• VIDEO

    Vokshi: Basha të mos fshihet pas SHBA-ve! Dëshira e tij, uzurpimi i strukturave të PD!

    Deputetja Albana Vokshi tha këtë të premte se kriza e brendshme në PD erdhi si pasojë e vendimit të Lulzim Bashës në shkelje të statutit për të përjashtuar Sali Berishën. Ajo u shpreh se vendimi ishte në kundërshtim me statutin dhe se Basha nuk duhet të fshihet pas SHBA. Vokshi shtoi se sa i përket zgjedhjeve në LDG, ato janë ezauruar në çdo degë dhe prezent ka qenë vetë Gazment Bardhi.

    “Zoti Basha ka thënë se vendimi ka qenë personali i tij, ndaj nuk ka pse fshihet sot pas Amerikës. Zënia apo uzurpimi i hapësirave që nuk i takojnë, siç është shpallja e zgjedhjeve, nuk i takon. Për më tepër që PD është e përfshirë në zgjedhje në çdo degë, ka qenë vetë zoti Bardhi present. Lidhja Demokratike e Gruas e ka kryer procesin e vet. Vetëm duhet Kuvendi tashmë dhe e zgjedh Kuvendi, e zgjedhin gratë. Pra dëshira për të uzurpuar çdo pozicion ka çuar në këtë situatë në PD. Tani është sovrani, anëtarë, që të vendosin se kush duhet të jetë kryetar i PD. Me sa duket zoti Basha është në minorancë. Kush ka shumicën pastaj, formon qeverinë. SHBA janë të detyruara pastaj të vendosin marrëdhënie me qeverinë” – tha Vokshi.

  • VIDEO

    Albana Vokshi në Report TV: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve! Basha të mos fshihet pas amerikanëve, hesht për masakrën elektorale

    Edhe pse Berisha ka qenë një prej artikuluesve të parë, me këmbëngulje të idesë së lënies së mandateve të deputetëve nga PD, edhe pse perceptohet si njeriu që e shtyu Lulzim Bashën për ta marrë këtë vendim, së fundmi ka artikuluar përmes bashkëpunëtorëve të tij se ka qenë kundër. 

    E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, deputetja Albana Vokshi tha se Sali Berisha nuk ka qenë plotësisht dakord për djegien e mandateve.

  • VIDEO

    Delegatët e Kuvendit janë zyrtarë të PD por Berisha thotë se i ruan të dhënat personale, nga Saranda ka një mesazh për Bashën: O peng kryetar shko kontrolloji 4200 firmat por jo si kryetar

    Ish-kryeministri Sali Berisha, vijon 'Foltoret', edhe pse ka deklaruar se ka mbledhur më shumë se 4200 firma. Pasditen e sotme ai është zhvilluar takim me mbështetësit në Sarandë. Ai i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të shkojë të shohë 4200 firmat te zyra e Palokës por si anëtar i PD-së dhe jo si kryetar pasi sipas tij nuk ka asnjë tagër.

    Berisha nënvizon se nuk i publikon emrat sepse sipas tij i ruan të dhënat personale. Por të gjithë anëtarët e Kuvendit Kombëtar në PD janë zyrtarët të kësaj partie, drejtues të strukturave, pra persona që gjithkush i njeh.  

  • VIDEO

    Ish-deputetja Caka në Report Tv: S’kemi pasur zyrtarisht asnjë propozim nga PD për numër mandatesh! Basha kishte plan për të sulmuar e izoluar LSI-në në aleancë me Edi Ramën

    PD nuk ka bërë asnjë propozim zyrtar që të dilte me një listë të përbashkët me LSI-në, apo që t’i jepeshin një numër i caktuar mandatesh. Kështu tha në Report Tv, anëtarja e kryesisë së LSI-së, Silva Caka, në përgjigje të deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, dhe sipas saj nuk duhet që të justifikojnë humbjen më këtë. Më tej Caka tha se ka pasur një plan të mirëmenduar për të sulmuar e më pas izoluar LSI-në, dhe për këtë, PD ka pasur aleancë Edi Ramën

  • VIDEO

    Paloka nxjerr formularët nga kasaforta, por s'tregon emrat! Bardhi: Mbledhim Kuvendin nëse protokolloni firmat! PD s'është celulë, po veproni në ilegalitet

    Përplasjet brenda PD po bëhen përditë e më të ashpra mes demokratëve. Akuzat e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se ‘Foltorja’ e Berishës nuk ka mbledhur dot as ¼ e firmave që duhen nga delegatët për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD dhe se po luan blofin, i është përgjigjur Edi Paloka, i cili ka ftuar gazetarët duke u hapur kasafortën e tij ku mbahen 4200 firmat e dorëzuara pak ditë më parë nga Berisha.

    Paloka tha se ai i ka numëruar dhe janë dorëzuar 4200 firma, ndërsa pritet t’i shtohen dhe të tjera që po sillen pjesë-pjesë nga përfaqësuesit  e Berishës. Paloka bëri të qartë se ai nuk ka të drejtë dhe as mundësinë të verifikojë nëse këto firma janë të delegatëve apo janë të falsifikuar apo jo, pasi këtë do e bëjë Komisioni i Verifikimit të Mandateve që ngrihet në Kuvendin Kombëtar ditën që ai do të mblidhet. Paloka pranoi se deri në momentin e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, e vetmja gjë që mund të vërtetohet është numri i formularëve, dhe jo vërtetësia e firmave.

  • VIDEO

    'Mashtrim pervers', Bardhi i përgjigjet Kryemadhit për koalicionet: Mendonin se të ndarë do fitonin 40 mandate! U fshehën, s'bënë një ditë fushatë në qarkun e Elbasanit

    ekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e konsideroi 'mashtrim pervers' deklaratën e Bardhit një ditë më parë në lidhje me çështjen e koalicioneve.

    Bardhi tha një ditë më parë se LSI nuk kishte pranuar të garonte me një listë të përbashkët me PD-në, duke pretenduar se mund të fitonin të vetëm 40 mandate, me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Sipas Bardhit, LSI nuk bëri asnjë ditë fushatë elektorale në Elbasan dhe kjo bëri që të mos fitonin asnjë mandat në qark.

    "Nuk është mbledhur sepse nuk ka patur dakordësi nga kryetarja e LSI për të patur mundësi që t'i propozohej kryesisë së partisë një listë të përbashkët. Qëndrimi i tyre ka qenë të dilnin me dy lista të veçanta për të maksimalizuar votën. I kujtoni deklaratat e kryemadhit që me ndryshime e njëanshme të Kushtetues dhe Kodit Zgjedhor përfitonte LSI sepse do arrinte të merrte duke thënë se do merrte më shumë se 40 mandate. Ata që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit janë arsyeja e vetme pse LSI nuk mundi të merrte dot asnjë mandat në qarkun e Elbasanit. LSI nuk ka zhvilluar fushatë në qarkun e Elbasanit. Deklarata e kryetares së LSI ishte pa kuptim, unë bëra një deklaratë të një fakti të njohur publik që PD ka patur vullnetin për t'u futur në zgjedhje me një listë të vetme. Kjo deklaratë ka përbërë një shqetësim ndaj zyrtarëve të LSI, nuk e kuptoj arsyen se ky është fakt publik", tha Bardhi.

    Po ashtu ai iu përgjigj edhe akuzave të anëtares së LSI-së, Elona Gurit, e cila e i tha dje se nuk kishte pranuar të fliste kundër Suel Çelës. Bardhi hedh poshtë akuzat, teksa injoroi Gurin duke thënë:  "Nuk e njoh zonjën. Unë kam dhënë me dhjetëra konferenca  për shtyp".

  • VIDEO

    Bardhi sulmon Nokën: Para një javë e dije statutin, sot e mohon dhe kyç firmat në kasafortë

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka sulmuar deputetin Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit. Teksa publikoi një deklaratë me video të Nokës, Bardhi tha se para një javë ai e njihte statutin dhe se ku duhet të dorëzoheshin firmat, sot ndryshon qëndrim dhe i kyç ato në kasafortë në ilegalitet të plotë.

     
  • VIDEO

    Bardhi-Palokës: Show dhe tallje me demokratët! Mos veproni në ilegalitet, dorëzojini në institucione firmat! PD nuk është celulë

    Ekspozimin e 4200 fletëve të firmosura për mbledhjen e Kuvendit nga Edi Paloka, ka nxjerrë në një deklaratë për mediat sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili e cilëson këtë një show dhe veprim në ilegalitet, pasi edhe nëse janë mbledhur ato firma duhet të depozitohen në institucionet e PD dhe të protokollohen.

  • VIDEO

    Komisioni i Jashtëm, Tomorr Alizoti: Diplomatët shqiptarë janë më të varfërit në rajon, qeveria nuk i ka trajtuar siç duhet

    Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, deklaroi sot në Komisionin e Jashtëm se diplomatët shqiptarë janë më të varfërit në rajon.

    Alizoti u shpreh se ato nuk janë trajtuar siç duhet ndërsa shtoi se financat duhet të shkojnë në ambasadat kryesore të Shqipërisë në Botë.

  • VIDEO

    Basha tha se nuk janë mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit, Paloka hap kasafortën: Këtu janë 4200 firma të delegatëve! Ka humbur besimi në PD, është ndarë në dy pjesë, unë jam në mes

    Akuzat e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se ‘Foltorja’ e Berishës nuk ka mbledhur dot as ¼ e firmave që duhen nga delegatët për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD, i është përgjigjur Edi Paloka, i cili ka ftuar gazetarët duke u hapur kasafortën e tij ku mbahen 4200 firmat e dorëzuara pak ditë më parë nga Berisha.

    Paloka tha se ai i ka numëruar dhe janë dorëzuar 4200 firma, ndërsa pritet t’i shtohen dhe të tjera që po sillen pjesë-pjesë nga përfaqësuesit  e Berishës.

  • VIDEO

    Kush do ta fitojë në fund PD-në, Basha apo Berisha?

    Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe luftën mes Berishës dhe Bashës për fatin e Kuvendit të paralajmëruar nga ish-kryeministri. Kush do ta fitojë në fund PD-në, Basha apo Berisha? Të ftuar Roland Bejko, Gent Malko, Fabian Topollaj dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    Gjikondi në Report TV: Pas 11 dhjetorit Meta i bashkohet Berishës! Andoni: Ish-kryeministri do të tërhiqet, nuk ka forcë përballë SHBA-së

    Pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, LSI do të thërrasë më 15 dhjetor Konventën Kombëtare. kështu ka deklaruar në 'Report Tv' analistja Brizida Gjikondi, ku sipas saj kjo është një shenjë që tregon se Meta do bashkohet me Berishën. Por, për analistin Ben Andoni, Berisha do tërhiqet pasi përballë ka SHBA-në.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv