-
VIDEO
Kuvendet e PD/ Berisha nga Tropoja: Basha me vasalët e tij po mbledh firma për 18 dhjetorin, u ofron poste drejtorësh e zv.ministrash në qeverinë Rama
TROPOJË- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tropojë, ku ka vijuar me akuzat e tij në drejtim të Lulzim Bashës. Në një kohë që Lulzim Basha thotë se po takon demokratët në bazë, Berisha e akuzon se ai po "blen" demokratët duke i kërkuar që të firmosin për '18 dhjetorin' dhe në këmbim do i japë poste drejtorësh dhe zv.ministrash në qeverinë e Ramës. Kjo sipas Berishës, është një tregues se Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.
-
VIDEO
Kriza në PD, 11 ditë nga Kuvendi i Berishës, ç’do të bëjë Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD ndërsa kanë mbetur 11 ditë nga mbajtja e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha. Cfarë do të bëjë Basha ndaj lëvizjes së Berishës për ti marrë kreun e partisë? Të ftuar Arben Meçaj, Gent Malko, Ibsen Elezi dhe gazetari Bledian Koka.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Milionerët e rinj të Kuvendit, pasuritë e zbuluara për herë të parë nga Gjiri i Lalzit deri në Holandë, kush janë ‘bejlerët’ e PD, deputeti me orë 17 mijë euro
Report Tv zbulon ekskluzivisht pasurinë e deputetëve më të pasur që morën mandatin për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në krye Ramadan Likaj PD, me qindra mijëra m2 tokë, vila, biznese dhe orë Rolex. Pasuri befasuese Fation Veizaj dhe Leart Duraj. Alfred Rushaj shtëpi në Kroaci. Saimir Korreshi shtëpi në Athinë. Ornaldo Rakipi rezulton pa shtëpi.
-
VIDEO
Rama ‘i fiksuar’ pas Fifit, publikon pamjet si nëpër kartolina të Valbonës më këngën e saj! Reagon edhe Flori Mumajesi: Bllok kush shpërthen në komente pa lidhje
Kënga që mori gjithë vëmendjen në rrjet pas daljes së këngëtares Fifi, e shkruar brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka pëlqyer edhe kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë mëngjesin e kësaj të marte, ka publikuar pamje nga Valbona, e cila ishte zbukuruar si nëpr kartolina nga dëbora, që e kishte mbulura. Video ishte shoqëruar me këngën dhe projektin më të ri të Fifit ‘Diell’.
-
VIDEO
Përjashtimi nga PD pas shpalljen 'Non Grata'/ Hoxha te '5 Pyetjet': Berisha do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në vendin e Bashës! Në parti s'ka zgjidhje më të mirë se kryedemokrati
Flamur Hoxha, deputet i PD-së, shprehet se demokratët po shpenzojnë shumë energji në luftën mes njëri-tjetrin, e që sipas tij kjo nuk është aspak e drejtë. Ai rreshtohet krah Lulzim Bashës, duke thënë se thirrja e 2 kuvendeve, në 11 dhe 18 dhjetor, nuk ka të bëjë aspak me bashkimin e PD-së. Ai thotë se në PD, nuk ka një zgjidhje më të mirë se Lulzim Basha.
-
VIDEO
Mehmetaj në ‘5 Pyetjet’: Basha iu dha fund protestave se e dinte që do dilnin jashtë kontrollit! Pas 25 prillit kuptua se marrëdhënia me PD-në nuk ishte e sinqertë
Djegia e mandateve si edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019 i kanë kushtuar rëndë LSI-së. Këtë e konfirmon edhe ish-deputetja Kejdi Mehmetaj në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv. Mehmetaj është në të njëjtin mendim si presidenti Ilir Meta, se nëse protestave nuk do i vinte fundi pas 8 herëve radhazi ato do të dilte jashtë kontrollit dhe përgjegjësia do të binte mbi Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Ish-deputeti Aldo Bumçi në Report Tv: Ka mungesë besimi ndaj Bashës! Futi partinë në zgjedhje në kohë të papërshtatshme! Rama s'ka frikë prej tij
Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi se Basha është përballur me një regjim, por ai nuk krijoi një ekip dhe nuk i promovoi kandidatët e PD, ndërsa thekson se bëri një fushatë vetmitare. Sakaq, Bumçi thekson se Rama nuk ka frikë prej Bashës sepse ai i lë betejat në gjysëm.
-
VIDEO
77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës! Nderojnë me grusht dëshmorët, në Shkodër dhe Vlorë së bashku në ceremoni me zyrtarët lokalë
Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Raste të tilla kanë ndodhur në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.
-
VIDEO
Alibeaj: Paketë ligjore për dekomunistizimin, ngjarjet e djeshme me foto e Enver Hoxhës të mos ndodhin më
Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend nj paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste. Aliebaj tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura. E gjithë kjo nisëm u ndërmor pas incidentit të djeshëm në grupin e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi 29 nëntorin me foton e Enver Hoxhës.
-
VIDEO
Uroi 28 Nëntorin me foton e diktatorit Enver Hoxha, deputeti Çela nuk tërhiqet: Ai udhëhoqi luftën! PS: Do të bëjmë verifikime
Një ditë më parë, në grupin e “Whatsapp” të Komisionit të Sigurisë, deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar 28 vjetorin me një foto ku krahas flamurit shqiptar, ishte edhe figura e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ai nuk është tërhequr as sot nga deklarata e tij.
Nga Lushnja ku mori pjesë në homazhet në nder të të rënëve në luftën e dytë botërore, deputeti i Lushnjes në prononcimin e tij për mediat tha se figura e Enver Hoxhës nuk është nul pasi ai udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare dhe ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës është njëlloj si figurat e tjera të ballit dhe legalitetit që janë rehabilituar dhe kjo i takon historianëve.
-
VIDEO
Sot 29 Nëntori, përkujtohet 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist italian e gjerman! Rama, Meta dhe Nikolla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Sot me aktivitete përkujtimore e tematike festohet 29 Nëntori, 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla kanë kryer homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve, për dëshmorët e rënë për çlirimin e atdheut, ku kanë vendosur kurora me lule.
Gjithashtu më herët kryeministri Edi Rama postoi një video nga Rruga e Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Në Vlorë për të festuar Ditën e Pavarësisë, vajzat dhe gratë e Kosovë ‘rrethojnë’ Ramën dhe kërkojnë fotografi
Shqiptarë nga trevat e Shqipërisë, kryesisht nga Kosova kanë qenë të pranishëm mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku u mbajt edhe ceremonia e ngritjes së flamurit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku duket i rrethuar nga vajza dhe gra të buzëqeshura nga Kosova të cilat kërkojnë të bëjnë një fotografi me të.