-
VIDEO
Hetimet ndaj Bashës për lobimin rus, Ristani në 'Kontrast': Si u bë qesharake akuza e Prokurorisë! Dosja ‘Toyota Yaris’? E dyshimtë që kreu i PD e dinte
Prej kohësh në foltoret e tij, Sali Berisha i ka përmendur Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus në SHBA. Rastin në fjalë e ka sqaruar edhe ish-deputeti demokrat Arben Ristani, i cili gjatë hetimeve të çështjes në fjalë u thirr në Prokurori nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
-
VIDEO
“Basha nuk zverdhet kur gënjen”, Ristani: Shumica e krerëve të degëve të PD janë firmëtarë të Berishës
Arben Ristani tha sot se Lulzim Basha ka gënjyer sa i përket mbledhjes me krerët e degëve të PD-së. Ai tha se shumica e pjesëmarrësve përbëjnë edhe shumicën e firmëtarëve për Sali Berishën.
“Pika e fortë e Bashës është që nuk zverdhet kur gënjen. Pika e dobët është që këtë ia kanë marrë vesh të gjithë. Në mbledhje nga 71 krerë degësh nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Kanë qenë të pranishëm rrëth 50 prej tyre. Dhe shumica e tyre kanë firmosur formularët për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor”.
-
VIDEO
Dosja ‘Toyota Yaris’, Ristani: E dyshimtë që Basha e dinte dhe e deklaroi teksa bëhej operacionit policor
Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se fakti që Lulzim Basha e deklaroi LIVE në Kuvend çështjen e Toyra Yaris, është e dyshimte. Sipas tij kemi të bëjmë me një dekonspirim nga ana e Bashës, apo me një paralajmërim… Ristani shtoi se pikërisht mbi këto deklarata autoritetet belge po hetojnë.
Qendrimi erdhi pasi po sot, Sali Berisha ia përmendi nga Librazhdi Lulzim Bashës dosjen e ‘Toyta Yaris’ si i implkuar bashkë me Taulant Ballën.
-
VIDEO
Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i PD
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' Librazhdit se në qoftë se PD mbijetoi në vitin 1997, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të prëndjekurve politik. Sakaq, Berisha tha se ata qendruan të pamposhtur, ndërsa njoftoi se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor, themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet 'President Nderi' i kësaj partie.
-
VIDEO
Kreu i PD e akuzoi se firmat po ia mbledhin kriminelët, Berisha nga Librazhdi: Basha më kërkonte në telefon të mos e përmend Suel Çelën, shikoni tabulatet
Duke iu përgjigjur akuzave të Bashës se firmat po ja mbledhin kriminelët, Berisha tha se në rrjetet sociale të tij ka shumë se të gjithë denoncime për Suel Çelën, ndërsa shtoi Basha përmes telefonatave i kërkonte të mos ja përmendë emrin. Berisha tha se nuk ndikohej nga kryetari i selisë blu. Sa i përket firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Berisha tha se numri nga 4200 firma po shkon drejt 5 mijë, por nuk i publikon ato pasi ruan privatësinë duke qenë se ka të dhëna personale.
-
VIDEO
Hetimet ndaj Bashës për lobimin rus, Ristani: Si u bë qesharake akuza e Prokurorisë
Prej kohësh në foltoret e tij, Sali Berisha i ka përmendur Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus në SHBA. Rastin në fjalë e ka sqaruar edhe ish-deputeti demokrat Arben Ristani, i cili gjatë hetimeve të çështjes në fjalë u thirr në Prokurori nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.
-
VIDEO
A janë vaksinuar të gjithë deputetët? Nikolla zbulon sa kanë mbetur: Janë të ndarë barazim mes 2 partive! Ja arsyeja
Teksa nga institucionet bëhet thirrje ccdo ditë që qytetarët të vaksinohen dhe të ndihmojnë në luftën kundër COVID, 8 prej përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Shqipërisë ende nuk e kanë bërë detyrën në këtë drejtim, jo sepse nuk duan por sepse kanë kaluar virusin dhe presin afatin kohor sipas rekomandimeve të mjekëve. Lajmin e ka dhënë kryeparlamentarja Lindita Nikolla në intervistën për Report Tv.
-
VIDEO
Tentativa e Salianjit për tu përplasur fizikisht me Braçen, Nikolla: I patolerueshëm denigrimi! Skena të tilla të marrin fund
"Unë jam shumë e vendosur që të bëj gjithçka për sa më takon edhe si politikane, por edhe në detyrën e lartë e cila më është besuar, që e gjithë jeta parlamentare të kthehet në shinat ku etika është e dhëna bazë". Kështu i është përgjigjur kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pyetjes së gazetares së Report Tv, Migena Sotiri se si ndihet kur shikon skena që i tajkalojnë kufijtë e debatit në sallën e parlamentit.
-
VIDEO
Rama prezanton buxhetin për ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve: Do hapim dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe Shkodër, brenda mandatit do shtrihen në të gjitha bashkitë
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e viti 2022 për ministrinë e Rinisë dhe Fëmijës. Rama bëri me dije se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër, teksa theksoi se synim është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, Nikolla në Report Tv: Makabre, krimineli ishte përkëdhelur në dënimin e parë! 2 iniciativa ligjvënëse në Kuvend
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka konsideruar një ngjarje makabre vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu e cila sipas saj kërkon një reflektim të të gjithëve. Në intervistën ekskluzive të dhënë për Report Tv, Nikolla thotë se krimineli, ky dhunues barbar, kishte qenë i dënuar më parë me një dënim përkëdhelës.
-
VIDEO
Zgjatja e afateve të vettingut, drejtori i Zgjerimit në KE flet në Këshillin e Legjislacionit: ONM mbështet procesin, jemi pro konsultimit me 'Venecia-n'
TIRANË- Në diskutimet e sotme në mbledhjen Këshillit të Legjislacionit, që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut, ishte e radha e seancave dëgjimore me institucionet kyç për këtë proces: Komisionin e Pavarur i Kualifikimit; Komisionerët Publikë si dhe me Misionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
Në emër të ONM ka folur drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski. Ai theksoi rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave. Sipas tij ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses, pasi kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar
-
VIDEO
Rama takon ministrin austriak: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE
Kryeministri Edi Rama ka takuar ministrin e Jashtëm austriak Michel Linhart ku është diskutuar mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Kryeministri Edi Rama me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, njofton kryeministria.