-
VIDEO
Nostalgjikët e komunizmit nuk ‘zhgënjejnë’ edhe këtë vit, me foto në duar homazhe për Enver Hoxhën
TIRANË- Sot, në ditën e Çlirimit të Tiranës, ka qenë një ditë e rëndësishme për nostalgjikët e regjimit komunist, të cilët kanë bërë homazhe për ish-diktatorin Enver Hoxha.
Nga Ushtari i Panjohur ku u bënë homazhet, ata kanë risjellë në vëmendje simbolet e komunizmit, ndërsa në duar mbanin fotot e komunistëve, mes tyre të Enver Hoxhës.
-
VIDEO
Propozimet e PD për ndryshime kushtetuese, mblidhet Këshilli i Legjislacionit, pritet miratimi i ekspertëve
Ka nisur sot mbledhja e radhës e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore për të diskutuat mbi propozimet e Partisë Demokratike për ndryshime kushtetuese.
Rendi i ditës për këtë mbledhje është caktimi i relatorit; Miratimi i ekspertëve konstitucionalistë për ekspertizën përkatëse si dhe caktimi i detyrave për ekspertët.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: 41 institucione nuk kanë kthyer përgjigje, kanë kohë deri në orën 16:00 sot! PS: Përgjigja e PD për 'grupet e armatosura' pa informacion
Edhe pse mbledhja e disatë e Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deputetët e opozitës dhe mazhorancës ende nuk e kanë ndarë mendjen për çështje procedurale, që i merr debatet më të shumta në komision. Edhe në këtë mbledhje të sotme ka pasur akuza dhe kundërakuza mes deputetëve të PD dhe PS, shoqëruar me ironi, duke e bërë gati të pamundur punën normale.
Një letër e çuar nga kryetari i Komisionit, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, për institucionet ku kërkonte informacion dhe i kujtonte dënimin që vjen nga ligji nëse kjo nuk bëhej, u bë sebepi , që PS të kërkonte që çdo shkresë në emër të komisionit të firmoset edhe nga sekretari që i përket socialistëve.
-
VIDEO
Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion për kriminelët përsëritës, do e diskutojmë në konsultim publik
Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një ndryshim në legjislacion për rastet e kriminelëve që kryejnë veprat e tyre penale disa herë. Ai tha se ky ndryshim fillimisht do të bëhet me konsultim publik.
“Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse dhe kemi një numër jo të vogël rastesh ndër vite, që janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri tek ekstremet e trupave gjykues. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar, për të marrë një opinion të gjerë përtej partive duke dëshiruar të hedhim disa hapa të guximshëm së bashku dhe duke synuar që ta ngremë nivelin e dëgjimit me njëri tjetrin. Nuk mund të them sot se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kemi legjislacionin më të ashpër, problem zbatimi nga gjyqtarët e papërgjegjshëm
Kryeministri Edi Rama mohoi në mënyrë kategorike rikthimin e dënimit më vdekje në shoqëritë demokratike, ndërsa tha se vendi ynë ka legjislacionin më të ashpër për dënimet për dhunën dhe krimet, por që problem është zbatimi i këtyre ligjeve nga gjyqtarët e papërgjegjshëm që i lirojnë në sallën e gjyqit, apo u japin dënime të lehta.
'Si çështje të civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, në adresimin e kësaj çështje ka pasur debat të gjatë kur janë hedhur hapat e para të heqjes së dënimit me vdekje. Në shoqëritë demokratik të bazuar jo vetëm duke respektuara të drejtat e njeriut, proi edhe në aspektin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarje të tilla në shoqëri. Edhe në vendet të nivelit më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo një shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje. Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve ndër vite në legjislacion ka legjislacioni më të ashpër, çështja është zbatimi i tij dhe fatkeqësia te ne është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime ekstreme, duke i lënë të lirë në sallën e gjyqit apo duke u dhënë dënime të lehta duke shkaktuar më pas dhimbje dhe plagë të evitueshme. Mundësitë për të rishikuar legjislacion janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Ne kemi legjislacion të standardeve të mira të shoqërive demokratike dhe sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por të zbatojmë ligjet.", tha Rama
-
VIDEO
Ku do të shkojnë demokratët, në Kuvendin e Berishës apo të Bashës?
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD me Kuvendin e Berishës që do të mbahet në 11 dhjetor dhe Kuvendin e Bashës që mbahet në 18 dhjetor. Në cilin Kuvend do të shkojnë delegatët demokratë? Në Repolitix u trajtua dhe debati mes Ramës dhe Bashës në Parlament. Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Arben Meçaj, Andi Përmeti dhe Ylli Pata.
-
VIDEO
Dy Kuvendet e PD-së/ Përmeti e Pata në ‘Repolitix’: Demokratët do përçahen, në janar dy parti! Meçaj: Berisha s’i ka 4200 firmat! Ironia e Murrizit: Edhe nëse PD shkatërrohej, s’do ishte hera e parë
Për ish-deputetin Andi Përmeti dhe analistin Ylli Pata, pas 11 dhjetorit Partia Demokratike do jetë më e përçarë se kurrë, ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha dhe Lulzim Basha se Kuvendet e gjithsecilit do i bashkojnë demokratët. Të ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, përballë gazetarit Denis Minga dy të ftuarit deklarojnë se muaji janar do të sjellë ndarjen e PD-së në dy parti.
-
VIDEO
Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë
Pas dy seancave maratonë, maxhoranca votoi me 76 vota pro projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa e gjithë debati në kuvend u dominua nga Rama e Basha kryesisht për fjalorin e përdorur ku nuk munguan ofendimet e akuzat. Teksa e ka quajtur kodin e sjelljes si më pak të vlefshëm se letra e banjos Basha tha se në sallën e Kuvendit sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze por pa përmendur emra.
-
VIDEO
Ka shpallur kandidaturën për kreun e PD, Edvin Kulluri në Report TV: Basha ka 4 vite që drejton partinë me mungesë transparence! Nëse më ftojnë në Kuvend më 11 dhjetor, do shkoj
Ndonëse nuk ka ende garë të hapur zyrtarisht, Edvin Kulluri ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së. I ftuar në studion e Report Tv, teksa komentoi situatën brenda PD, tashmë me dy data të shpallura për mbajtjen e Kuvendit, Kulluri u shpreh se do të marrë pjesë më 11 dhjetor në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, nëse do të ketë ftesë për të. Sipas Kullurit, data 18 dhjetor për thirrjen e Kuvendit nuk është datë e dalë nga delegatët, por nga 'kryesia e Bashës'.
-
VIDEO
Marrëveshja e 2017, Rama tregon pse nuk dolën në konferencë për shtyp me Bashën: Më kujtohet kur më the 'më jep fjalën që s'do qeshësh kur të dalim jashtë'
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se përse ai dhe Lulzim Basha nuk dolën në një konferencë për shtyp pas arritjes së marrëveshjes në vitin 2017. Sipas Ramës, Basha i kishte kërkuar atij t'i jepte fjalën se nuk do të qeshte kur të dilnin jashtë.
-
VIDEO
I rikujtoi audion, Rama-Bashës: Është komunikimi im, s'jam i rënë nga qielli e as i zgjedhur Papë! Çohu këtu e thuaj që ty s'të ka shkarë asnjëherë gjuha
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës në lidhje me një audio që ai publikoi, të një bisede të Ramës me një person tjetër, duke e akuzuar atë për përdorimin e një gjuhe të papërshtatshme. Rama pranoi se ishte ai personi që fliste në audio, teksa i kërkoi Bashës të ngrihej dhe të thoshte nëse edhe atij vetë nuk i kishte shpëtuar qoftë edhe një herë gjuha në komunikim privat.
-
VIDEO
'Je bërë si ustai', Rama i përgjigjet me ironi akuzave të Bashës: Qëndruam 6 orë bashkë dhe ia kaluam mirë, të dhunova gjë, thuaje! Më dëshpëron që e ul nivelin
Akuzave të Bashës se kush qëndron 50 cm afër Ramës dhunohet, kryeministri ka zgjedhur t’iu përgjigjet me ironi. Rama i thotë Bashës së është bërë kopje e ustait, duke iu referuar kështu Sali Berishës, teksa iu drejtua kryedemokratit se nëse është dhunuar ndonjëherë prej tij ta thotë në publik.