• VIDEO

    Kush e kontrollon Grupin Parlamentar të PD-së, Basha apo Berisha?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi betejën Basha-Berisha për kontrollin e grupit parlamentar të PD-së. Kush kontrollon më shumë deputetë në grupin parlamentar, Basha apo Berisha? Cilat janë shkaqet e përplasjes Basha-Meta dhe cfarë ka mes Berishës dhe Metës? Të ftuar Gent Malko, Lisandër Hoxha, Aulon Kalaja dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    ‘Taçi’ debat te Komisionin e Sigurisë: Cili politikan del në përgjime? PS: drejtojuni SPAK për të marrë informacione

    Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin që detyron edhe familjarët e politikanëve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të deklarojnë pasuritë. Por debatet mes deputetëve u përqendruan edhe në përgjimet e dosjes për pastrim parash të Rezart Taçi, me pyetjen se kush është zëvendëskryeministri që përmendet në dosje

  • VIDEO

    Berisha: Kim të mos shfrytëzojë krimet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren! Sa të jetë Blinken, nuk shkel në SHBA, por kohët ndryshojnë

    Nga 'Foltorja' e Burrelit, ish-kryeministri Sali Berisha kishte një koment edhe për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, kur tha se ajo duhet të mos sillet si guvernatore por të respektojë konventat ndërkombëtare të diplomacisë ndërsa nuk la pa përmendur edhe shpalljen e tij non grata, ku deklaroi se sa të jetë Blinken nuk shkel në SHBA, por kohët ndryshojnë.

     
  • VIDEO

    Formulari i Bashës për të testuar mbështetjen e anëtarësisë, Berisha: Grisini pseudoformularët, ka edhe 'patronazhistin' aty

    Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë një takimi me demokratët e Matit edhe formularët e shpërndarë nga PD një ditë më parë, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor. Berisha tha se pseudoformularët kanë dalë nga zyra e Edi Ramës aq sa aty janë parashikuar edhe partonazhistët, një sistem i huazuar nga PS. Griseni atë formular, ishte porosia e Berishës për anëtarësinë demokrate, duke i ftuar ata që të marrin pjesë te Kuvendi i rithemelimit të PD më 11 dhjetor.  

     
  • VIDEO

    Berisha thirrje Gazment Bardhit dhe nënkryetarëve të PD: Jepni dorëheqjen sa më parë, mos rrini skllevër të Bashës

    Ish-kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Burrelit i bëri thirrje anëtarëve të kryesisë së PD, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë që të japin sa më parë dorëheqjen dhe të mos qendrojnë si skllevër të Bashës, duke e quajtur këtë të fundit një njeri të marrë peng nga Rama. Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit do rikthejë vlerat e PD.

    "Zgjedhjet që organizoi për kryetar PD-je, ishin kryekëput të manipuluar. Jam këtu për t'i bërë thirrje çdo anëtari kryesie, nuk kam personalisht me asnjërin asnjë problem, ju them se jeni të rinj në politikë, duhet të korrigjoni qendrimin tuaj. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit. Jepni sa më shpejt dorëheqjen, bashkohuni me rithemelues të PD. Bashkohuni se qëllimi ynë është bashkimi por nuk ka asgjë në botë që mund të na bashkojë veç votës, që na bashkon si njerëz të qytetëruar, që vendosim të zhvillojmë vlerat e përbashkëta. I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si sklllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj. Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të gdhendura në muret e kohës, si firmat e një historie që shënon pluralizmin dhe shembjen e narkoshtetit shqiptar. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratë të Matit ju ftoj të vini në Tiranë të merrni deputetët tuaj, por kam konsideratë kur ata ju respektojnë ju, gjithë respekti im varet nga respekti që kanë ata ndaj jush.”-tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha nga 'Foltorja' e Burrelit: Gazment Bardhi dhe nënkryetarët e PD të japin dorëheqjen, mos të bëhen skllevër të Bashës! Më 11 dhjetor Rama merr goditjen më të fortë në 30 vite

    Ish-kryeministri Sali Berisha, nga 'Foltorja' e radhës në Burrel deklaroi këtë mbrëmje se Edi Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë ndokush këto 30 vite. Kujtojmë se Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

    Berisha i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD të japin dorëheqjen e të mos rrijnë si skllevër të Bashës.

  • VIDEO

    Në krah të Berishës dhe s’i druhen përjashtimit të Bashës! Vokshi: 11 dhjetori historik! Me 18 anti-kuvend i ‘një shoqate’! Këlliçi ftesë kreut të PD: Eja votëbesohu në Kuvendin e delegatëve

    TIRANË- Deputetët e reshtuar në krah të foltores së Berishës nuk i druhen përjashtimit të mundshëm nga Lulzim Basha, pas paralajmërimeve të bëra nga kreu i PD se do të zbatojë nenit 27 të statutit për ata që nuk i binden. 

    Janë përplasur ashpër me të, por krerët e dy forumeve parnere, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi e shohin të pamundur ‘ndëshkimin’ përmes përjashtimit. 

  • VIDEO

    'Shpërthimi' i fundit i Presidentit, Gjiknuri nga Elbasani: Meta është aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij

    Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherëzi drejtuesi politik i kësaj force politike në Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e fundit të Presidentit Meta, në kudër të përplasjes së tij me kreun e PD, Lulzim Basha.  Gjiknuri përplasjet e Metës me Bashën i quan si përcaktimin e të ardhmes së tij politike.

  • VIDEO

    Përplasja në PD, debati në Report Tv! Ndoka: Basha besnik i Ramës, nuk hapte zarfin për marrëveshjen e 2017 se i kishte dhënë fjalën kryeministrit! Nesturi: Parashikoj përplasje për 2 kuvendet

    Lulzim Basha ka hapur luftë jo vetëm ndaj Berishës, por edhe ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, që ka turbulluar ndjeshëm ujërat e politikës. Ndërsa prej ditësh palët janë duke hedhur akuza dhe kundërpërgjigjur me një gjuhë të ashpër njëri-tjetrit, për Nard Ndokën këto përplasje shikohen si një shkundje që i duhej PD. Ndërsa nga ana tjetër analisti Plator Nesturi e shikon luftën brenda PD si një ‘ushtri e shpartalluar’ ku ushtarët po bëjnë një Kuvend dhe oficerët një Kuvend tjetër.

  • VIDEO

    Lufta civile opozitës

    Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale

  • VIDEO

    Ndarja në 2 kuvende apo parti e bashkuar? E ftuar Ina Zhupa

    E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa tha këtë të hënë se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.

  • VIDEO

    Braimllari te '5 pyetjet': Basha nuk donte të fitonte në 25 prill, e thonë dhe njerëzit pranë tij! Sulmet ndaj Metës? Taktikë për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD

    Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së, ka hedhur akuza atë forta në drejtim të lulzim Bashës, duke thënë se si ai nuk doli fitimtar në zgjedhjet e 25 prillit, pasi ai nuk donte të fitonte. për këtë sjell disa argumente, që sipas tij vërtetojnë këtë tezë, teksa tha se këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë demokratët që janë pranë tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv