-
VIDEO
Basha-Ramës: Po shpenzon për luks nusretësh me paratë e shqiptarëve, familjet në nevojë i ke lënë në harresë
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen nga situata në familjet shqiptare, të cilët janë në varfëri dhe nuk përmbushin nevojat bazike. Sakaq, Basha tha se Rama ka miliona euro për të paguar, pasi ka humbur në arbitrazhe, ndërsa shumë para të tjera po i përdor për luks të shfrenuar.
-
VIDEO
Sapho ironizon Bashën, shkakton të qeshura në Kuvend: Mbaroi Foltorja, kalojmë në votim
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i cili ka dalë hapur pro Sali Berishës dhe kundër Lulzim Bashës, ironizoi këtë të fundit pasi mbaroi fjalën e tij në Kuvend.
-
VIDEO
Basha-Ramës: Një herë në jetën tënde kërko ndjesë për mëkatet e tua të pafundme, iu ke nxirë jetën shqiptarëve
Kryedemokrati Lulzim Basha ka replikuar ndaj fjalës së Ramës. Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë falje për mëkatet, ku sipas tij i kanë nxirë jetën shqiptarëve.
“Fjalë të cilat edukata ime familjare nuk mi lejon ti përsëris. Ky është fjalori i këtij që sot nuk e ul dot veten, ku ta ulësh më shumë veten se ce ke ulur. Ti je një sadist që torturon njerëzit, s’ka rëndësi nëse janë në grupin tënd parlamentar në partinë, po më keq qytetarët. Si në çdo akt të jetës tënde, me përjashtim të vogël, edhe këtu je kopjac i Enver hoxhës, sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enveri për të terrorizuar shqiptarët. Kjo është gjuha jote ky je ti dhe mjafton Google Edi Rama fjalor. Kësaj nuk i fshihesh dot, tani zyra jote e propagandës do shikojë mënyra për të bllokuar. Në interes publik është mirë të bllokohet sepse kur të jetë dita jote e fundit në krye të qeverisë shqiptare duke përfshirë edhe ata që zgërdhihen, sepse nuk qajnë dot sepse i pret huri, shqiptarët ta harrojnë këtë fjalor të shëmtuar që ka pasur njeriu që ka qenë në krye të vendit. E mësove nga kriminelët që more me vete në krah për të ecur në politik. Nuk e ul dot veten ti sepse jo ka vetëm një kuptim, s’ke ku të biesh më shumë je në rrethin e 9 të banalitet njerëzor të mungesës totale të integritet, të mungesës së një fije burrërie. Të paktën një herë në jetën tënde të kërkosh ndjesë për mëkatet e tua të pafundme, si njeri në radhë të parë sepse me ndihmë e tyre që ke mëkatuar i ke nxirë dhe vazhdon t’iu nxish jetën shqiptarëve” tha Basha.
-
VIDEO
Debati për gjuhën e përdorur në Kuvend, Basha i rikujton Ramës audion: Ja si ofendon qytetarin e pafajshëm
Teksa vijon debati në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend, Kreu i PD-së, Lulzim Basha i kujtoi Ramës një regjistrim, të bërë në vitin 2018, ku sipas tij Rama ofendon një qytetar krejtësisht të pambrojtur.
-
VIDEO
"Gjuha e rrugës, kryefjalë e opozitarizmit në parlament", Rama: Mos ngrini gishtat nëse doni bashkëpunim
Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit tha këtë pasdite se gjuha e rrugës është bërë kryefjalë e opozitarizmit në Parlament. Sakaq, Rama i kërkoi opozitës të mos ngrenë gishtat me akuza e fjalë të ulëta nëse duan që të kenë bashkëpunimin e tyre.
-
VIDEO
'Balonë tabake', Rama: E paimagjinueshme si një metaforë kthehet në akuzë, e ftoj Tabakun të çojë në gjykatë një fakt për të provuar akuzat ndaj meje
Rama është ndalur tek akuzat për gjuhën e përdorur në seancën plenare.
"Kjo seancë ndoshta më e rëndësishmja në vitin parlamentar, nuk u karakterizua nga debate për buxhetin por do mbahet mend për degradimin e rëndë të gjuhës. Duke qenë se për këtë degradim u mor një zanafillë e ndjej për detyrë që të sqaroj edhe opinion publik se e zbardhur literalisht ajo që thash, fjali ime ishte si më poshtë: Pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat si balonë tabakë.
-
VIDEO
Basha fiton betejën e kryesisë, Berisha sulmon demokratët: 21% e anëtarësisë të korruptuar! Vendim nul! Fitoi Bashkinë se më largoi mua? E udhëzoja çdo natë
Lufta brenda PD-së, nuk është më vetëm në rrafshin Berisha Basha, por është shtrirë edhe më tej dhe "armiq" të tij, ish-kryeministri i quan të gjithë që janë kundër tij. Dje në një mbledhje maratonë, Kryesia e PD-së me 26 vota pro miratoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor dhe jo 11, por Sali Berisha e quan vendim nul, kjo sepse sipas tij, ky organ përbëhet nga të korruptuar e që nuk janë zgjedhur, por janë emëruar nga kryedemokrati.
-
VIDEO
Luljeta Bozo në Kuvend: Pensioni minimal të mos jetë më i vogël se minimumi jetik
Deputetja më e vjetër e asaj salle, Luljeta Bozo ka folur në Kuvend ku ka kërkuar që për të moshuarit të rriten pensionet, pensioni minimal të mos jetë nën minimumin jetik.
"Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 500 mijë pensionistë, që janë një pasuri e madhe kombëtare. Ndaj në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për këta. E them këtë se një pjesë e madhe e pensionistëve marrin një pension qesharak. Ndaj mendoj që këtë gjendje mund ta përmirësojmë. Të rregullohet legjislacioni për pensionistët. Të përcaktohet sa është minimumi jetik dhe për pasojë pensioni minimal të mos jetë më i vogël se kaq. Në këtë buxhet janë parashikuar dy masa për ta, indeksimi i pensionit sipas masës së inflacionit dhe bonusi i vitit të ri. Nuk është e mjaftueshme. Së treti në numrin total të pensionistëve, të na raportohet sa janë ata që kanë pension më të vogël se 20 mijë lekë. Mendoj se shërbimi shëndetësor falas, duhet kontrolluar se duhet të jetë i tillë për vizitat e kontrollet. Pensionistët duhet të marrin të gjitha ilaçet e rimbursueshme. Kemi shumë pensionistë që kanë qenë profesionistë të shkëlqyer. Këto kapacitete duhet shfrytëzuar me zgjuarsi e ata të shpërblehen. Në këtë mënyrë ata mund të fitojnë më shumë, e mbi të gjitha nuk do e ndjejnë veten e përjashtuar nga shoqëria. Duhet shtuar qendrat sociale, ku të punojnë vullnetarisht të rinjtë, e në këto qendra pensionistët do të kalojnë këndshëm një pjesë të kohës”, tha Bozo.
Bozo ka folur edhe për problematikat që lidhen me ndërtimin dhe pensionistët. Ajo kërkoi që arkitektët dhe inxhinierët të licencohen në mënyrë që të mos ketë parregullsi në ndërtimet e bëra.
“Është urgjente të miratohet urdhri i inxhinierit dhe arkitektit, i cili do të rregullojë funksionimin ligjor të procedurave në fushën e ndërtimit, në dhënien e licencave, ku do të jenë të shkruara qartë. Në këtë fushë do të punojnë profesionistë të vërtetë. Ne pësuam një katastrofë të madhe në nëntor të 2019. Nga kjo e keqe nuk kemi nxjerrë mësimet e duhura. Çdo ditë dëgjojmë për aksidente të shumta, që shoqërohen me humbje jete dhe gjymtime. Veç faktorëve të tjerë këtu përgjegjësi ka ndërtimi, që s’ka qenë në lartësinë e duhur për të garantuar sigurinë rrugore. Duhet forcuar jo vetëm rregullat, por edhe zbatimi i tyre. Në këtë buxhet janë parashikuar të ndërtohen rrugë, aeroporte, për të zhvilluar turizmin. Por, kjo nuk mjafton. Ne vërtetë jemi një vend i vogël, por kemi pasuri të shumëllojshme. Së fundmi ka ardhur koha që në fushën e ndërtimit të funksionojë më shumë se një institutit kërkimi, pa kërkime shkencor nuk ka zhvillim. Instituti ekzistues duhet të bëjë një ndryshim rrënjësor. Është punë e këtyre instituteve që të merren me standardet e marrjes në dorëzim të veprave. Është po kështu detyrë e instituteve të shohin çmimet e manualeve, sepse rëndojnë kostot e veprimit.", tha ajo.
-
VIDEO
Përplasjet në PD, Klevis Balliu: Basha është në panik, Kuvendi që ka thirrur është ilegjitim! Duan vetëm të shpëtojnë karrigen e tyre
Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Por ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i rreshtuar hapur në mbështetje të lëvizjes së ish-kryetarit Sali Berisha, i cili kërkon të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së, tha se Kuvendi legjitim është ai i datës 11 dhjetor. Sipas tij, Basha po vepron në kushtet të panikut dhe Kuvendi që ai ka thirrur është ilegjitim. Madje Balliu e cilësoi si qesharake kryesinë e thirrur nga Basha, ku sipas tij nxori në pah se ka hequr nga rendi i ditës mocionin për veten.
-
VIDEO
Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë në Ishëm, Ministria e Drejtësisë padit në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Rrezikuan jetën e të vegjëlve! Askush të mos prekë arkivat
6 punonjës të Kadastrës kallëzohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili doli në një deklaratë për mediat për të publikuar rezultatet e deritanishme të Agjencisë Antikorrupsion, e ngritur pranë dikasterit që ai drejton. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar edhe një rast tjetër ku prona shtetërore rezulton në 3 pronësi të ndryshme dhe sipas tij të gjitha këto veprim janë krye nga një person i kadastrës. Për këtë pronë e ka dhënë për 3 pronarë të ndryshëm, një herë në emër të shtetit dhe dy herë në emër të dy qytetarëve të ndryshëm. Manja tha se i ka kallëzuar në SPAK dhe se me to do të merret drejtësia.
-
VIDEO
‘Pse të djeg ty’, Salianji sërish përplasje me Braçen: A është zv.kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane
Deputeti i PD-së Ervin Salianji sërish ka pyetur deputetin e PS-së Erion Braçe nëse është ai zv.kryeministri i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane.
‘Deputeti i juaj turret për të ardhur në foltore ndërkohë që po flas, nuk e di pse të djeg aq shumë pyetja ishte e thjeshtë...Pse të djeg? A është zv.kryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo apo jo? A është parafolësja ajo që flet dhe bën si e Shenjta Mari kjo duhet parë.... Por nëse është parafolësi që përflitet për para cash, këtë ua provoj edhe tek foltorja tjetër. Dhe meqë jeni për gjykatë ua provoj. Nuk është personale, pse e merr personale!’- tha Salianji.
-
VIDEO
Braçe-Salianjit: Shpifës që paguhesh me para cash! S'kam folur kurrë me Taçin, përkundrazi jam ai që e ka denoncuar më shumë
Pas sherrit fizik, Braçe e ka cilësuar Salianjin si shpifës që paguhet me para cash, ndërsa sqaron se ai kurrë nuk ka pasur lidhje me Rezart Taçin dhe se ai është denoncuesi më i madh i aferave të tij me ARMO-n.
"Me thënë të drejtën etika në këtë sallë veçanërisht ndaj grave mori fund në ditën kur e gjithë urrejtja u derdh mbi një flet votimi kur ishe emri i një gruaja. Rikthejini ato Pamje dhe do sillni se si mori fund etika atë ditë. Së dyti erdha këtu sot për të folur për buxhetin, kisha një qëllim dhe i shkova deri në fund për të folur për bujqit. Nuk akuzova askënd, tani në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata dhe jo shpifës por komplotues në kurriz të nderit të njerëzve . Dokumenti i përgjimit të Rezat Taçit mban datën 18 tetor 2021, unë e zotëroj të plotë dhe atëherë unë nuk kam qenë zv.kryeminitër. Që në shtator ku është betuar qeveria unë kam qenë deputet. Që të jemi të qartë. Ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri te tjerët dhe do jua provoj që paguhen me cash. O e kam denoncuar unë ARMO-n, o s'ka fol njëri në këtë sallë dhe madje e kam kallëzuar edhe në prokurori. Aty e keni armon varr të hapur të një korrupsioni politike. Uën skam folur kurrë me taçin dhe as jam takuar kurrë me atë njeri" tha Braçe.