• VIDEO

    Të zhdukurit në komunizëm, ende pa varr! Ministri i Drejtësisë: Do angazhohemi për zgjidhjen e çështjes

    Të zhdukurit gjatë diktaturës komuniste, vijojnë të mbeten një plagë e hapur për familjet dhe shoqërinë shqiptare. Në një konferencë të organizuar nga OSBE u diskutua për gjetjen e mekanizmave që do të hedhin dritë mbi fatin e tyre si një detyrim që shteti ka për familjarët

  • VIDEO

    Shehu në ‘5 Pyetjet’: 18 dhjetori dita e referendumit për shkarkimin e Bashës, s’ka Kuvend! Berisha ka shumicën absolute në PD

    Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’.

  • VIDEO

    Kriza në PD: Selia, pushtim apo çlirim?

  • VIDEO

    ‘Lufta’ në PD, Kikia: Basha duhet të japë dorëheqjen, por nuk do ta bëjë! Situata mund të shkojë në konfrontime fizike! Çupi: Berisha do të destabilizojë vendin

    TIRANË- Lëvizja e fundit e Sali Berishës dhe pushtimi që i bëri selisë së Partisë Demokratike ka shqetësuar edhe analistët më të njohur në vend. Analistët Mentor Kika dhe Frrok Çupi të ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj kanë komentuar zhvillimet më të fundit në ‘frontin demokrat’.

    Mentor Kikia thotë se kryedemokrati duhet të japë dorëheqjen, por sipas tij duke qenë se kjo gjë nuk pritet që të ndodhë, do të sjellë edhe konfrontime fizike mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës, ose mes policisë dhe mbështetësve të ish-kryeministrit. Kikia argumenton se këto përplasje fizike pritet të ndodhin pasi Berisha ka deklaruar sot se do ta lënë në zyrë Bashën deri më 18dhjetor, e më pas dita e nesërme pritet të sjellë zhvillime.

  • VIDEO

    Basha: Agron Kuliçaj kërcënoi një deputet që të mos vinte në Këshill Kombëtar! Reagon ish zv/drejtori i Policisë: Ndjej neveri

    I pyetur nëse do të marrë masa ndaj deputetëve që i janë bashkuar lëvizjes së Sali Berishës, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se vendimet do të merren në momentin e duhur sepse ka edhe kërcënime. Ai akuzoi për këtë ish-zv/drejtorin e Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj. 

     
  • VIDEO

    Meta apo Rama? Basha: Shumë shpejt edhe dy brinjët e tjera të 'Trekëndëshit të Bermudës' do shpallen 'non grata'

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se edhe 'dy brinjët e tjera të Trekëndsisht të Bemudës', duke ju referuar Ilir Metës dhe Edi Ramës do të shpallen non grata nga SHBA-të.

    'Me Sali Berishën po konkurrojnë dy brinjët e tjera të trekëndëshit Bermudës. Shumë shpejt me sa di unë edhe të tjerët do të shpallen non grata. Mesa shpresoj unë, se mesa di është fjalë e madhe. Këta të tre mbajnë njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri tjetrin, ja ka kaluar Sali Berisha. Përveçse rrëzimit të këtij trekëndëshi, nuk ka intereson më gjë tjetër. Jam i sigurt që është fillimi dhe vetëm fillimi.'-tha Basha.

    •  
  • VIDEO

    Janë ndërruar bravat në selinë e PD-së? Basha: Unë nuk di që t'i rregulloj

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjigjur edhe në lidhje me akuzat se janë ndërruar bravat brenda zyrave të PD-së.

    'Nuk merret kryetari me bravat! Unë s'di të rregulloj asnjë bravë!'- tha Basha.

  • VIDEO

    Njerëz me armë brenda selisë së PD-së? Përgjigjet me ironi Basha: Po, ishte Tabaku e Zhupa me mitraloz

    Lulzim Basha është përgjigjur me ironi ndaj akuzave të grupit të Rithemelimit se brena selisë kishte njerëz të armatosur.

     
  • VIDEO

    Basha: Ku e gjen guximin Agron Kuliçi të telefonojë anëtarët e PD-së që mos të marrin pjesë në Këshillin Kombëtar, i kemi me prova

    Kryetari i Partisë Demokatike Lulzim Basha tha se banditë kanë marrë në telefon anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së që mos të marrin pjesë në mbledhje.

    'Ku e gjejnë guximin të kërcënojnë. Ku e gjen Agron Kuliçi ta bëjë këtë. E të tjerë horra e banditë. Ku e gjen guximin Suel Çela? Nëse na ka bërë një nder Berisha është se i ka marrë me vete dhe na ka pastruar nga këta. I kemi të dokumentuara këto. Këta kanë probleme. Çfarë frike kishte dje që i çonte sms , apo që deklaronte që diktatori i Basha detyron të votojnë kundër. Ai e di që është pakicë absolute. Është i vetëm dhe është i vetmi njeri që ka frikë nga 18 dhjetori. Është paguar gjithë ky proces me para të dyshimta. Kur u bë arena e hajnisë në arena e lirisë. Kush i tha arena e hajnisë unë apo Saliu. Sigurisht unë e kam denoncuar. E dini ju sa kushtonte e gjithë ajo regjizure. Ai e di mirë që shumica e demokratëve kanë qëndruar të heshtur. Ne duhet t’i tregojmë shqiptarëve që jemi të gatshëm, të pastruar nga barra e së shkuar, e zyrtarëve të korruptuar. E di se shumica është me PD dhe jo me organizatën e tij anti-amerikane. Hallin e tij me SHBA nuk do ta marrë përsipër PD. Ai nuk di ç’të bëjë. Nuk e ndihmoj më dot dhe t’ju them edhe një gjë tjetër as nuk dua të ndihmojë më dot pas 16 vitesh”, -tha Basha

  • VIDEO

    Berisha e akuzoi se u ka marrë kartat anëtarëve, habitet Basha: Kam harruar se ku kam kartën time!

    Lulzim Basha tha nga selia blu se kryetari i PD-së, nuk merret me kartat e anëtarëve. Duke ju përgjigjur akuzave të Sali Berishës se u ka marrë kartat anëtarëve, Basha u shpreh se çdo anëtar identifikohet edhe me kartë identiteti.

     
  • VIDEO

    Këlliçi kërcënon Bashën: Nëse i preket fija flokut të rinjve të FRPD-së, bëjmë transparente administrimin e PD-së nga SHPK tuaja

    Belind Këlliçi i bën thirrje Lulzim Bashës të tërhiqet madje ai ka kërcënuar Bashën se nëse i preket një fije floku të rinjve të FRPD-së ata do të bëjnë transparente gjithçka për administrimin e Partisë Demokratike nga SHPK-të.

    “Nëse një fije floku i cenohet të rinjve të FRPD-së do bëjmë transparente gjithçka në lidhje me administrimin e PD-së, nga SHPK-të tuaja përreth. I bëj thirrje të tërhiqet menjëherë nga ky degradim i tij politik. I shërben atij të ruaj dinjitetin e tij si politikan, që është i ri në moshë, por në mentalitet ia ka kaluar politikanëve sovjetik”, tha Këlliçi.

  • VIDEO

    Denoncimi nga grupi i Berishës: U kërcënua nga një numër holandez kryetari i FRPD-së së Kuçovës

    Një i ri që po shoqëronte Belind Këlliçin në komisaritin nr. 1 në Tiranë për të bërë kallëzimin, bëri një denoncim të fortë.

    "Unë kam qenë në këtë komisarit disa herë vetëm për protesta. Është hera e parë që vij këtu se duhet të denoncoj një ish-kryetar të partisë sime. Është kërcënuar kryetari i FRPD-së së Kuçovës nga një numër holandez. Nëse një anëtari të Forumit Rinor i preket një fije do ta ketë përgjegjësinë Lulzim Basha.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv