-
VIDEO
Basha dhe Berisha harrojnë Olldashin, asnjë mesazh kujtimi në 8-vjetorin e vdekjes! Nga poezitë, te kënga dhe bisedat e fundit, si e kujtuan miqtë e vërtetë ish-demokratin
TIRANË- 20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme. Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi, por në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, ajo që është vënë re është mungesa e një mesazhi të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të paktën publikisht.
-
VIDEO
Veliaj: Rindërtimi shndërron Vaqarrin e shkatërruar nga tërmeti në një stacion të Tiranës moderne
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë inauguruese të bllokut rezidencial në Vaqarr u shpreh krenar që Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmeteve nga një fatkeqësi në një potencial transformimi të zonave më të skajshme të kryeqytetit.
“Me këtë projekt ne fillojmë një seri lagjesh të tilla. Lagjja tjetër do të jetë në Ndroq. Është rreth 3 herë më e madhe dhe me rreth 70 shtëpi. Të njëjtën gjë po bëjmë në Zallherr ku kanë mbaruar karabinatë. 55 shtëpi të tjera në Baldushk dhe presim të fillojmë për punë ditësh projektin e një lagjeje të ngjashme në Pezë të Madhe. Ky model që ngremë sot realisht e ngre stekën, ndërton një etalon se çfarë do të thotë të shkojmë nga ndërtesa të vetmuara nëpër cepa, në një bashkëjetesë, në një komunitet,” u shpreh Veliaj.
-
VIDEO
Bardhi: Qëllimi i ‘Foltoreve’ të Berishës, dëmtimi i PD! Hoqi gishtin e përgjegjësisë nga Rama për 'masakrën zgjedhore' dhe e drejtoi nga Basha
Në intervistën për Report Tv, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se “Foltoret” e Sali Berishës nuk kanë qëllim bashkimin e demokratëve, siç ai pretendon, por dëmtimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha. Për këtë, ai jep edhe argumente se përse mendon se Berisha po dëmton demokratët.
-
VIDEO
PD refuzon që të japë informacione për strukturën e mbrojtjes së votës, Bardhi: Tregues se si shteti kërkon të ndërhyjë në organizmin e një partie
Në intervistën për Report Tv, Gazment Bardhi ka sqaruar edhe përse PD refuzon të japë informacione në komisionet hetimore parlamentare për strukturën e mbrojtjes së votës, të ngritur para zgjedhjeve nga kjo parti. Sipas tij, kjo është një tregues se si shteti po ndërhyn në organizimin e brendshëm të një partie. “Ajo që na është kërkuar nga deputetët e PS në Komisionin hetimor për 25 prillin janë të dhënat e plota nga maja deri në nivelin më të ulët për të gjithë vullnetarët e SMV. Kjo jo vetëm është një ndërhyrje e shtetit në organizimin e lirë të një partie politike, por nga ana tjetër përbën një rast të paprecedentë ku partia që është në pushtet, kërkon të mbledhë të dhënat e burimeve njerëzore të partisë më të madhe të opozitës”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Meta përplaset me Bashën: Më ka inat se dua Berishën! M'u ul në gjunjë me lot në sy në Gjermani që të anuloja zgjedhjet vendore
Përçarja mes opozitës tashmë është thelluar edhe më shumë. Presidenti Ilir Meta i cili bëri publikisht fushatë dukë mbështetur opozitën në zgjedhjet e 25 prillit, tashmë po përplaset në distancë kryedemokratin Lulzim Basha. Kjo përplasje vjen fill pasi Lulzim Basha në kuvend përfshiu Ilir Metën në ‘Trekëndëshin e Bermudës’, si aleat bashkë me Edi Ramën e Sali Berishën, në një kohë kur në partinë demokratike ish-kryetari me nismën ‘Foltorja’ po synon të marrë drejtimin e PD-së.
-
VIDEO
Lulzim Basha dhe 2 kuvendet e PD
Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi në emisionin Pa Protokoll në Report Tv se do të vijojë të jetë kryetari i PD-së edhe pas 11 dhjetorit të Kuvendit të Berishës, ndërsa konfirmoi se demokratët do të festojnë ditën e themelimit të partisë.
-
VIDEO
Rama paralajmëron ndëshkime të ashpra për ndotësit e mjedisit: Në Singapor paguajnë 10 mijë euro për hedhjen e çamçakëzi
Gjatë fjalës së tij me prefektët dhe me kryetarët e bashkive në qytet bregdetare paralajmëroi masa të ashpra për ndotësit e mjedisit.
‘Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin, janë nën kosto. Nëse për qytetarët kemi një sens ndjeshmërie të mos i ngarkojmë me taksa dhe tarifa dhe nëse tarifa që paguajnë qytetarët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë është më e ulët se kostoja e pastrimit për atë familje, kjo nuk mund të jetë e njëjta gjë për ata që ndotin më shumë. Parimi që kush ndot më shumë duhet të paguaj më shumë duhet të jetë një parim i padiskutueshëm.
-
VIDEO
Merret nga Rama si shembull pozitiv, Ndreu i Lezhës tregon 'sekretet': Nëse s'na paguajnë taksat nuk i shërbejmë
Pasi Kryeministri Rama e theksoi edhe një herë sot se Lezha është një nga Bashkitë e cila duhet marrë shembull pasi ka një mirëorganizim për menaxhimin e mbetjeve, e mori fjalën kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili rrëfeu eksperiencën e tij.
-
VIDEO
Rama: 30 ditë dhe vazhdon pastrimi në pyllin e Sodës, s'kanë të mbaruar plehrat! I kanë 'fshehur' thellë në pyll
Kryeministri Rama në takimin që pati me kryebashkiakët dhe prefektët e zonave bregdetare, ceku edhe një herë çështjen e pastrimit të pyllit të Sodës.
"Që kur nisi aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në pyllin e Sodës. Që nga ajo ditë vazhdon dhe s'ka mbaruar akoma plehrat atje. Përse ndodh kjo? Sepse për 30 vite nuk është pastruar. Sa më shumë të futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen. Që do të thotë se edhe kur kanë shkuar gjoja për ta pastruar, i kanë shtyrë plehrat edhe më tej. Për këtë të gjithë kanë kusuret e tyre. Por kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur pastërtinë", tha Rama.
-
VIDEO
Ndotja e mjedisit, Rama i thotë me emra: Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme
Kryeministri Edi Rama tha se ka kryetarë bashkish që lejojnë që të derdhen inerte në vende të paautorizuara.
‘Policia e shtetit të garantojë që asnjë kamion me inerte të mos shkojë në asnjë destinacion tjetër vetëm se atje ku është e përcaktuar. Ka bashki që autorizojnë biznese për të derdhur inertet në pika të paligjshme. Janë disa bashki që nga Malësia e Madhe edhe në Elbasan, e deri në Himarë e Sarandë që mbyllin sytë përballë situata të tillave. Nuk duhet tua lejojnë vetes që t’u shkelin syrin këtyre kamionëve duhet të informojnë policinë e shtetit për këtë situatë. Pjesë e policisë do të jetë edhe krimi mjedisor.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama takim me kryetarët e prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit, ministrja e Turizmit: Kjo është një kauzë kombëtare
Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaron po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit. Ministrja Kumbaro tha se kauza e pastrimit të territorit është një kauzë kombëtare
-
VIDEO
Basha takohet me ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë: Integrimi në BE prioritet absolut i Partisë Demokratike
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, zgjedhje të lira dhe lufta kundër korrupsionit, ishin temat kryesore të diskutimit gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike Luzlim Basha me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë Michael Linhart