• VIDEO

    Më 20 nëntor nis punë për aeroportin e Vlorës, Rama: Ftoj të gjithë deputetët e Vlorës, pa dallime politike të na bashkohen

    Kryeministri Edi Rama tha se më 20 nëntor nis puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe për këtë ka ftuar të gjithë deputetët e Vlorës të bashkohen pa dallime politike në ceremoninë e punimeve.

    "Me turizmin do të kemi rritje, por kemi sfidën që rritja të mos jetë një rritje në numër, por shumë më e lartë në të ardhura pavarësisht numri. Sot në kemi një turizëm që bazë ka turistin me të ardhura mesatare dhe të ulëta. 20 nëntor nisin punimet për aeroportin e Vlorës në hapjen e kantierit dhe i ftoj të gjithë deputetët e Vlorës, pa dallime politike, pasi kjo është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë. Brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës. Kështu do tërheqim dhe turistët me të ardhura të larta dhe do të kenë impakt në ekonominë shqiptare', tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: 7 mln dollarë për ndërkombëtarizimin e universiteteve! Kemi 323% më shumë eksporte në bujqësi sesa në 9 mujorin e 2013! Buxhet specifik për pastërtinë

    Teksa po prezanton projekt buxhetin e vitit 2022, kryeministri Edi Rama, u ndal në tre aspekte të rëndësishme të këtij buxheti, arsim, pastërtinë e vendit dhe bujqësinë. Kryeministri Edi Rama tha se janë alokuar 7 mln dollarë për ndërkombëtarizimin e universiteteve. Ndërkohë për vitin 2020 pastërtia është një tjetër sektor shumë i rëndësishëm, ku sipas Ramës do të ketë një buxhet specifik, për pastrimin e vendit. Në bujqësi kreu i qeverisë tha se nuk janë ulur fondet por janë rritur. Rama tha se kemi 323% më shumë eksporte në bujqësi sesa në 9 mujorin e 2013. Sipas kreu të qeverisë informalizimi në sektorin e bujqësisë është një problem, pasi shumë prej tyre humbasin mundësin për të përfituar nga fondet e mbështetjes ndaj tyre.

     
  • VIDEO

    Buxheti 2022, Rama: Rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%! Do të dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë

    Kryeministri Edi Rama tha nga foltorja e Kuvendit se buxheti i viti 2022 pavarësisht se është një buxhet i ndërmjetëm i shkaktuar nga dy fatkeqësi do të rriten financimet për të mbështetur qytetarët. Kreu i qeverisë tha se me buxhetin e vitit 2022 do të rriten pagat për infermierët, mjekët dhe mësuesit me 6%. Po ashtu Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma sociale për familjet me 3 fëmijë.

    ‘Është një buxhet i ndërmjetëm, i shkaktuar nga dy fatkeqësi të mëdha natyrore dhe fazës së re për ambiciet e një zhvillimi të ri. Skema e këtij buxheti është në dëshmi e dy arritjeve domethënëse. Plagën e tërmetit po mbyllen ato të pandemisë po trajtohen. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare. Rritje e shpenzimeve publike dhe mbajtjet në parametra të borxhit publik. Do të rrisim pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit me 6%.

    Rrisim pagat për mësuesit mjekët dhe infermierët deri në 40% deri në fund të mandatit të tretë. Zerojmë taksën për pagën deri në 40 mijë lekë, ku përfitojnë 80 mijë qytetarë. Dyfishojmë ndihmën sociale për familjet me 3 fëmijë dhe e rrisim me 10% për të tjerat. Ligjërojmë me këtë buxhet pagën prej 30 mijë lekësh në muaj për naftëtarët e fierit për gjithë vitin 2022. Financojmë me 2.6 mlrd indeksimin e pensioneve, si edhe bonusin e fundvitit për pensionistët. Financojmë vijimin e vaksinimit. Duhet më shumë durim për Reformën në Drejtësi.'- tha Rama.

  • VIDEO

    Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët

    Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, bashkimin e PD-së.

  • VIDEO

    Buxheti për Arsimit/ Rama: Ka drejtorë shkollash që janë 'out'! Të ndërhyhet urgjent

    Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për drejtorët e shkollave, ku tha se një pjesë e mirë e tyre janë nën nivelin e duhur, e për tha se duhet të largohen.

    "Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtor që nuk janë në nivelin e mësuesve të një kolektivi mësimor, që janë out dhe këtu është e qartë për mua dhe ministren dhe duhet të jetë e qartë për drejtorinë e përgjegjshme që të ndërhyhet që drejtuesit me vlerë të mbështetje, ndërsa atyre që u ka mbaruar koha të largohen dhe edhe në drejtimin e shkollës të jetë e njëjta si mësuesit, s'ka nevojë për kahun politik, statusin ekonomik, po lidhjet që ka familja, rëndësi ka merita. Pa një koordinim nga larg brenda shkollës. Skanim i plotë, objektiv i të gjithë drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton të përshëndetet dhe kush jo, duhet të hapë krahun për t'ia lënë vendin dikujt tjetër dhe në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit e jo më shkollën e tyre", tha Rama.

  • VIDEO

    11 dhjetori, dita e themelimit apo ndarjes së PD-së

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, mendon se 'Foltorja' nuk po e përçan partinë, përkundrazi, sipas tij kjo është ajo çfarë kërkon anëtarësia. Në një intervistë përballë gazetares Andulela Ndreu në emisionin 'Pa Protokoll', Spaho thotë se 'Foltorja' ka ngjallur shpresë të demokratët. Sipas tij, Kuvendi Kombëtar po mblidhet siç e përcakton statuti i PD-së.

  • VIDEO

    Dashnor Sula në Pa protokoll: Situata në PD e trishtë! Në 2007 Sali Berisha donte që Fatos Nano të zgjidhej president, një grup deputetësh e kundërshtoi

    Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se situata sot në këtë parti nuk është normale, përkundrazi është e trishtë. Sula tha i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ se nëse kanë ndërgjegje kushdo qoftë, Berisha apo Basha duhet të sillen më qetë e në mënyrë demokratike, pasi kjo gjë nuk i shërben të mirës së vendit.

     
  • VIDEO

    Edmond Spaho në 'Pa Protokoll': Foltorja po ngjall shpresë, demokratët nuk e duan Bashën! Mbledhja e Kuvendit Kombëtar legjitime, çfarë parashikon statuti i PD-së

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, një ndër të besuarit e Sali Berishës, mendon se 'Foltorja' nuk po e përçan partinë, përkundrazi, sipas tij kjo është ajo çfarë kërkon anëtarësia. Në një intervistë në Report Tv, përballë gazetares Andulela Ndreu në emisionin 'Pa Protokoll', Spaho thotë se 'Foltorja' ka ngjallur shpresë të demokratët.

  • VIDEO

    Nostalgji në 'Foltoren' e Berishës, militanti: Kam respekt për Mehmet Shehun

    Gjatë 'Foltores' së Berishës në Sarandë sot ka pasur edhe një moment nostalgjie. Një militant i Sali Berishës në Sarandë, i ka kujtuar ish-Kryeministrit komunizmin.

    Ai tha se ka respekt për kryeministrin e ndjerë Mehmet Shehu.

  • VIDEO

    Vokshi: Basha të përballet në Kuvend me Berishën! Po ofrohen vende pune për demokratët që mos mbështesin Berishën

    Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha sot në ‘Kontrast’ se Sali Berisha e mbështeti Lulzim Bashën në fushatë me qëllim që të fitonte Partia Demokratike. Ajo u shpreh se është dëshmitare që Sali Berisha s’ka pasur rol vendimmarrës në PD dhe se çdo vendim është marrë nga Lulzim Basha dhe strukturat.

  • VIDEO

    Pas dorëheqjes, Belind Këlliçi sfidon Bashën, hap garën për kreun e ri të FRPD-së

    Një përplasje organizative po ndodh sërish në strukturat e Partinë Demokratike, këtë herë me organizimin e zgjedhjeve për Forumin Rinor. Vetëm pak ditë pasi kryetari Lulzim Basha njoftoi hapjen e garës për zgjedhjet në FRPD, edhe ish-kreu i të rinjve në PD-së, Belind Këlliçi njofton se po përgatit zgjedhjet e kryetarit të ri në këtë forum

  • VIDEO

    Amerikania e Berishës, Evi Kokalari: Basha pret që t’ia çojmë firmat në krevat

    Aktivistja amerikane Evi Kokalari, e cila ka ardhur nga SHBA dhe mbështet ‘Foltoren’ Sali Berishës nga Saranda sot hodhi akuza në drejtim të Lulzim Bashës.

    Kokalari e akuzoi Bashën për korrupsion dhe tha se ai është shkaktari që PD ka humbur. Më tej ajo theksoi se 4200 firmat e delegatëve i janë dërguar Edi Palokës, duke shtuar se Basha sa duket pret t’ja çojmë firmat në krevat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv