-
VIDEO
Këlliçi në ‘5 Pyetjet’: Basha humbi trenin për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të PD-së! Dy zgjedhje për FRPD-në, qesharake
Deputetit demokrat, Belind Këlliçi tha në Report Tv në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ‘humbur trenin’ për të thirrur i pari Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sipas tij, Kuvendi i thirrur nga kreu i PD-së është ilegjitim, ndërsa
-
VIDEO
Salianji në '5 Pyetjet': Mbështetësit e 'Foltores' përgjegjës për humbjen e PD-së! Berisha po turpëron të kaluarën e vet, duhet të hapë krahun, partia s'është pronë e tij
Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me 'Foltorën', është për interesa të tij personale
-
VIDEO
Beteja Basha-Berisha/ Deputetët që përcaktojnë shumicën, 11 prej tyre iu bashkuan foltores, mbi 20 pro kryedemokratit (LISTA E PLOTË)
Beteja Basha-Berisha ka ndarë në Partinë Demokratike edhe grupin parlamentar. Që prej fillimit të foltoreve 11 deputetë i janë bashkuar Sali Berishës ndërsa Lulzim Basha është mbështetur publikisht nga të paktën 20 deputetë, por në grupin parlamentar të PD ka edhe të pavendosur të cilët duhet se do të jenë përcaktues se cili do të gëzojë shumicën, kryetari apo ish kreu i PD.
-
VIDEO
Zhupa i përgjigjet Metës: Pse e mbrojte në 'Kushtetuese' çdekretimin e 30 Qershorit, kur ta paska kërkuar Basha? Mos ndërhy në çështjet e PD! ‘Foltorja’ po na merr energjitë
E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Ina Zhupa tha këtë të hënë se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliktin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.
-
VIDEO
Akuzat e Bashës/ Meta: Është kurdisur se është në borxhe që nuk i lan dot! Thërriste protesta dhe nuk mbante përgjegjësi
Presidenti Ilir Meta është shprehur se akuzat e Lulzim Bashës kundrejt tij, "janë të kurdisura", e ndërsa shtoi se Basha thërriste protesta, por në fund nuk mbante përgjegjësi.
"Ilir Meta është në detyrë që të përmbushë detyrimet si president i republikës, se ca njohin shqioptarë është e drejtë e tyre, unë kam qenë këtu për të dhënë llogari dhe për të reflektuar asnjëherë me mendjen për t'i ikur ballafaqimit, meqë Basha ka provokuar se kështu është kurdisur, se është në borxhe që nuk i lan dot, nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i kam mundësitë jo se nuk do të kishte dëshirë, sepse u përpoq që të të ndihmonte kur ishte kryetar parlamenti për reformën territoriale, të dërgoi zotin Fino dhe Vasilin dhe të dhanë ofertën që sill platformën tënde që ne ta miratojmë me konsensus. "Do bëhej hataja në 8 qershor, se e thërret popullin, dhe ia lë përgjegjësinë atij".Nëse presidenti nuk do e merrte këtë vendim, cili politikan do përvëlohej më shumë. Kam një pyetje për ju. Nga një akt të tillë që bëri presidenti a e ndihmoi kjo presidentin, a nuk u vë në qendër të sulmeve, jo vetëm nga opozita, por edhe nga shumë faktorë të tjerë. Pra, ky është raport im me zotërinë. Unë e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Sa njerëz janë plagosur nëpër mitingje që i thërriste zotëria, kush ja kishte borxhin këtij zotërisë. Po në 13 tetor, kush i tha mos u regjistro, unë i thash e vendosëm bashkë regjistrohu, ti e kërkove e vendosëm bashkë. Kush e bojkoti, 4 anëtarë të KQZ së PS dhe PD, mos bojkoto demokratët se këtu nuk të jap do zgjidhje", tha ai.
-
VIDEO
Meta i ashpër ndaj Bashës: Mbështeti Ramën për sulmet ndaj meje dhe grabitjen e institucionit të presidencës
Presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se anulimi i zgjedhjeve nga ana e Lulzim Bashës i shërbente Edi Ramës dhe se Basha nuk e ka mbështetur asnjëherë
'Bojkoti i Bashës që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të caktuar nga PS. Lulzim Basha nuk i shërbeu as vendit as opozitës duke përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore, ai nuk e mbështeti pesidentin e Republikës në zbatimin e dekretit, por mungesa e kësaj, u përdor nga mazhoranca edhe nga Komisioni hetimor dhe nga Venecia për të treguar se presidenti nuk donte të bënte zgjedhje. Basha mbështeti kreun e Rilindjes edhe për kapjen e pushtetit lokal. Me veprimet e tij mbështeti kreun e Rilindjes me sulme ndaj presidentit. Nuk e respektoi as Lulzim Basha dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit. Me mosparaqitjen u vendos hapur kundër institucioneve të presidenti, me sulmin e tyre edhe për grabitjen e këtij institucioni.'- tha Meta.
-
VIDEO
Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: M'u lut me lot në sy t'i anuloja se kishte frikë se protesta e 8 qershorit i 'dilte nga duart'! Bojkotoi '13 tetorin' që e zgjodhi vetë
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Meta tha se në Gjermani i është lutur që të anulojë zgjedhjet dhe të anulojë protestën e 8 qershorit, protestë e cila do të përshkallëzonte konflikte të dhunshme në vend. Kjo pasi sipas Metës, Basha i ka thëne se nuk do të kontrollonte dot popullin dhe do të mbante më pas përgjegjësi për dhunën
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore 2019/ Meta: Basha as denjoi të regjistrohej në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë që e vendosi edhe vetë
lir Meta thotë se Lulzim Basha nuk ka denjuar të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u zhvendosën më 13 tetor me dakordësinë e tij.
Presidenti pas vlerësimit të rrethanave pak minuta para fillimit të protestës së opozitës bëri publik vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit për anulimin e tyre. Presidenti me autoritetin e tij kushtetues pas analizoi situatën e krijuar në vend mori këtë vendim për ti dhënë një rrugëdalje Bashës dhe opozitës por edhe të gjithë aktorëve politik në vend për të dialoguar për një datë për zgjedhjet. Ku vendim nuk ishte lehët për mua aq më tepër, dhe aq më tepër me kryeministrin i cili nuk mund të ishte i lumtur për një vendim të tillë. Të mos harrojmë që në të 7 protesta e mëparshme dhjetëra qytetarë kishin pësuar lëndime të rënda. Pas anulimit të 30 qershorit bëra përpjekje në mënyrë që të caktonim një datë të re ku të merrnin të gjitha forcat politike pjesë. Presidenti më pas miratoi dekretin për përcaktimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Pas dekretimit veprimi më minimal që duhet të kryente Basha ishte të paraqiste në KQZ kërkesën për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Por çfarë ndodhi realisht? Rezulton zyrtarisht nga KQZ se Basha dhe PD nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar si subjekt konkurrues”, tha Meta.
-
VIDEO
Meta sulmon Bashën: Mu lut me lot në sy të anuloja protestën e 8 qershorit, e dinte që do të degjeneronte në dhunë dhe ai do ishte përgjegjës
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Meta tha se në Gjermani i është lutur që të anulojë zgjedhjet dhe të anulojë protestën e 8 qershorit, protestë e cila do të përshkallëzonte konflikte të dhunshme në vend. Kjo pasi sipas Metës, Basha i ka thëne se nuk do të kontrollonte dot popullin dhe do të mbante më pas përgjegjësi për dhunën.
'Lulzim Basha erdhi në Gjermani dhe ju lut presidentit edhe në prezencë të personave të tjera duke ju përgjëruar me lot në sy që të anulonte protestën e opozitës e të shtynte zgjedhjet. protesta që vet Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se Basha nuk e kontrollon dot popullin opozitar dhe do të merrte pasojat. i Trembur përballë popullit opozitar, të cilin dhe gënjente, i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore.'- tha Meta.
-
VIDEO
Prezantohet paketa fiskale me biznesin e vogël, ministrja e financave: 250 mln lekë për start up-et! Çdo i ri deri 29 vjeç do mbështetet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, prezantojnë paketën fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël. Në fjalën e saj, ministrja tha se ka ka një fond prej 250 mln lekë fond për start up-ve, e teksa tha se ka 7 programe puënësim, e ndërsa shtoi se çdo i ri deri në moshën 29-vjeç do të mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim
"Programe interesante ntë nxitjes së punësimity, 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 mln lekë fonde për start up, fond të vecantë për garancinë rinore, ku cdo i rini në 29 v jec, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim", tha Ibrahimaj.
-
VIDEO
Debatet për TVSH-në/ Braçe te 'Ekonomia': Pse bujqësia goditet e para, hotelet me 5 yje janë favorizuar me kazinotë! Ministrja: Do hiqen favorizimet dhe për turizmin
Në diskutimet për paketën fiskalë në Komisionin e Ekonomisë, kishte debate ne lidhje me Projektligjin e TVSH. Duke folur për nenin 1 që parashikon TVSH 10% për inputet bujqësore, deputeti Braçe tha se po goditet bujqësia. Ministrja e Financave Ibrahimaj iu përgjigj duke thënë se është menduar që të hiqen përjashtimet edhe për sektorin e Turizmit. Sipas saj gjithçka është bërë në koordinim me FMN-në. Braçe tha hiqni favorizimin e TVSH-së që keni bërë për hotelet me 5 yje pasi i kanë favorizuar me hapjen e kazinove.
-
VIDEO
Reforma zgjedhore, PS: Gati ngritja e komisionit parlamentar, bipartizan dhe me të drejtë vetoje! Po diskutojmë objektin, të adresojmë rekomandimet e ODIHR
95% e punës për ngritjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore është bërë dhe vetëm objekti i punës së këtij komisioni ka mbetur pa i përcaktuar.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit se komisioni do të duhet të adresojë rekomandimet e ODIHR që kanë mbetur pa i adresuar që prej vitit 2015.