-
VIDEO
Nesër dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama në Thumanë: Pas dy-tre ditësh nis shpërndarja e apartamenteve, brenda Krishtlindjeve shtëpitë individuale
Pas dy tre ditësh do të fillojë shpërndarja e apartamenteve të rindërtuara në Thumanë. Kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Thumanë ku theksoi se synohet që për Krishtlindje do të shpërndahen edhe banesat individuale.
"Në dy tre ditët në vijim njerëzit do fillojë të hyjnë në apartamente dhe më pas në shtëpitë individuale me ambicien që në prag të krishtlindjeve të kthehemi për një festë të madhe dhe të ndezim edhe pemën e ullirit dhe begatisë që do të vendoset mu në majë, që do kthehet në një simbol të kësaj lagjeje.
-
VIDEO
Kritikat për paketën fiskale, Kreu i Grupit Parlamentar të PS: 6% i famshëm ishte kthyer në subvencion për grumbulluesit, do ja çojmë direkt fermerit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur kritikave të PD-së në lidhje me paketën fiskale dhe akuzat se po goditet sektori i bujqësisë, Sipas Ballës, gjatë qeverisjes së PS është dyfishuar toka e mbjellë, teksa thekson se deri në fund të këtij mandati, eksportet do të kenë arritur në vlerën e 1 mld dollarë. Për heqjen e kompensimit 6% të TVSH-së për fermerët, Balla thotë se ishte kthyer në subvencion për grumbulluesit, ndërsa tashmë do t'i shkojë direkt fermerit.
"Unë jam një nga deputetët në këtë sallë që i ble vetë edhe domatet, shkoj dhe te kasapi për të furnizuar familjen ime me ushqim. Bujqësia matet me sa hektar tokë mbillej në vitin 20133, 120 hektarë dhe sot janë 255 mijë hektarë, pak më shumë se dyfishi i asaj në vitin 2013. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm të hyni në një debat me PS për bujqësinë. PS ka sot të garantuara nën ujë, në kuptimin e furnizimit me ujitje apo kullim 230 mijë hektarë, nga 255 mijë hektarë tokë e mbjellë. Gjatë diskutimeve t buxhetit kemi patur shumë debate mes nesh për çështjen e 6% të famshëm që i ishte ndryshuar forma rrugës, ishte kthyer në subvencion për grumbulluesit, nuk shkonte te fermeri, ishte formë rimbursimi e paligjshme, është mbajtur nga grumbulluesi. Ne do tja çojmë direkt fermerit sot kemi rënë dakord me një pjesë të protestuesve që 6% përkthehet në vlerë monetare 750 mln lekë, këto do shkojnë subvencion te fermeri. 9 mln dollarshi, 10% i tvsh së imputeve bujqësore, do shkojë direkt përsëri te fermeri. Është e padrejtë dhe jo korrekte ajo që bëri Basha. Gjithçka nga shuma prej 16.5 mln dollarë, do t'i shkojë direkt atij që punon tokën. Në fund të këtij mandati do kemi arritur vlerën 1 mld dollarë eksporte", tha Balla.
-
VIDEO
Zgjatja e afatit të organeve të Vetingut, PS: Procesi mbi palët! Besoj në reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se zgjatja e afatit të organeve të Vetingut është proces mbi palët. Ai tha nga Elbasani se beson se ka një reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare dhe do dakordësohen për këtë çështje.
-
VIDEO
Basha: Buxheti i pushtetarëve , jo qytetarëve! I varen mëlçitë në qafë Ilir Beqajt?
Teksa Lulzim Basha e konsideroi buxhetin 2022 të pushtetarëve dhe jo qytetarëve, hodhi akuza edhe nga Ilir Beqajt, lidhur me emërimin e tij në krye të agjencisë të Donacioneve që do të koordinojë donacionet e aleatëve të vendit. Basha tha se ujkut nuk i varen mëlçitë në qafë dhe këtë gjë bënë me Beqajn.
“Ky nuk është buxheti i qytetarëve por i pushtetarëve e të cilin kenë ngritur një model putinist që bazohet mbi kontrollin që nuk prodhon mirëqenie. Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë e marra së bashku, sërish nuk keni arritur të prodhimin mirëqenie, po plakni shoqërinë me shpejtësi marramendëse, vendi është shpopulluar, mendjen e keni vetëm te PPP. I keni varur mëlçitë në qafe ujkut, ia varët Ilir beqajt, të Check Up-it dhe PPP-ve”, tha Basha
Dje u konfirmua se Ilir Beqaj u vendos në krye të Agjencisë së Donatorëve, e cila do të koordinojë fondet dhe donacioneve që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.
-
VIDEO
Basha: Buxheti për bujqësinë, më i ulëti, po godisni prodhimin vendas! Rama bën 'teatër' me fermerët
Teatër që të ngjall krupën' e ka quajtur kreu i PD-së, Lulzim Basha takimin e kryeministrit Edi Rama me fermerët, të cilët protestuan sot para Kuvendit kundër paketës së re fiskale. Sipas Bashës, fermerët protestojnë me të drejtë, pasi politikat e reja fiskale të qeverisë po i çojnë ata drejt falimentimit. Basha tha se buxheti për bujqësinë është më i ulëti dhe se po goditet prodhimi vendas e po favorizohen 'oligarkët e eksporteve'
"Psudo-maxhoranca bëhet gati të votojë symbyllur mënyrën si do shpenzohen taksat e shqiptarëve, përfaqësuesit e fermerëve që përfaqësojnë 40% të punësuarve në Shqipëri kanë harxhuar sërish para për të udhëtuar drejt Tiranës vetëm që tju dëgjohet zëri, që mos ju shkelet sakrifica. I japin këtij vendi 20% të prodhimit të brendshëm bruto, kjo tregon çfarë peshe ka bujqësia në vendin tonë dhe për këtë duhet të dëgjohen para se të ngrihen kartonët. Janë njerëz që vetëm japin dhe në këmbim nuk marrin asgjë. Arkat e shtetit që ata i mbushin me taksat që paguajnë, ky kryeministër dhe ministrat e tij i zbrazin pa teklif me të dyja duart. I ofendoni, si me teatrin e paradites që ngjall krupë. Protestojnë sepse ndryshe nga sa përrallisni, buxheti për bujqësinë do të jetë edhe më i ulët se vitin e kaluar. Do të përballen me rritjen shtesë të 10% të çmimit, protestojnë sepse në vend të mbështesni prodhimin vendas, po e godisni në të gjitha hallkat duke favorizuar oligarkët e eksporteve. Ju nuk keni konsultuar askënd prej tyre për këto masa që po e shkatërrojnë bujqësinë", tha Basha.
-
VIDEO
Open Balkan/ Shehu: Projekt i bërë në zyrat e Vuçiç, fokusohuni tek integrimi! Po çorodisni ndërkombëtarët! PS: E kthyem diplomacinë në histori suksesi
Gjatë diskutimit në Kuvend, deputeti i PD-së Tritan Shehu ka kërkuar nga qeveria që të fokusohet në integrimin e vendit në BE dhe jo të Open Balkan, një projekt që sipas tyre ka dalë nga zyrat e Vuçiç dhe nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Për Ballkanin e Hapur nuk ka sinjale mbështetëse nga Gjermania, SHBA ka kërkuar qartë pjesëmarrjen e 6 vendeve ndryshe nuk ka funksion. Ballkani i Hapur është shfaqje propagandistike e Beogradit. Nuk mund të hymë në këto skenarë me të ardhmen serbe, që një këmbë e gjysmë e ka në Moskë. Fokusi ynë integrimi në BE. Të përgatitemi për realizimin e projekteve Evropiane në shërbim të vendit dhe Rajonit” tha Shehu.
Kjo nuk u pranua nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ku tha se qeveria arriti të kthejë diplomacinë shqiptare në histori suksesi dhe se Open Balkan nuk është nismë e PS-së, por vijim i procesit të Berlinit.
“Ja kemi dal ta kthejmë diplomacinë Shqiptare në histori suksesi. Na pret një vit i jashtëzakonshëm në aspekt diplomatik. Në prioritet e politikës së jashtme Shqipëria është e besueshme. Akuzat për histori me komplote janë të papranueshme nga ju. Open Balkan nuk është nismë e PS-së” tha Xhaçka
Por Shehu tha se ky projekt ka dalë nga zyrat e Vuçiç dhe bie ndesh me interesat e Kosovës dhe integrimit në BE.
“Është një projekt i bërë në zyrat e Vuçiç dhe jo të PS, këtu keni të drejtë. Ballkani i Hapur bie ndesh me interesat e Kosovës dhe integrimit në BE. Ju po fusni në një impakt negativ të gjithë Ballkanin dhe po çorientoni edhe partnerët tanë”, tha Shehu.
-
VIDEO
Leskaj sfidon Braçen: Jemi dakord me propozimet e ish-kryetarit simpatik të Komisionit të Ekonomisë, e ftojmë mos të votojë paketën fiskale
Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, ka mbështetur propozimet e deputetit socialist Erion Braçe dhe e sfidoi atë që mos ta votojë këtë paketë fiskale e propozuar nga qeveria socialiste.
'Një replikë miqësore me ish-kryetarin simpatik të i të Ekonomisë, ish-zëvendës kryeministrin jo simpatik të sektit Rama, zotin Erion Braçe. I dëgjuam me vëmendje, ne i kemi mbështetur dhe do ju mbështesim propozimet tuaja edhe në parim. Sa herë të keni propozime konstruktive do ju mbështesim se ju i tillë jeni. Ju jeni i ndërgjegjshëm se në këto propozime tuaja mazhoranca nuk ju mbështet dhe këto vendime merren nga kjo qeveri. ne dhe ju thjeshtë kalojmë dhe plotësojmë butaforinë. Por meqë ty nuk ti mbështet grupi juaj, ju ftoj juve Erion të mos e votoni këtë paketë fiskale. kjo do jetë dëshmia e atyre fjalëve dhe mendimeve konstruktive që ju keni.'- tha Leskaj.
-
VIDEO
Spaho në mbështetje të amendamenteve të Braçes: T'i votojmë, propozimet e qeverisë do ta fusin bujqësinë në kolaps
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kërkuar votimin e amendamenteve të prezantuar anë Kuvend nga Erion Braçe për paketën e re fiskale. Sipas Spahos, me propozimet e qeverisë, bujqësia mund të futet në kolaps.
"Të votojmë dy amendamente e z.Braçe për sektorin e bujqësisë. Do ta fusim bujqësinë në kolaps me këto dy propozime të qeverisë për politikat fiskale", tha Spaho.
-
VIDEO
‘Paketa fiskale godet më të dobëtin’, Braçe bën propozimet: Hiqni favorizimet tek hotelet me 5 yje, tek birra, ndërtimet në bregdet dhe taksoni pijet alkoolike
Ashtu siç e kishte paralajmëruar deputeti i PS-së Erion Braçe ka prezantuar një sërë amendamentesh në Kuvend, që sipas tij duhet të përfshihen në paketën e re fiskale. Duke thënë se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti, Braçe ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që ju kemi bërë me lejimin e kazinove.
"Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente, do t'i prezanton një për një. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale, do të doja që në ligjin për TVSH të propozoja heqjen e këtyre dy përjashtimeve: Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës. Kjo masë u mor vitet e shkuara për të bërë thithjen e investimeve, por unë mendoj që mjafton një favor, ajo që ne i kemi dhënë të drejtën për të organizuar lojëra fati dhe kazino në ambiente e tyre”, tha Braçe.
Propozimi tjetër është për të hequr favorin e bërë në sektorin e ndërtimit për zonat rezidenciale dhe në bregdet. Braçe tha se duke vendosur TVSH për furnizimin me tokë dhe për shitjen e parë të ndërtesës ndalohet edhe zaptimi.
-
VIDEO
Leskaj e Rushaj propozojnë rritje të fondit për ish-të përndjekurit, nga 1 miliardë që është të shkoj në 10 miliardë lekë
Deputetët e Partisë Demokratike Bujar Leskaj dhe Alfred Rushaj kanë propozuar një rritje fondi për ish-të përndjekurit politikë.
'Detyrimi ynë ndaj të përndjekurve është 51 miliardë lekë, dhe kemi shlyer vetëm 40% të këtij detyrimi. Me këtë ritëm që është ndjekur nga qeveria, ky detyrim shkon për 31 vjet. Kemi të bëjmë me një detyrim ligjor, që e ka zanafillën tek vendimi i shtatorit 1991, kur ju dha pafajësi ish të përndjekurit. Ky është një detyrim yni, është detyrim i qeverisë, i shtetit, i opozitës, dhe nuk është një favor për këtë shtresë. Në këtë faturë janë 10 mijëra vite burg, është një punë diskriminuese që është bërë nga viti 1944-1990.'- tha Leskaj.
-
VIDEO
PS amendament për buxhet shtesë për KPA, 60 mln lekë shtesë në shpenzimet korrente
Partia Socialiste ka dorëzuar një amendament për buxhet shtesë për Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
“Në amendamentin që kam depozituar është kërkuar rritja e kapaciteteve për KPA që duan një shtesë në buxhet për të rritur kapacitetet e tyre në burimet njerëzore. 60 milionë lekë shtesë në shpenzimet korrente”, tha Balla.
-
VIDEO
LSI dërgon 7 amendamente për paketën fiskale në Kuvend, Kryemadhi: Fermerët shqiptarë kërkojnë mbështetje përballë konkurrencës së fortë me vendet e rajonit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka propozuar 7 amendamente për paketën fiskale. Kryemadhi është shprehur se ne e dimë që gjendja e fermerëve është e vështirë dhe konkurrenca që kanë me vendet e rajonit është e madhe ndaj kërkojnë më shumë politika mbështetëse.
“Fermerët shqiptarë janë në një situatë të vështirë, bujqësia është një ndër sektorët më të vështirë dhe konkurrenca duke parë vendet e rajonit është shumë e lartë. Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin agrikultura. Kryeministri ka bërë një reklamë për mbështetjen e fermerëve por që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Rritja e TVSH e menjëhershme do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë jo vetëm në rritjen e çmimit të fermerëve por dhe në xhepin e fermerëve. Një nga pikat e tjera është dhe shfuqizimi i pikës C që bën që të gjithë fermerët do të jenë të detyruar të paguajnë më shumë për blerjet që ju duhen për punën e tyre. Një tjetër për tu diskutuar është dhe heqja e TVSh për ato që kanë investime mbi 500 milionë Euro”, ka Kryemadhi.