• VIDEO

    PD amendament për uljen e TVSH, ministrja e Financave: Nuk sjell ulje të çmimeve, e provuam vjet me biznesin e vogël dhe çmimet nuk ndryshuan

    Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se ulja e TVSH nuk do të sjellë ulje të çmimeve të produkteve të shportës.

    “Janë 3.2 miliardë lekë që shkojnë për mbështetjen e fermerëve. Aludimet për shpenzimet e luksit nuk qëndrojnë. Investime në rrugë, ujësjellës kanalizime, në turizëm si dhe në IT në shkolla. 3.6% e PBB do të shkoj për sektorin e arsimit. Mbështet të gjitha shtresat në nevojë, mbështet investimet dhe mbështet rritjen ekonomike për vitet në vijim. Përjashtimet nga TVSH-ja nuk janë përkthyer në uljen e çmimeve.Ne hoqëm TVSH-në për biznesin e vogël vjet ndërkohë çmimet nuk u ulën.Përjashtimet në bujqësi nuk kanë dhënë efektin e duhur në uljen e çmimit. për Imputet bujqësore prapw norma do të jetë e reduktuar, pasi është 10% dhe jo 20%”, tha Ibrahimaj.

  • VIDEO

    Fermerët takohen me deputetin e PD-së, Korreshi: Ky flet për satelitë, fermerëve s'u ndizet traktori

    Para Kuvendit ku po protestojnë kundër paketës së re fiskale, fermerët janë takuar edhe me deputetë të Partisë Demokratike, Sajmir Korreshin, Dashnor Sulën dhe Luan Baçin. Fermerët kërkuan që deputetët të ngrenë zërin e tyre në Kuvend, ndërkohë që ato u shprehën se duan që ministrja e Bujqësisë të shkojë atje dhe të shohë koston reale që ato kanë për produktetet e tyre.

    'Gjeje t'i rrugën atje se je deputet. Pikat kanë hallin e vet. Të diskutohet tamam në parlamentin e këtij vendi. Shikoji duart tona a duan punëtorë ky shtet?! O Sajmir ne duam pa llafe të vijë ministrja e Bujqësisë dhe të vij ta shikojë, nga mbjellja çfarë marrim se çfarë përdorim të bëhen analizat e imputeve. të vijë dhe të shohin nga mbledhja dhe të bëjnë llogarinë se sa na del. Sa e blejmë farën, plehun. Të vijnë dhe ta shohin. Ndryshe ne do ta lëmë serën e të vijë malli nga tu dojë qejfi e të shohin se sa do e blejë mallin. Ndryshe do të bashkohemi më Sali Berishën, ne jemi të majtë, por ka shkuar aty ku nuk mban më. Të vijnë e të na qajnë hallin. Në kërkojmë të bashkohemi me rajonin. Serbia e sjellë gjithë qumështin këtu. Është një subvencionim jo real për bujqësinë nga qeveria. Ndryshe në do të ikim nga ky vend. Do bllokojmë edhe rrugën, punëtor jemi nuk jemi mafioza...'- tha fermerët.

  • VIDEO

    PD amendament për uljen e TVSH në 6 %, Tabaku: Do ulte çmimet e produkteve të shportës

    Partia Demokratike ka çuar amendament për ligjin e TVSH ku kërkon uljen e saj nga 20 % në 6 %, ku deputetja Jorida Tabaku tha se do të përfitonin 659 mijë individë.

    “Të nderuar fermerë që keni protestuar me dinjitet, megjithëse sillni propozime kurrë nuk jeni dëgjuar. Unë pas 9 vitesh në këtë parlament e kam të vështirë të ndaj situatën ireale të qeverisë dhe atë që po ndodh sot jashtë. Unë jam këtu për të propozuar një amendament për TVSH-në.120 amendamente ka prezantuar PD në 9 vite. Unë nuk besoj se situata mund të korrigjohet, por duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shportës, PD gjykoi propozimin për uljen e TVSH-së nga 20 në 6%.PD kërkoi dy muaj më parë interpelancë. Ka një tendencë për rritje çmimesh edhe produktet e tjera, jo vetëm të shportës. Masa për TVSH-në do të kishte ndikim te 659 individë”, tha Tabaku.

  • VIDEO

    Buxheti i 2022, zv.kryeministri: Më i madhi në 30 vite, bën ndryshime logjike në funksion të një epoke të re! Kryefjalë infrastruktura, dixhitalizimi dhe mbështetja e familjeve në nevojë

    'Më i madhi në 30 vite, që do të bëjë ndryshime logjike në funksion të një epoke të re', kështu e ka konsideruar zv.kryeministri Arben Ahmetaj buxhetin e 2022 që po diskutohet sot në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj iu përgjigj edhe kritikave të opozitës, ku tha se është reflektuar për sugjerimet e tyre, por shton se gjithsesi nuk pret që ky buxhet të votohet nga ata. Sipas Ahmetaj, kryefjala e këtij buxheti do të jetë infrastruktura, dixhitalizimi dhe mbështetja për familjet në nevojë

     
  • VIDEO

    Fermerët e Lushnjës protestojnë para Kuvendit kundër paketës së re fiskale: Duhet të konsultohen me ne

    Fermerët e Lushnjës po protestojnë ditën e sotme para Kuvendit, kundër paketës fiskale, e cila pritet që të miratohet ditën e sotme në buxhetin e vitit 2022. 'Me këtë paketë të re fiskale do të hani produkte 3D', 'Po na përzënë nga toka jonë, fali zot se s'dinë çfarë bëjnë', janë këto disa nga parullat me të cilat po protestojnë fermerët para Kuvendit.

    'Kemi ardhur para Kuvendit për t'i përcjellë një mesazh për të mos votuar paketën fiskale, pasi i rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë. Jemi për t'ju dhënë një mesazh që mos ta votojnë këtë paketë pa u konsultuar me ne.'- u shpreh Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve në Lushnje.

  • VIDEO

    Pritet miratimi i buxhetit 2022, fermerët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë paketën fiskale, Rama merr një përfaqësi të tyre në sallë

    Kuvendi ka nisur seancën maratonë për shqyrtimin dhe miratimin e buxhetit të vitit 2022 dhe të paketës fiskale. Ajo ka nisur me një minutë heshtje nga deputetët për 45 viktimat e aksidenti tragjik në bullgari, të cilët ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

    Gjithashtu jashtë kuvendit po zhvillohet edhe një protestë nga fermerët që kundërshtojnë paketën e re fiskale. teksa ata protestonin ka ardhur kryeministri Edi Rama për të hyrë në seancë dhe është takuar me ta duke marrë një përfaqi të tyre në sallën e Kuvendit.

  • VIDEO

    Basha-Berisha, lufta për PD-në kalon nga Kuvendi fitues i dhjetorit

     

    Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD dhe betejën mes Bashës dhe Berishës. Cili do te jetë Kuvendi fitues, në 11 dhjetor apo në 18 dhjetor? Të ftuar Myslim Murrizi, Azgan Haklaj, Bledi Mane dhe Leonard Ka

    Foto Kryesore

    Ngarkoni foto nga desktop

    Zgjidh një foto nga serveri

     Foto te perpunuar  Foto bruto

    Përmasat e sugjeruara për imazhin janë 780x440


    terrorizemkosovatiranagrabitjeBalla

    •  

    Plotëso taget e fotos


    Kategoria

    Zgjedhjet 2021Pa gjurmëTiranaLifestyleAnalizaDrejt PunësArkivaProgrameDossierMediaSpecialeLajme të miraHoroskopiVIP & SpektakëlShëndetiKulturaIntervistaKosova & RajoniSocialeEkonomiPolitikëKryesoreEmisioneVideo ZoneNë LibrariMirëdita mësueseReceta GatimiAktualitetSportBota

    Programi

    KontrastMinuta 0Rubrika "Në Librari"SpecialeDokumentarEdicioni informativ i lajmeveStudio LiveSot, live në Shqipëri!Shtypi i ditës dhe ju112Pa ProtokollVeri-jugPa gjurmëDosja KTë gatuajmë!Rreze DiellRepolitix5 Pyetje nga Babaramo

    Video i emisionit te plote

     

    Shfaq në rezultatet e kërkimit

     

     Publiko  Ruaj si draft  Anulo

    raj.

  • VIDEO

    ‘Open Balkan’ në Serbi, SHBA: Mbështesim nismën, por duhen të 6 vendet! Rama: S’mund të presim BE! Nuk bindim skeptikët! Meta nga Prishtina: Nismë përçarëse dhe përjashtuese

    Në takimin online  të‘Ballkanit të hapur’ të mbajtur në parlamentin e Serbisë, i dërguari amerikan për rajonin Gabriel escobar paralajmëro se kjo nismë nuk do të funksiononë pa përgsjirjen edhe të shteteve të tjera ballkanike. Por kryeministri Rama theksoi se nuk u takon vendeve nismëtare të ‘ballkanit të hapur’ të bindin vendet e tjera të bëhen pjesë. Në fund të fjalës së tij, moderatori i konferencës e quajti Ramën “kampioni i Open Balkan” dhe kjo ka sjellë duartrokitje në parlamentin e Beogradit.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Argita dhe Jamarbri blenë vilë në Gjirin e Lalzit pas shpalljes 'Non Grata', Berisha 190 mijë USD kursime, Luljeta Bozo (me punë privat) 50 mijë USD me pak

    Report Tv siguron eksluzivisht deklaratën e fundit të pasurisë së plotë të familjes Berisha. Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi shtuan numrin e shtëpive pas vendimit të SHBA për shpalljen non grata të Familjes Berisha. Mister pasuria e Shkëlzenit, nga deklarimi rezulton i pastrehë?!   

  • VIDEO

    Haklaj në Repolitix: Skenari i Berishës më 11 dhjetor, do shkojë të pushtojë selinë e PD-së! Bashën nuk e shkarkojnë dot

    Kuvendi i 11 dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha do të jetë një miting politik dhe skenari i Berishës është që të shkojë në selinë blu dhe të pushtojë selinë. Kështu tha në emisionin Repolitix në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj, i cili shtoi se nëse mësyn në seli do të quhet si rrëmbim i opozitës legjitime dhe grusht shteti

  • VIDEO

    Gjikondi në Report Tv: SPAK s’ka këllqe të godasë politikën! Vettingu në politikë? Kërkesë e Bashës për hallet e veta, Meta dhe Berisha të njëjtin fat

    TIRANË- Për aktivisten Brizida Gjikondi, SPAK lë shumë për të dëshiruar duke thënë se shpresa e saj e vetme është te trysnia që do të bëjnë ndërkombëtarët, roli i Yuri Kim dhe ambasadës Amerikane. E ftuar në Report Tv, ajo tha se për aq kohë sa SPAK nuk ka çuar në pranga politikanët e korruptuar në Shqipëri, e lë të dyshoj se është i kapur nga politika.

     
  • VIDEO

    Do të menaxhojë ndihmat e donatorëve, Bledi Mane në Repolitix: Ilir Beqaj do të shpallet 'non grata' nga SHBA bashkë me Petrit Vasilin

    Mirëpo gazetari Bledi Mane, duke ironizuar emërimin e tij në krye të kësaj agjencie, paralajmëroi se në emisionin Repolitix, në Report Tv se Ilir Beqaj do të shpallet 'non grata' së bashku me deputetin e LSI-së Petrit Vasili.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv