-
VIDEO
Vonesa, COVID dhe pa buxhet, KPK: Të gjitha arsyet pse nuk realizuam vettingun në 5 vite
Një prej anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), e pranishme në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit tregoi se pse sipas saj nuk është realizuar puna në afatin 5-vjeçar që i ishte dhënë nga Kushtetuta.
"Jemi mandatuar më 17 qershor 2017, dhe që nga ai moment jeta jonë ka ndryshuar totalisht. Jemi vënë në syrin e politikës, të publikut dhe subjekteve. Pse ne nuk i mbyllëm dot brenda 5 viteve? Ne u thirrëm në mbledhjen e parë për tu konstituuar më 3 korrik 2017, ne e kemi marrë strukturën në shtator 20017, e kemi marrë rrogën e parë në dhjetor 2017, e kemi përfunduar rekrutimin e stafit në janar 2018, dhe kemi filluar punën zyrtarisht sipas ligjit në janar 2018. Çdo vit unë kam ardhur para Kuvendit dhe kam kërkuar gjithnjë para dhe numër këshilltarësh dhe vetëm këtë vit për herë të parë e kemi numrin e plotë që të bëjmë punën tonë. 4 muaj gjithsej në nuk kemi bërë asnjë seancë për shkak të COVID. Kemi pasur subjekte të sëmura nga COVID një ditë para seancës dhe jemi dashur të respektojmë të drejtat e tyre. Unë nuk e kuptoj se pse na është dhënë vetëm 5 vite për 805 subjekte. Janë 805 subjekte që kanë familjarë. Në total në rastin ideal shkojnë 6400 persona të lidhur, dhe ne shikojmë jetën e 6400 personave. A mundeshim ne të kontrollonim 6400 persona? Këtë nuk di të them", tha ajo.
-
VIDEO
'Lufta' Berisha-Basha/Arben Skënderi në 'Repolitix': Basha s'ka respektuar asnjë institucion! Malko: Berishës ia kanë hequr vizën me kohë! Gjikondi: Konflikti do i sjellë shumë pasoja partisë
Përplasja Berisha-Basha në PD për analistët do të sjellë pasoja të rënda për partinë. Arbën Skënderi tha se PD ka 8 vite që ka rënë në letargji dhe kjo për shkak se Basha nuk ka respektuar asnjë institucion. Ndërsa për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko tha se Berishës ia kanë hequr me kohë vizën dhe se në PD duhet të kishin lindur forca të reja.
-
VIDEO
Debate te Komisioni i Shëndetësisë për varfërinë e minimumin jetik, Avokati i Popullit: Ndihma ekonomike e pamjaftueshme! Qeveria-opozitës: Po bëni politikë me varfërinë
Është zhvilluar me debate mbledhja e komisionit të shëndetësisë teksa shqyrtohej e miratohej buxheti i vitit 2022. Opozita është përplasur me qeverinë mbi shifrat e varfërisë në vend dhe mungesës së përcaktimit të minimumit jetik. Ndërsa Avokatja e Popullit tha në Komision se ndihma ekonomike nuk garanton as konsumin bazik.
-
VIDEO
Rama: Pagat e 'bluzave të bardha' do të rriten me 40 për qind në mandatin e tretë
Në prezantimin e Buxhetit 2022 për 'Shëndetësinë', kryeministri Edi Rama u shpreh se angazhimet e qeverisë për pagat e mjekëve dhe infermierëve janë pasur me fakte. Kryeministri theksoi se ambicia e qeverisë është që pagat e bluzave të bardha të rriten me 40 për qind brenda këtij mandati të tretë.
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, zhvillimet politike dhe procesi i integrimit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nesër intervistë ekskluzive për Report Tv
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të jetë nesër në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ku do të flasë për ngjarjet më të fundit në vend dhe situatën politike.
Çfarë nuk funksionoi që Mateo u bë viktimë e Çalamanit, dhunuesit përsëritës? Përgjegjësia e drejtësisë dhe e institucioneve përballë një ngjarje të paralajmëruar. Cili është ndëshkimi maksimal për vrasësin? Po dënimi me vdekje që kërkon mbarë shoqëria?! Mazhoranca dhe opozita në foltoren e debatit politik dhe publik në dy muaj të jetës parlamentare! Kodi i thyer i etikës dhe mungesa e rregullave të komunikimit që buron nga deputetët! Çfarë do të sjellë bashkëqeverisja me qytetarët dhe sa reale është ajo për zgjidhjen e shumë problematikave? Ç’po ndodh me ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë për negociatat me BE? Cili është raporti Kuvend-Presidencë? A është 100% i vaksinuar Parlamenti? Cilët janë 8 deputetët që ende nuk e kanë bërë vaksinën?
-
VIDEO
Rama: Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh
Shqipëria nuk do të jetë kurrë nga ato vende që do të ketë kampe emigrantësh. Kjo ishte përgjigja e kryeministri Edi Rama, për sa i përket lajmit të publikuar nga mediat britanike për negociata mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare, duke e mohuar lajmin.
‘Shqipëria nuk do të jetë kurr një vend ku do të krijojmë kampe emigrantësh.’- tha Rama.
-
VIDEO
Vrasja e Mateos në Fier/ Kurti: Nga biçikleta te buka, detajet që të çojnë te tentativa për përdhunim! Dënimi me vdekje? Të ftuarit në 'Repolitix' ndahen pro dhe kundër
hiroja me biçikletën e autorit, detaji që ky i fundit i kishte dhënë porosi për t'i blerë në bukë në dyqan, fakti që ishte beqar, rasti i mëparshëm i pengmarrjes së vajzës, janë elementë që për ekspertët kanë shërbyer si një indice për të hedhur tezën se 38-vjeçari e ka joshur Mateon Vasiun për ta abuzuar seksualisht. Kjo ngjarje, përtej mos funksionimit të një zinxhiri institucioneve, pyetja që është shtruar në opinionin publik është rikthimi ose jo i dënimit me vdekje. Për këtë , të ftuarit në 'Repolitix', janë shprehur një të dyzuar dhe vështirë se japin një përgjigje fikse.
-
VIDEO
Takimi me krerët e degëve, Bardhi: 5 kryetarë votuan kundër 18 dhjetorit! Frymën e përçarjes e ka përcjellë vetëm Sali Berisha
Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e 71 kryetarëve të degëve të PD-së me kryetarin Lulzim Basha. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se 5 kryetarë të degëve janë shprehur kundër mbledhjes së kuvendit me 18 dhjetor. Sipas Bardhit, janë kryetarët e degëve në Vlorë, Devoll, Fushë-Krujë dhe dega numër 1 në Tiranë.
-
VIDEO
Batuta e Ramës me Di Maion: Shpresoj që ambasadori italian të mos e lërë Shqipërinë pa marrë pasaportën shqiptare! Frytet e projekteve tona vitin tjetër
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, kryeministri Rama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve në kudër të projekteve për infrastrukturën, kulturën, turizmin ekonominë detare do i japin frytet vitin e ardhshëm.
-
VIDEO
Basha paralajmëron Berishën për përjashtim nga Partia Demokratike: Boll është boll, askush nuk është mbi statutin dhe as mbi ne! Jo struktura paralele
Jo vetëm përjashtim nga grupi parlamentar, por ish themeluesi i PD, i shpallur 'non grata' nga SHBA, Sali Berisha mund të përjashtohet edhe nga partia. Kryedemokrati Lulzim Basha tha sot në mbledhjen me dyer të mbyllura me krerët e degëve të PD në rrethe se për cilido që nuk respekton vendimin e kryesisë për mbledhjen e kuvendit kombëtar më 18 dhjetor do zbatojë statutin e partisë
-
VIDEO
Di Maio në konferencën e përbashkët me Ramën: Mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE, do sillte optimizëm për rajonin
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në konferencën e përbashkën me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, sipas së cilit kjo do tësillte një mesazh besimi për të gjithë rajonin.
" Konfirmoj mbështetjn tonë për Shqipërinë për integrimin në BE, mbështesim hapjen e negociatave para fundit të viti, kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin", tha Di Maio.
-
VIDEO
Rama në vizitën zyrtare në Romë, takim me kryetarin e ri të Bashkisë, Roberto Gualtieri
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet e tij në Romë, ku është takuar edhe me kryetarin e ri të Bashkisë, Roberto Gualtieri.