-
VIDEO
Berisha 'luftë' për të hequr 'Non Grata', SHBA i shuan çdo shpresë: Në 'listën e zezë' mbi 200 persona, asnjë vendim s'është anuluar, asnjë kërkesë faljeje
Ambasada e SHBA-së, i ka përçuar sot nje mesazh shumë të fortë Sali Berishës, i shpallur Non Grata. Ato theksojnë se nëse numri i personave të futur në listën e zezë është më shumë se 200, numri i personave që i është hequr është "o". Pra Berisha, ka zero shanse që t'i hiqet kjo masë.
-
VIDEO
Kuvendi miraton dy marrëveshjet me Britaninë e Madhe për transferimin e të burgosurve dhe për pranimin e emigrantëve, Ministri: Vetëm emigrantët që ikin nga Shqipëria
Marrëveshja për ripranimin e emigrantëve të paligjshëm është miratuar me 82 vota pra ndërsa vetëm 2 deputetë kanë abstenuar. Ndërkohë marrëveshja për ekstradimin e personave të dënuar në Britaninë e Madhe është kaluar me 95 vota pro dhe asnjë kundër.
-
VIDEO
Selisë së PD-së në Shkodër i vendoset dryni! Anëtari i kryesisë denoncon: Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish-kryetari Basha! Turp
Me kangjellat e mbyllura dhe e kyçur me zinxhir, kjo është pamja e selisë së PD në Shkodër këtë të enjte.
-
VIDEO
Rudina Hajdari: Dje u takova me Yuri Kim, ja kur rikthehem në PD
Rudina Hajdari ka zbuluar se një ditë më parë ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim teksa ka zbuluar edhe se për çfarë kanë biseduar.
"Nuk i ka vlerësuar njerëzit dhe nuk e ka luksin të vlerësoj një njeri si unë brenda në PD dhe këto vendime i sjellin dëm, dhe nuk e sjell në pushtet se ka humbur zgjedhjet. Kur do rikthehem? Unë jam në gjendje të fal, është një nga virtytet e mia, por nuk mbështes asnjë palë kur nuk shoh zgjidhje se për mua kë rëndësi PD, përtej faktit që më përjashtuan dhe u detyrova që të aderojë në një parti tjetër, por dëshira ime ka qenë që PD të ishte një parti që të dilte fitores. Luaj një rol të rëndësishëm në vend dhe duke qëndruar në politik. Në momentin e duhur, kohën e duhur dhe arsyet e duhura", tha Hajdari.
-
VIDEO
Ndoka në 'Repolitix': Dy deputetë kanë blerë mandatin te Basha në minutat e fundit duke më shmangur mua! Nëse do fitonte më 25 prill, përplasjet e sotme s'do kishin ndodhur
Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se ka informacione se dy deputetë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë në listën e qarkut Shkodër kanë paguar te Basha një shumë të konsiderueshme parash që u futën në minutat e fundit duke shmangur Ndokën.
-
VIDEO
Hajdari: S'hoqa dorë nga mandati se më këshilluan SHBA! Berisha s'luajti gishtin kur Basha përjashtoi të bijën e Azem Hajdarit
Rudina Hajdari e ka pranuar se në vendimin e saj për të mos hequr dorë nga mandati ka qenë edhe SHBA-ja. ndërkohë, e ka cilësuar si bashkëfajtor edhe Sali Berishën për vendimin e Bashës që e përjashtoi më pas nga PD-ja.
-
VIDEO
Hajdari: Mbështetja e ambasadorëve për Bashën, e pasinqertë! Ja pse
Mbështjen që po i jep Amerika Lulzim Bashës, në betejën e tij me Sali Berishën, për Rudina Hajdarin nuk është e sinqertë. Kjo sepse sipas saj, ato janë të zhgënjyer nga Basha për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Azem Hajdari 'kryetar nderi' në Kuvendin e 11 dhjetorit, Rudina Hajdari në 'Repolitix': Babai im s'ka nevojë për tituj, s'kishte pse të futej në mes figura e tij! Berisha s'e sjell dot PD në pushtet
Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Sali Berisha vlerësoi "Kryetar Nderi", Azem Hajdarin, por e bija e tij, Rudina nuk e ka cilësuar si të vlefshme, madje thekson se figura e tij nuk duhet të ishte futur aspak në këtë betejë të brendshme të PD-së.
-
VIDEO
Zbulohet plani i Berishës si do pengojë anëtarët të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, Hoxha: Në 72 degë të PD votojmë shkarkimin e 'pengkryetarit'
TIRANË- Në 18 dhjetor, një pjesë e demokratëve do të jenë në Pallatin e Kongreseve, e ndërsa nga ana tjetër në 72 degët e partisë do të jenë hapur qendra votimi, ku do të vendoset "fati" i Lulzim Bashës, nëpërmjet referendumit të Sali Berishës. Ish-kreu i FRPD-së, nga një mbështetësit e Berishës, Lisandër Hoxha është shprehur se në 18 demokratët do të votojnë "pro" ose "kundër" Lulzim Bashës, e ndërsa nuk e përjashton që numërimi i votave të bëhet në selinë blu.
-
VIDEO
Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama 'festë' me ambasadorët në Elbasan
Pasi i shkuan Bashës në seli, Rama darkë me ambasadorët në Elbasan
-
VIDEO
Evi Kokalari përplaset me median: Jeni të frikshëm jeta ime vlen më shumë se një lajm
Evi Kokalari, ndërsa është futur në selinë e PD-së dhe kërkonte zyrën e Lulzim Bashës, është përplasur edhe me gazetarët dhe operatorët, duke i cilësuar ata të 'frikshëm'.
-
VIDEO
Arrestimi i Lefter Kokës për ryshfetin 3.7 mln €, Rama: S'më bën përshtypje, inceneratori është aty! Kjo është Reforma në Drejtësi, PS s'i bëhet mburojë
TIRANË- Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka, për kryeministrin Edi Rama nuk i bën përshtypje, kjo sepse për të, investimi për inceneratorin e Elbasanit është aty për qytetarët dhe së dyti sepse ky është një tregues i qartë që Reforma në Drejtësi funksionon. Ky është reagimi i parë i shefit të qeverisë për një nga arrestimet më të bujshme të SPAK të ditëve të fundit dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë duke iu përgjigjur një komentuesi në Facebook.