• VIDEO

    Topi në ‘Repolitix’: Berisha e di dhe vetë që nuk mund të ribëhet kryeministër! Gabimi që bëri me mbledhjen e firmave dhe strategjia që po përdor duke mos shkuar në Kuvend e seli

    TIRANË- Bamir Topi, ish-president, ka bërë një analizë të asaj se çfarë po ndodh në Partinë Demokratike, një “luftë” me Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ku ai shikon si problemin kryesor faktin që kjo forcë politike identifikohet me këto 2 figura, kur sipas tij, ajo shkon përtej tyre. Në këtë betejë, ai thotë se aktualisht shifrat për të dalë fitues i ka Lulzim Basha, por situatën në selinë blu e quan dinamike e që ndryshon si bursë, prandaj e thotë me bindje se nuk do ishte aspak #udi nëse një nga mbështetësit e liderit aktual të kalonin në krah të Berishës.

    “Basha ka Kryesinë se një pjesë është kujdesur që ta emërojë, ka mazhorancën e grupit parlamentar, por këtu është si puna e bursës, në rast se dikush do shkojë nga Berisha, të jeni të sigurt që do  e Berisha e di dh braktisin anijen e Bashës” tha Topi.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Argita Berisha 1 milionë USD në llogari, në 2005 kishte vetëm 39 mijë USD bashkë me Jamarbrin, çifti edhe 900 mijë euro vila, apartamente, bodrume dhe toka

    Report Tv siguron ekskluzivisht deklaratën e fundit të pasurisë së familjes Berisha: Argita dhe Jamarbri erdhën nga Kosova në 2006 me 39 mijë USD gjendje në banka, ndërsa sot vetëm Argita ka rreth 1 milion USD në llogaritë bankare. Jamarbri përveç 35-50 % të 19 kullave në Tirane, ka edhe 50 % të një pasurie të paluajtshme me vlerë rreth 900 mijë euro 

    • VIDEO

      Meta pritet nga Kurti: E nevojshme që të konkretizohen të gjitha marrëveshjet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës

      Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë u prit në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Dy palët kanë diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive ditën e nesërmë në Elbasan.  Meta theksoi se marrëveshjet 15 marrëveshjet e finalizuara duhet të firmosen por edhe të vihen në zbatim për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

    • VIDEO

      PS voton kundër amendamentit të Erion Braçes për paketën fiskale

      Rrëzohet amendamenti i Braçes dhe Jorida Tabakut për paketën fiskale. Mësohet se vetëm 8 deputetë kanë votuar pro.

      •  
    • VIDEO

      'PD do ristrukturohet', Berisha: Kuvendi Kombëtar mblidhet më 11 dhjetor, do vazhdojë derisa të arrijmë disa nga pikat kryesore

      Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga 'Foltorja' e Kuçovës se Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet më 11 dhjetor dhe do të vazhdojë deri sa të arrijnë disa nga pikat e mbledhjes së tij. Berisha theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për një ristrukturim.

       
    • VIDEO

      Qytetari në 'Foltoren' e Kuçovës fshin foton me Bashën: Lulushi do ikë

      Në 'Foltoren' e Berishës në Kuçovë një qytetar tregoi një foto që kishte në celular me kryedemokratin Lulzim Basha. Qytetari fshiu foton me Bashën, duke thënë se ky i fundit duhet të largohet.

      Ish-kryeministri Berisha deklaroi se qytetari bëri mirë, pasi duke qenë afër Festës së Flamurit, flamuri e besëprerja nuk qendrojnë bashkë.

    • VIDEO

      'Prindi 1, prindi 2', Berisha: Këtë e bën Rama dhe hesht Basha, ne s'e pranojmë kurrë

      Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e Kuçovës deklaroi se do të mbrojë familjen deri në fund dhe nuk do t'i pranojë emërtimet 'Prindi 1' dhe 'Prindi 2' për nënën dhe babanë. Berisha tha se këtë mund ta bëjë Edi Rama dhe të heshtë Lulzim Basha. Këtë të fundit Berisha e quan peng të kreut të qeverisë.

       
    • VIDEO

      Berisha lavdëron Fatos Nanon: Reformoi PS-në, t'ja njohim meritën se flet saktë kur është esëll

      Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e Kuçovës ka lavdëruar këtë mbrëmje Fatos Nanon. Berisha theksoi se Nano njihet për meritat që reformoi Partinë Socialiste dhe vendosi institucionin e votës, ndërsa akuzoi Ramën se i ka shkatërruar këto reforma.

      Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën këto tetë vite. Ne votojmë dhe siç thoshte Stalini na e rrëmben partia shtet. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe 2021. PS kaloi një provë të madhe reformash me Fatos Nanon, megjithëse ai kur është esëll flet saktë. Por ai bëri një gjë të madhe për PS dhe vendin. Nga partia e njëshit, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë në kryetar të partisë me votat e anëtarëve. Ai humbi zgjedhjet dorëzoi partinë sipas statutit. Kryetari po humbi zgjedhjet ikën, por Rama në 2009 humbi zgjedhjet e jo që nuk iku po detyroi anëtarët të votonin për të mos hequr kryetarin. Nga 2019, PS është shndërruar në parti të punës në Shqipëri. Kryetari i PD iu vërsul votës së lirë dhe arritëm ne partia që solli votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ai na bëri gazi i dheut. Ju jeni dëshmimtarë se si ky njeri ka marrë vendim tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, nen të statutit apo parim partie. Kryesinë e partisë  e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është kryesia juaj, por e peng Bashës, ndaj i ftoj  që të japin dorëheqjen.

    • VIDEO

      'Foltorja' në Kuçovë, Berisha: Kryesia e PD të japë dorëheqjen, s'përfaqësojnë demokratët! Fatos Nano reformoi PS-në, flet saktë kur është esëll

      Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë mbrëmje në Kuçovë për 'Foltoren' e radhës me demokratët. Berisha tha se 8 vitet e fundit ishin vitet e varfërimit të shqiptarëve për shkak të Edi Ramës, ndërsa edhe njëherë i ka bërë thirrje kryesisë së PD të japin dorëheqjen. Berisha deklaroi se anëtarët e Kryesisë së PD, 60% e tyre të emëruar nga Lulzim Basha, nuk përfaqësojnë demokratët, pasi nuk janë të votuar.

      "Ju jeni dëshmitar se si ky njeri ka marrë vendime në tre muajt e fundit pa pyetur asnjë forum, asnjë nen të statutit. Ju jeni dëshmitarë së fundmi që Kryesinë e partisë e ka me 60% të emëruar. Ajo nuk është Kryesia juaj, ajo është Kryesia e peng Bashës. Unë i ftoj ata të gjithë që të japin dorëheqjen për dinjitetin e tyre. Ata u përkasin ju dhe ju them se ju jeni drejtuesit dhe njerëzit e besimit të anëtarësisë së PD. Ju nuk mund të jeni kurrë anëtarë të shoqatës Basha-Bardhi, duhet të qëndroni midis anëtarësisë së PD. Ndaj dhe jepni dorëheqjen", u shpreh Berisha 

    • VIDEO

      Ndryshimi i bravës së derës së PD në Fier, Kapllanaj: Zyrat u morën në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore, Baçi ka dhënë dorëheqjen

      Kryetari i Komanduar i degës së Partisë Demokratike Fier, Agron Kapllanaj këtë të enjte ka sqaruar incidentin e ndryshimit të bravës së zyrës së PD-së në këtë qytet. Ai thotë se zyra u mor në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore, pas largimit të Luan Baçit. 

      “Përsa i përket shqetësimit të zyrave të PD-së Fier dhe nuk e di se nga ka dalë. Me vendim të kryesisë së PDSH-së unë jam komanduar deri në zgjedhjet e ardhshme të kësaj dege. Zyrën e PD-së dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendër të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre. Kam marrë çelësat në dorëzim dhe kjo zyrë është e PD-së së Fierit,”- tha Kapllanaj.

    • VIDEO

      Me 77 vota pro miratohet buxheti 2022! PS voton kundër amendamenteve të Erion Braçes për paketën fiskale, vetëm 8 deputetë pro

      TIRANË- Propozimet për paketën fiskale të të vetmit zë opozitar brenda qeverisë, ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe nuk gjetën mbështetje as nga vetë socialistët sot në Kuvend. Amendamentet e tij të dorëzuara me disa ndryshime në paketën fiskale morën vetëm 8 vota pro e ndërsa mazhoranca ka pranuar vetëm mendimin e Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në.

      Edhe propozimet e tjera të mbërritura nga Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, Petrit Vasili nga LSI si edhe Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku nga PD u hodhën poshtë. Nga ‘Foltorja’ Braçe tha se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti duke kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që iu është bërë me lejimin e kazinove.

    • VIDEO

      Rama 'u gjen zgjidhjen' vjehrrave dhe nuseve që jetonin nën një çati: Tani nuk do ziheni më, shtëpi për të dyja

      Gjatë vizitës në lagjen e rindërtuar të Thumanës, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat drejtuar vjehrrave dhe nuseve.

      “Është bërë edhe një plus, kudo ku të dëmtuarit nën një kulm kanë qenë më shumë se një kurorë përfitojnë aq apartamente sa kurora. Me këtë rast lehtësojmë edhe vjehrrat edhe nuset nga të qëndruarit në një kulm u japim mundësinë të duhen më shumë duke qenë secila në kulmin e vet” u shpreh Rama.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv