-
VIDEO
109-vjetori i Pavarësisë, urojnë politikanë dhe drejtuesit e shtetit në Shqipëri dhe Kosovë! Mesazhi i Sekretarit Blinken: SHBA, krenare t'ju quaj mik
Në festën e flamurit dhe 109-vjetorinë e Pavarësisë, politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë dërguar urimet e tyre për shqiptarët kudo që ndodhen.
I pari, me logon e aeroportit të Vlorës ka shprehur urimin e tij kryeministri Edi Rama. Ndërsa pas tij, presidenti me duart në formën e shqiponjës së bashku me nipin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ka uruar 109-vjetorin e pavarësisë. Në ditën e flamurit Meta ai ka përshëndetur të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
-
VIDEO
Ilir Meta nga Vlora: Është dita për të reflektuar dhe për tu bashkuar për Shqipërinë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Vlorë për ceremonitë e festimit të 109-vjetorit të Pavarësisë. Në një prononcim për mediat ai ka zgjedhur të japë një mesazh edhe për politikën.
“Kjo është festa më e rëndësishme e kombit tonë, Dita e Flamurit, e Pavarësisë dhe të ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, pasi ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për tu bashkuar dhe reflektuar dhe Shqipëria të jetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian”, ka thënë Meta.
-
VIDEO
Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli.
Në nisje të punimet për Aeroportin e Vlorës në fjalën e saj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, është shprehur se aeroporti do të jetë gati për fluturime në vitin 2025 dhe do të hapë rreth 1 mijë vende pune.
“Është gëzim i madh që 109 vjetori i Pavarësisë përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e vendit. Aeroporti i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, që synon që të hapë 1000 vende pune, dhe të hapet në prill të vitit 2024 dhe të fillojë fluturimet në 2025”, ka thënë ajo.
-
VIDEO
I shoqëruar nga drejtues dhe deputet të PD, Basha kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve: Dita e pavarësisë mbush me krenari zemrat e shqiptarëve
Me lule me kurora, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar edhe nga drejtues dhe deputetët e PD, ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
-
VIDEO
Ceremonia për 28 Nëntorin, Rama nuk përshëndet kryebashkiakun e Vlorës, Lelin
Në ceremoninë e organizuar pak minuta më parë në Vlorë, që nisi siparin e festimeve për 109-vjetorin e Pavarësisë, ka patur edhe një 'incident' të vogël mes Ramës dhe kryebashkiakut Leli.
Rama ka kaluar pranë tij dhe nuk e ka përshëndetur, duke e anashkaluar Lelin.
-
VIDEO
109-vjetori i Pavarësisë, i treti përvjetor me festime të kufizuara! Nisin nga Vlora festimet, ngrihet Flamuri! Të pranishëm Rama, Meta dhe Nikolla
Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Në festimet e sotme në Vlorë dhe në Tiranë apo në qytete të tjera të vendit pritet që të kenë shumë shqiptarë nga Kosova dhe trevat e tjera.
-
VIDEO
Dega e PD në Elbasan publikon emrat pro Berishës: 272 delegatë nga 409 do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit
Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha.
-
VIDEO
Rindërtimi post tërmet me Arben Ahmetaj dhe foltorja e Berishës
Interviste me Zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj Cili eshte bilanci i rindertimit pas 2 viteve nga termeti i 2019. Si eshte situata me familjet qe mbeten pa strehe? A ka ende familje qe jetojne ne cadra? Kur perfundon teresisht procesi i rindertimit dhe sa i ka kushtuar buxhetit te shtetit ky proces? Si i pergjigjet Ahmetaj pretendimeve te opozites per korrupsion ne tendera ? Buxheti i 2022 dhe sfidat per mbajtjen e cmimeve nen kontroll si dhe ulja e borxhit publik.. 2- A i bashkoi foltorja demokratet? Deklaratat dhe akuzat e forta te Berishes dhe Bashes.
-
VIDEO
Rindërtimi/ Zv.kryeministri Ahmetaj në ‘Pa Protokoll’: Ende 157 familje në çadra! Në vjeshtën e 2022 do të jenë akomoduar të gjithë
Në një intervistë për gazetaren e report Tv Anduela Ndreu në emisionin Pa protokoll, zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj foli për procesin e rindërtimit. 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se deri në vjeshtën e ardhshme do të jenë akomoduar të gjitha familjet ndërsa zbuloi edhe numrin e familjeve që ende jetojnë në çadra.
-
VIDEO
Kriza e PD-së, sa sfidantë për kreun?
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe 'malazezi' misterioz që e urdhëroi të dorëzohet
TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.
Ai deklaroi se i pari që është përgjuar ka qenë Sali Berisha kryesisht për ngjarjet e shtatorit të 1998 që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e dështuar të shtetit dhe marrëdhëniet e tij me Bujar Bukoshin.
-
VIDEO
Në 2020 u bllokuan 7 biznese për pastrim parash, PD: 60% të vlerës së ndërtimeve e zënë paratë e pista
Demokratët në Komisionin e Ligjeve e shohin sektorin e ndërtimit si më aktivin në pastrimin e parave. Gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve Drejtori i i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi tha se gjatë 2020-ës janë bllokuar 7 kompani dhe se Shqipëria ka bërë progres në këtë fushë.