-
VIDEO
Me logon e re, PD e Berishës nxjerr njoftimin për mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Bashës! Paloka: Data 18, koha të vendosin demokratët
Me logon e re të PD, të ndryshuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, Komisioni i Rithemelimit ka publikuar njoftimin mbi mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Njoftohet se referendumi do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditën kur do ta mbahet Kuvendi i PD, ndërsa orari i votimit do të jetë nga 08:00 deri në orën 17:00.
-
VIDEO
Kthimi i projektligjit për 'Bashkëqeverisjen', diskutime në Komisionin e Ligjeve, Bushka: Nuk shkel autonominë e pushtetit vendor! Kuadër ligjor për të ndihmuar qytetarët
Meta argumentoi se ky projektligj shkel autonominë e pushtetit vendor dhe Kushtetutën, por sipas Bushkës, një gjë e tillë nuk ndodh për arsye se mekanizmat e parashikuar janë komplementare dhe alternative dhe jo detyruese.
-
VIDEO
SPAK arreston Lefter Kokën/ Berisha-Basha, kush e fiton luftën për PD?
Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për disa akuza. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi luftën Basha-Berisha për fatin e PD-së? Të ftuar Arben Meçaj, Myslim Murrizi, Arsen Rusta dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Negociatat/ Këshilli i BE: Me Shqipërinë të mbahet sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare! SPAK ka arritur rezultatet e para pozitive
Të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare për negociatat me Shqipërinë. Ky është konkluzioni i fundit i Këshillit të Bashkimit Europian që miratuan dokumentin për procesin e zgjerimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në raport thuhet se Këshilli mirëpret vendosmërinë e Shqipërisë për të avancuar në axhendën e reformave.
-
VIDEO
Shqipëria me 'sytë' nga Sofja për hapjen e negociatave, lajm i mirë nga Bullgaria: Ndryshojmë qëndrim me Maqedoninë e Veriut
Prej kohësh data e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ka mbetur pezull, jo për shkak të vendit tonë, por mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me fqinjin e tyre lindor Bullgarinë, e cila pengon çeljen e negociatave.
Por duket se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Kryeministri i ri bullgar premton një kthesë. Në një intervistë të dhënë për 'Financial Times' ai thotë se Sofja do t'i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t'u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme.
-
VIDEO
Kriza në PD/ Bejko: Pollo dhe Shehu mu dukën si mjeranë krah Berishës, vite më parë i flakëroi nga partia! Karaj: Basha ishte informuar se në seli do shkonte grupi i 'Rithemelimit'
Sali Berisha mësyu dje në selinë e PD-së, duke kryesuar grupin e Rithemelimit, i krijuar në Kuvendin e thirrur prej tij, situatë kjo që u shoqëruar edhe me tension. Pikërisht për të folur në lidhje me krizën brenda Partisë Demokratike, ishin të ftuar në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, në Report Tv, analisti politik Leonard Karaj si dhe Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD
-
VIDEO
Rama dëgjesë me qytetarët për fondin e rijetëzimit! Hiqet tarifa për të hyrë në kalanë e Beratit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat ku po zhvillon një dëgjesë me qytetarë për fondin e rijetëzimit që do tu vihet në dispozicion qytetarëve për të restaurimin e banesave që ndodhen në zonat muzeale. Ndërkohë Kryetari i baskisë së Beratit, Petrit Sinaj bëri me dije se do hiqet tarifa për të hyrë në kalanë e Beratit.
-
VIDEO
Debate te 'Edukimi', Koçi: Këtu nuk është komision ku transferohen krizat nga jashtë, ka një rend dite! Boçi: Ç’punë ke ti?
Komisioni i Edukimit u shoqërua me debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës, teksa në seancë dëgjimore ishte e ftuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi për të folur mbi masat e marra për vitin akademik 2021-2022.
-
VIDEO
Debati në Report Tv/ Berisha mësyu në selinë e PD, anëtar i Komisionit të Rithemelimit: Të gjitha mbledhjet atje do i mbajmë! Boçi: Kërkojmë zgjedhje, jo 'zbrit ti të hipi unë'
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Deromemaj tha në Report Tv se të gjitha mbledhjet do të zhvillohen pikërisht në selinë blu. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ishte i pranishëm në Kuvendin e11 dhjetorit të thirrur nga Berisha, u shpreh se ajo që kërkohet është zhvillimi i zgjedhjeve në PD.
-
VIDEO
Kush do mbajë bravat?
Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’. Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është ccudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.
-
VIDEO
Veliaj dëgjesë për buxhetin 2022: Në fokus të rinjtë dhe investimet në qendra zhvillimi për ta
Buxheti i vitit 2022 për bashkinë e Tiranës do të ketë në fokus të rinjtë dhe investimit më shumë në qendra zhvillimi për ata. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj në një bashkëbisedim me profesionistë të rinj të qytetit, tha se investimi më ambicioz është ai i piramidës.
-
VIDEO
Politologu, Ilir Kalemaj në '5 pyetjet': 'Lufta' brenda PD krijon 2 parti, pala që triumfon do të do të ketë fitore 'si të Pirros'! Të flasësh për sovranizëm me SHBA, minimalisht je 'idiot i dobishëm'
Për politologun Ilir Kalemaj çarja në PD është kaq e madhe sa fundi është vetëm krijimi i 2 partive. I ftuar në emisionin "5 pyetjet' të gazetarit Ilir Babaramo, Kalemaj tha se nuk është çudi që në zgjedhjet e ardhshme të kemi 2 subjekte.
"Narrativa ka ndryshuar disa herë. Berisha në fillim doli protestoi 'besëprerjen' e Bashës. E dyta, narrativa e tij ka ndryshuar edhe në raport me PD-në. Një herë ka thënë që nuk rikthehem, por do bëj procesin. Herë tjetër ka thënë që s'përjashtoj asnjë detyrë kushtetuese. Herë tjetër ka thënë që ai do jetë kryetari i ri i PD-së. Kemi shkuar në 2 palë që janë të kundërta dhe s'kanë asnjë pikë takimi. Zgjedhjet ardhshme do i shohim si 2 subjekte të ndara. Kujtojmë se partitë e djathta në të gjithë Evropën lindore që lindën pas shembjes së Murit të Berlinit janë zhdukur", tha Kalemaj.