• VIDEO

    Fillon mbledhja e Këshillit Kombëtar, anëtarët e presin Bashën me duartrokitje! Një nga prej tyre braktis mbledhjen: Kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm

    Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha është pritur më duartrokitje në sallë nga anëtarët.

    Të gjithë janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur duke pritur kryedemokratin. Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Kondi ka braktisur mbledhjen duke kërkuar që të vërtetohej kuorumi i nevojshëm, që sipas tij nuk u pranua nga Basha.

  • VIDEO

    Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, nis 'hakmarrja' ndaj Berishës! Priten 12 përjashtime, emrat! 'Komisioni i Rithemelimit': E kemi shkarkuar! Po referendumi më 18 dhjetor?

    Pasi Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha shkarkoi Lulzim Bashën dhe ka caktuar një referendum 'një anëtar, një votë' për ta ratifikuar këtë vendim, kreu i PD-së ka thënë hapur se nuk e njeh asnjë vendim të marrë ditën e djeshme dhe ndërkohë ka përgatitur planin për të vepruar kundër Berishës. Kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur ditën e sotme Këshillin Kombëtar në orën 15:00.

    • VIDEO

      Kuvendi dje dhe kush e fiton PD, debati në Report Tv/ Juristi Kara: Legjitimiteti është me Bashën, Berisha nuk pranohet na gjykata! Gazetari: Koha e të dyve ka mbaruar, opozitarizmi më keq se kurrë

      A e fitoi Berisha 'betejën' e legjitimitetit për Kuvendin e mbajtur prej tij dje në stadiumin 'Air Albania'? Debatet janë të forta me qëndrime diametralisht të kundërta. Për juristin Romeo Kara Kuvendi i Berishës ishte totalisht ilegjitim dhe sipas tij lulzim Basha është në kreu të PD në mënyrë të ligjshme dhe asgjë nuk e cenon pozicionin e tij.

       
    • VIDEO

      Basha nuk njeh asnjë vendim të Kuvendit të PD: 11 dhjetori përpjekja e fundit e Berishës kundër SHBA

      Lulzim Basha flet pas mbledhjes së Kryesisë së PD.

      “Sot duhet të ishte një ditë feste për PD, por kjo ditëlindje është e thyer, ndaj sot nuk është një ditë e mirë as për PD as për demokracinë, 31 vjet pas themelimit të PD, u bëmë dëshmitar të manifestimit të Beridhws kundër SHBA, përpjekja e fundit e dëshpëruar dhe e turpshme e tij për të marrë peng PD dhe për ta kthye në bunker të interesave te veta, asnjë deklarim nuk ka asnjë lidhje me PD dhe institucionet e zgjedha të PD, në përgjigje të falsifikimit të simboleve të PD, Kryesia e PD ka vendosur thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit , nesër orë 15:00 me këtë rend dite

      1.Diskutimi dhe miratimi i një rezolute të krijuar nga veprimtaria statutore

      2. Miratimin për shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve për shkelje të statutit

      3.Shkarkimin nga detyra të disa degëve”, tha Basha.

    • VIDEO

      ‘Puçi’ i Foltores/ Pse Kuvendi i Berishës është nul, pika e statutit të PD-së që rrëzon mbledhjen dhe vendimet e miratuara! A do njohë gjykata dy PD paralele?

      Komisioni Drejtues i Kuvendit të PD-së tërësisht i paligjshëm, me statut kompetenca i takon Bashës dhe jo Palokës e Berishës, për pasojë të gjitha vendimet e miratuara mbeten të paligjshme dhe nul. Pse bien poshtë statuti i miratuar sot dhe strukturat paralele

    • VIDEO

      Kuvendi i Berishës voton sot për ta shkarkuar, Basha nga selia e PD thirrje demokratëve: Mos lejoni hijet e së kaluarës t'ju turbullojnë! Vazhdojmë përpara, zemra e hapur për ata që kanë gabuar

      Teksa në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës u vendos që sot të votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ky i fundit tha sot i vendosur se e shkuara nuk do ta pengojë partinë më të madhe opozitare në vend që të vijojë përpara.

      • VIDEO

        Berisha pas votimit në Kuvend: Basha kufomë politike, i rrethuar nga batalioni i Ramës! Do shkojmë në seli në momentin e parë që do vendosim

        Sali Berisha flet pas votimit të delegatëve në Kuvend

        “Dua të përshëndes sot demokratët dhe demokratët shqiptar kudo që ndodhen, kjo është ngjarja më e veçante, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD, i pari i këtij lloji në historinë pluralizmit, por ndoshta edhe në Europë dhe Botë, triumfi i lirisë që gufon nga idealet dhe zemrat e anëtareve është triumfi më magjik, me mahnitës i të gjithëve, sot në 8 orë pa pushim mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit të partisë, në këtë moment historik të revolucionit demokratit paqësor që është në misione të mëdha, të rivensosjes së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa parti shtet, pa opozitë kukull, ndaj dhe unë një mirënjohje të madhe për të gjithë që mbushën foltoret si burim drite, dhe erdhën këtu sot si arkitekt. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë kombëtare sportive nuk mund të largohem pa i cuar përshëndetjen ekipin kombëtar dhe ekipit kuqezi që unë i dua shumë se ato janë atdhetarë të vërtetë dhe sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja ndeshja më e bukur mes lirisw dhe të shkuarës, u zhvillua takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmen.

        Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike. Selia është vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, nuk është seli e pengjeve dhe nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës, këtij i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut sepse hoqe apo jo, ky revolucion do kthehet nga ti, tha Berisha.

      • VIDEO

        Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën me 4446 vota pro! Ja si votuan

        Del rezultati i Kuvendit të Berishës. 

        "Pas përfundimit të numërimit, pasi kemi bërë rakordime rezultati si më poshtë, delegatë prezentë në celjen 4934, nga këta pjesëmarrës në votim 4491 delegatë, nga këto pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë, 9 të pavlefshme", tha Këlliçi. 

      • VIDEO

        Ibsen Elezi zbulon për Report Tv sorosianët e Kuvendit të rithemelit të PD

        Ish-anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, i ftuar në Report Tv zbuloi sorosianët e Kuvendit të rithemelimit të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij janë Eno Bozdo, Genc Pollo dhe Tritan Shehun.

        "Unë do tregohem i kujdesshëm, kam folur me emra. Ka shumë njerëz kanë që kanë çeduar në karrierën e tyre politike dhe këta njerëz patjetër që kur behën pjesë e një komisioni duhet të kenë argumente shumë të forta.  Në këto momente fryma është sorosiane. Disa prej sorosianëve m të mëdhenjë të Kuvendit të sotëm janë Eno Bozdo, Genc Pollo, Tritan Shehun.", specifikoi ai.

        I pyetur nëse e ka menduar që zgjedhja më e mirë pas 30 vitesh të jetë Sali Berisha, Elezi tha se është një minus i madh për Partinë Demokratike.

        "Mbas 30 vitesh, të jetë Sali Berisha zgjedhja më e mirë është një minus shumë i madh për partinë tonë. Si Berisha, ashtu edhe Basha. Berisha e sfumoi konkurrencën, ndërsa Basha e shkeli atë. Konkurrenca është ligji i natyrës, ajo sjell progres, prandaj sistemet komuniste dhe diktatoriale rrëzohen, kjo është arsyeja.", tha ai.

      • VIDEO

        Plas gallata te Kuvendi i Berishës, delegatja: Nuk do ju hiqem qafe! Mos më ndërprisni, të gjithë po kënaqen me mua! Jam trampiste...

        Ilaritet ka krijuar fjala e një delegateje të PD nga Gjirokastra. Enkelejda Muçi ka thënë se deri në vdekje do të mbetet PD-iste dhe se është mbesa e Çerçiz Topullit.

        "Ndjehem vërtetë e vlerësuar, edhe e lumtur. Dua të ndjehem kështu në të gjithë vitet e mia që më kanë mbetur. Mbetem PD-iste deri në vdekje. Nuk do ju hiqem qafë.  Jam mbesa e Bajo dhe e Çerçiz Topullit. Përshëndes znj. Kokalari sepse tregoi sot se gjirokastritët janë demokratë.

        Nëse PD nuk më mbështet që të kandidoj në Gjirokastër, unë do të kandidoj e pavarur (qesh). Do ia marr karrigen kryetarit, ia kam thënë. Unë dua që Gjirokastrën ta shoh ndryshe.

        Mos më ndërprisni, se skeni ndërprerë asnjë deri tani. E gjithë plateja po kënaqet me ato çfarë po them. Unë jam trampiste. Unë kam thënë që zgjedhjet në Amerikë ishin të panipuluara", tha ajo. 

      • VIDEO

        Aktivisti shqiptaro-amerikan, Kokalari për Report Tv: Nëse Berisha bëhet kryetar vendoset funerali i PD! DASH ka prova për ish-Kryeministrin

        Nëse Berisha do të bëhet kryetar do të jetë funerali i PD. Qëndrimin e fortë aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari, e ka shprehur në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj. Sipas tij Kuvendi i thirrur nga Berisha është thjesht Luftë për interes vetjak. Kokalari u shpreh se vendimi i DASH s'ka lidhje me Soros, pasi DASH ka prova. Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari tha se Berisha e Meta po mbajnë peng demokracinë.

      • VIDEO

        Noka: Basha pengesa e vetme e demokratëve drejt suksesit! Askush nuk e mbështet, ka kthyer zyrën në bunker

        Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës, është shprehur se Lulzim Basha është një kryetar që nuk ka mbështetjen e demokratëve, prandaj duhet të shkarkohej.

        “Bashën askush nga demokratët nuk e sheh si shpresë, ai është pengesa e vetme e demokratëve drejt  suksesit, Që të vijmë në pushtet, lideri duhet të ngjellw shpresë, kush ka besim sot te Lulzim Basha, askush nga demokratët. Nuk njoh askënd tjetër, përpos 4-5 zyrtare që i kanë ngelur në zyrën e shndërruar në bunker, për fat të keq ka mbështetjen  e mediave dhe të Edi Ramën”, tha ndër të tjera Noka.

        •  

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv