• VIDEO

    Belind Këlliçi denoncon Bashën dhe Bardhin në polici: Më vodhën sende personale

    Belind Këlliçi pas denoncimit në polici se i kanë humbur sende personale në zyrat e PD-së akuzoi Bashën dhe Bardhin për këtë vjedhje.

    "Denoncova vjedhjen e disa materialeve personale. bëj përgjegjës Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhi që kanë autoritetin për të dhënë një urdhër të tillë. Askush nuk do ta bënte nëse nuk do të kishte marrë urdhër. Nuk do të jetë çudi që të jenë fshirë kamerat. Unë i kam kërkuar pamjet. Janë parë persona me armë që nuk janë as pjesë e grupit shoqërues të Lulzim Bashës.  Policia nuk erdhi. Për këtë duhet të pyesni policinë. Makinat po prisnin urdhrin nga Edi Rama se çfarë duhet të bënin", tha Këlliçi.

  • VIDEO

    Basha ka një mesazh për Berishën, Ramën dhe Metën

    Në konferencën për mediat nga Selia e PD, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pasur një mesazh përveç Berishës, edhe për Ramën dhe Ilir Metën, duke iu referuar si pjesët e 'Trekëndëshit të Bermudës'.

    "Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë në të gjithë Frontin! Edi Ramës i them se na ke pasur përballë dhe do të na kesh përballë deri ditën e fundit. Do të vazhdojmë me të gjitha format e aksionit opozitar. Sali Berishës i them: me gjithë shfokusimin e energjive tëv demokratëve me tragji-komedinë tënde, nuk ia ke dalë përveçse të bëhesh qesharak në një moment kur duhej të dilje mënjanë. Pjesëve të tjera të Trekëndëshit të Bermudës, oligarkisë politiko-ekonomike i them që nuk keni asnjë shans ta vazhdoni ta mbani Shqipërinë në këtë situatë. Kjo statusquo do të marrëve. Ne kemi në krah aspiratat e çdo shqiptari dhe nuk ka forcë që na ndal. Një nga një brinjët do t'ju bien. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij", tha Basha.

    •  
  • VIDEO

    Basha akuza mbështetësve të Berishës: Janë llumi i PD-së, erdhën me pantallona të grisura në 2005 e sot janë multimilionerë

    Lulzim Basha tha se përkrahësit e Berishës janë llumi i Partisë Demokratike. Ai shtoi se ato që kanë ardhur sot në selinë e PD-së, ishin banditë apo njerëz që kanë ardhur më pantallona të grisura në 2005 e janë bërë multimilionerë. Basha tha se Berisha i trembet kuvendit të 18 dhjetorit

     
  • VIDEO

    Basha i ashpër me Berishën: Po shfaqet si një fantazmë e së kaluarës, bëri shumë që të harrohej '97

    Lulzim Basha ka folur me akuza të ashpra ndaj Sali Berishës, për të cilin thotë se po shfaqet si një fantazmë e së kaluarës. Sipas tij ai bëri shumë që të harrohej '97, por po rishfaqet sërish.

    'Sali Berisha është sot problemi i PD-së, ai është pakica e dëshpëruar dhe si pakicë e dëshpëruar as sot nuk do ketë mundësi të marrë peng shumicën e demokratëve të cilët janë të vendosur që të shkojnë para dhe të lënë pas të shkuarën. Trekëndëshi i Bermudës e ka mbajt peng 31 vjet Shqipërinë. Ndaj nervoziteti i Sali Berishës po vjen duke u shtruar. Koha na mbaron të gjithëve ne, dhe dikush i madh në moshë, vjen e koritet. Në veri ka një shprehje 'Burri ka kohë me u korit'. Më vjen keq është koritur e shfaqet si një fantazmë e së kaluarës. Sepse bëri shumë që të fshihet '97. Por PD është e vendosur të lërë mbrapa këtë.'- tha Basha.

  • VIDEO

    Basha: Berisha, një 'non grata' mendon ta bëjë partinë një batalion me 'non grata'! Ne kemi mbështetjen e SHBA

    "Një 'non grata' mendon ta bëjë partinë një batalion me 'non grata'". Kështu e cilëson Lulzim Basha Sali Berishën dhe lëvizjen e tij. Për kreun e PD ai ka mbështetjen e SHBA dhe me këtë mbështetje do të vijnë në pushtet.

     
  • VIDEO

    'Si do hyni në seli, kur ju kanë ndërruar bravat?', Noka: Pengu mbrohet me ushtrinë e Ramës

    Deputeti Flamur Noka thotë se Basha po mbrohet nga ushtria e Ramës. Noka tha se nuk ka parë njerëz të armatosur. Ai tha se zyrat janë vjedhur dhe se bravat janë ndryshuar pasi Basha nuk di të bëjë më gjë tjetër veçse të jetë ustallar bravash.

  • VIDEO

    Berisha nga selia blu zbulon vendimet e marra në mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit: Ka vend për në PD e re për Bashën e Bardhin

    Sali Berisha  ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e sotme në Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, teksa tha se në këtë parti të riorganizuar, ka vend edhe për Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin.

     
  • VIDEO

    Berisha: Basha i ka mbledhur kartat anëtarësisë dhe nuk ua kthen, krim elektoral

    Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se i ka mbledhur kartat anëtarësisë së PD-së dhe nuk ua kthen më, në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin e tij.

    "Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë të shkarkimit të Bashës. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin. Bazuar në punë e shkëlqye që bëri Komisioni i Drejtimit të Kuvendit, po atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. Do bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. I ka mbledhur kartat e nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësisë, është plaçkitje, është akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral", tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha futet në selinë e PD, mbështetësi i tij, Lisandër Hoxha: Jemi në partinë tonë, s'po bëjmë asgjë të keqe! Do ta kthejmë partinë në legjitimitet

    Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin e ish-kryedemokratit, Lisandër Hoxhën, ajo që ata po bëjnë është diçka krejtësisht normale. Për Report TV, Hoxha u shpreh se ata u futën në partinë  e tyre duke theksuar se do të bëjnë çdo gjë për t'i kthyer legjitimitetin PD.

    "Ka një mbledhje të deputetit Basha, ne nuk e dimë me kë është mbledhur. Nuk ka asnëj lloj tensionimi, është çdo gjë normale. Ky është moment feste për demokratët ndaj ne po mblidhemi të gëzuar, nuk është matje forcash, matjen e forcave e kishim institucionale me 11 dhjetor. Ne jemi në partinë tonë dhe nuk po bëjmë asgjë të keqe veç se po e ngremë, po e rithemelojmë. Ne nuk mund të imagjinojmë çfarë do bëjë Basha, ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer PD në legjitimitet", tha ai.

  • VIDEO

    Bislim Ahmetaj: Grupimi i dhjetorit u mbyllën në zyrë sapo erdhi Basha në seli, shpërthyem njërën derë që të dilnim

    Një prej anëtarëve të grupit të '90, Bislim Ahmetaj është shprehur se ky grup nuk ka mundur do që të zhvillojë një mbledhje normale, pasi u mbyllën në zyrë sapo në seli mbërriti kryedemokrati Lulzim Basha.

  • VIDEO

    Pas shkarkoi grupin berishian, Basha mblodhi në seli deputetët, zbardhen porositë: Qëndroni pranë banorëve të përmbytur, paralel punoni për 18 dhjetorin

    TIRANË- Ditët e fundit për kryedemokratin Lulzim Basha nuk kanë qenë aspak të qeta. Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Basha ka mbledhur pasditen e djeshme edhe grupin e deputetëve ku u ka dhënë disa porosi. Së pari, mësohet se numri një i demokratëve i ka porositur deputetët demokrat që t'u gjenden pranë banorëve të cilët janë prekur nga përmbytjet, e ndërsa kryefjalë ka qenë edhe Kuvendi i 18 dhjetorit. Ai u ka kërkuar deputëteve, që në terren të punojnë jo vetëm për aktivitetin parlamentar të javës, por edhe për organizimin e 18 dhjetorit.

     
  • VIDEO

    Këshilli Kombëtar i PD-së voton pro shkarkimit të Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve! 4 votojnë kundër, 2 vota të pavlefshme

    251 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kanë votuar pro propozimit të kryesisë së PD-së për shkarkimit të anëtarëve të kryesisë ‘Berishiane’.

    Anëtarët kanë votuar pro shkarkimit  të kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimit, Albana Vokshit, Oerd Bylukbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv