasur nevojën e prezencës fizike.
-
VIDEO
Nuk njeh statutin që votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit, Shehu për Report Tv: Pasi ta shkarkojmë, Basha mund të rikandidojë për kryetar! I bindur, nesër pjesëmarrja e lartë
Do të ketë garë në PD, çdokush mund të kandidojë madje edhe Basha nëse do të jetë i barabartë mes të barabartëve” , kanë qenë këto fjalët e deputetit Tritan Shehu për Report Tv në prag të Referendumit, teksa po fliste për situatën në PD që sipas tij nuk është në krizë.
“Basha mund të kandidojë”, tha Shehu, por Statuti i ri i Partisë Demokratike të cilin vetë votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit thotë të kundërtën.
Specifikisht në Nenin 46/8 thuhet se nëse partia nuk shpallet forcë fituese, mandati i kreut të saj përfundon autotikisht dhe *nuk mund të rikandidojë*!
Neni 46/8: Në rast se pas shpalljes së rezultatin të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.
-
VIDEO
Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD, Basha mesazh anëtarëve: Nesër zgjedhim të ardhmen! Pjesëmarrja e secilit, mesazh se interesi i demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo
Një ditë para mbajtjes së Kongresit Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se këtë të shtunë demokratët 'zgjedhin të ardhmen'. Ai ka postuar një video nga Kuvendi i mëparshëm i PD, ndërsa njoftohet se nesër Kuvendi do të mbahet te Pallati i Kongreseve dhe punimet fillojnë në orën 11:00.
-
VIDEO
Nesër referendumi për shkarkimin e Bashës! Në Krujë votohet nëpër lokale, në Korçë në kinema! Në Gjirokastër nuk ka shkuar ende baza materiale
Ditën e nesërme është parashikuar të mbahet referendumi për shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Lulzim Bashë ndërsa në të gjitha degët e PD-së në rrethe kanë nisur edhe përgatitjet.
-
VIDEO
PD në kaos, referendumi i Berishës përballë Kuvendit të Bashës
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik, zhvillimet në PD me referendumin e Berishës dhe Kuvendin e Bashës në të njëjtën ditë, 18 dhjetor. Gjithashtu pjesë e emisionit ishte dhe arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar Plarent Ndreca, Gent Malko, Arben Skënderi dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Arrestimi i Lefter Kokës/ Malko në ‘Report Tv’: Reagimi i Ramës, tallje me opinionin! Skënderi: SPAK-u s’është i paanshëm dhe i pavarur
Në emisionin 'Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, këtë mbrëmje u diskutua në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar në studio ishin Plarent Ndreca, ish-anëtarët e Kryesisë së PD Gent Malko, Arben Skënderi, dhe gazetari Flogert Muça.
-
VIDEO
'Lufta e brave' vazhdon në PD, sekretari i degës denoncon në polici kryetarin: Do e hapim selinë! Ish-deputeti: Të flasim si na ka hije
Sekretari i degës së PD së degës së Elbasanit ka bërë një denoncim në polici dhe akuzon drejtuesin e PD-së në këtë qytet se ka ndërruar bravën e selisë. Ai garanton se dera do të hapet dhe do të vijohet puna.
-
VIDEO
Rama mbledh për Vit të Ri ambasadorët: Pandemia të mos na izolojë nga njëri-tjetri! Fitorja e mandatit të tretë më bëri të përulur
Kryeministri Rama e zbuloi sot fjalimin e mbajtur në darkën e djeshme me ambasadoren amerikane dhe ata të vendeve të BE, ku edhe njëherë i ka bërë thirrje Unionit të mos izolojë shtetet e vogla si Shqipëria. Ai ka folur edhe për fitoren e mandatit të tretë duke theksuar se fitorja e ka bërë më të përulur.
-
VIDEO
'Luftë bravash' në PD, pas disa zyrave në Tiranë kyçen dyert e selive edhe në Elbasan e Shkodër! Zyrtarët e degëve: S'e kemi bërë ne! Berisha: S'ka dryn që na ndal
TIRANË- Luftë bravash në PD. Dy ditë nga mbajtja e referendumit të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës, janë kyçur me dry portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Elbasan, pas asaj në Sarandë të mërkurën. Ndërkohë që edhe në Selinë qendrore në Tiranë janë raportuar kyçje dyersh.
Sot, demokratët që mbështesin Berishën i bënë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” e Bashës, pasi dega nuk është pronë private.
-
VIDEO
Referendumi i 18 dhjetorit, anëtarja e Kryesisë së PD: Trik i Berishës për të tërhequr vëmendjen! Kadilli: Basha të japë dorëheqjen, SHBA nuk e sjell në pushtet
Më pak se 48 orë na ndajnë nga 18 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha, por edhe referendumi i thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit. Në ‘Studio Live’, anëtarja e Kryesisë së PD-së, Taulanta Jupi tha se referendumi është një trik i Berishës për të tërhequr vëmendje. Ndërkohë për Fatbardh Kadillin, zgjidhja e krizës në PD, është dorëhqja e Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Veliaj i dhuron ‘Kullën e Sahatit’ ministrit të Jashtëm të Malit të Zi: 2022 mundësi fantastike për të rritur bashkëpunimin mes të rinjve
Tirana si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022 do të jetë një mundësi e mirë jo vetëm për të rinjtë nga Shqipëria, por dhe për ata nga rajoni. Për të konkretizuar nismat e përbashkëta, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Đorđe Radulović me të cilin diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si turizmi, start-up-et etj.