-
VIDEO
Bejko zbulon në 'Repolitix' 'paktin' e Bashës me SHBA që të 'shpëtonte' Berishën: S'i dhimbset PD, i ka bërë 'puç'! Kërkon të marrë partinë që nëse SPAK e arreston ta quajë 'sulm politik'
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka artikuluar shkurt e qartë, atë që sipas tij është qëllimi kryesor i Sali Berishës, motivet pse do Partinë Demokratike në një kohë që është shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja duke shkuar deri aty sa e ka konsideruar një "puç" prej se cilit e humbur del vetë partia.
-
VIDEO
‘Mallakastra kampione’, Ministrja Infrastrukturës nxjerr shifrat e punonjësve të ujësjellësit në qarkun e Fierit që marrin ‘marrin rrogën kot’
Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit të cilët i kritikoi për keqmenaxhimin në sektorin e ujësjellësit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e bashkive në qarkun e Fierit.
Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore. Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve, që ishin shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë. Mallakstra ishte kampione, sipas Ballukut, ku për 1000 abonentë, ka 16 punonjës.
-
VIDEO
Rama vizitë zyrtare në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.
Pasi morri pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital "Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale", në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.
-
VIDEO
Bardhi: Nuk arritën t’i mbledhin firmat për Kuvendin Kombëtar, sot bërtasin dhe shpikin procedura
Sekretari i Përgjithshëm i PD tha në një konferencë për shtyp nga selia blu tha se nuk u arrit mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar nga Berisha dhe mbështetësit e tij. Bardhi theksoi se për shkak të dështimit, shpikën procedura, vetënumëro e vetëmblidh duke i mbyllur votat në kasafortë. Sakaq, ai tha se statuti i PD është shpjeguar qartë prej tij, dhe nuk mund të ndryshohen rregullat, ndërsa shtoi se nëse i kanë, le ti sjellin firmat.
"Jam i bindur që firmat nuk janë mbledhur, do duhet t'i kishim parë po të ishin. Kryetari i Këshillit Kombëtar as në dorëzim nuk i ka marrë. I sollën tha dhe i ka mbyllur në kasafortë. E trajtojnë kryetarin e Këshillit Kombëtar si rojen e partisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar nuk është roje dhe as specialist i zyrës së protokollit. Firmat dhe kërsa siç ua lexova depozitohen në protokollin e partisë dhe i përcillen kryesisë së partisë. Si u mbyllkan në kasasfortë, silli pra, pse të jenë sekret firmat. Kush më ka njoftuar mua si sekretar i përgjithshëm i PD, për Kuvendin Kombëtar, më duhet të hap FB që të marr vesh se mblidhet organi i partisë ku jam Sekretar i Përgjitshhëm. Për këtë procedurë që shpjegoj unë, njëri që bërtet sot më fort, e ka thënë një javë më parë që nuk nuk është kështu procesi, po ju lë 24 orë kohë ta gjeni vetë. Bërtet se nuk është kështu procesi, ka thënë identik një javë më parë këtë që po them unë sot. Firmat nuk i tregojnë dhe i mbyllin në kasafortë. Ky është fakt. Procedurën që po shpjegoj unë sot, me zë dhe figurë në RTH e ka thënë njëri prej këtyre që sot bërtet fort. Ishte para një jave, ishin 90 për qind të firmave të mbledhura, pastaj shkoi 110 për qind, e panë që as 10 për qind të firmave nuk i kanë, shpikën procedurë, vetënumërojnë, vetëmblidhen, shpikin një gjë që ka vetëm 'vetë' përpara. Askush tjetër nuk duhet të di gjë se mbyllemi vetë te kasaforta. Pse ndryshuan mendje një javë më vonë. Nuk u arrit të mblidheshin firmat e 1/4 së anëtarëve të Kuvendit për të vënë në lëvizje procedurën për të thirur Kuvendin Kombëtar. Të sjellin kërkesën sipas procedurave për të mbledhur kuvendin e PD.”-tha Bardhi.
-
VIDEO
Presidenti i ri, PS: Mirëpresim propozimet e PD, gati për të ulur në tryezë për reformën zgjedhore
Maxhoranca socialiste është e gatshme të mirëpresë propozimet e opozitës për zgjedhjen e presidentit të ri gjatë vitit të ardhshëm. Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, sekretari i Përgjithshëm i PS njëkohësisht drejtuesi politik i këtij qarku, Damian Gjiknuri tha se jemi të hapur për propozimet e pd për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
"Ne gjithmonë i kemi qenë qasjes dhe fryma e kushtetutës është të synohet një president konsensual. Do të thotë që ne do të jemi të hapur edhe për propozime që mund të vijnë nga opozita, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale. Patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe këtë edhe e kryeministri e ka bërë të qartë në deklarimet e tij publike", u shpreh Gjiknuri.
-
VIDEO
Bardhi: 'Qifja' që mbush sallat e 'Foltores' dhe bandat, nuk mund të thërrasin Kuvendin e PD
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaroi se në krah të Berishës është një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Ornaldo Rakipi. Bardhi theksoi se Kuvend Kombëtar me “Qifen” dhe shefin e shtabit të “Qifes” nuk ka për të pasur. Më tej Bardhi theksoi se kjo parti ka 650 mijë mbështetës dhe nuk është çudi që secili deputet të mbledhë 4-5 mijë veta në një sallë, aq më tepër kur e ndihmon edhe “Qifja”. Në përfundim të konferencës Bardhi u shpreh se bandat dhe krimi i organizuar nuk mund të mbledhin Kuvendin e PD.
“Po tani çfarë na u tha, “ejani atë ditë dhe verifikojini, ndonjë emër na e jep edhe “Qifja” (Aqif Rakipi) ta fusim aty, që të mbushim sallën. Kështu dëgjova dje se ky grupi nismëtar do të bënte certifikimin dhe aty ishte shefi i shtabit të Ornaldo Rakipit, e ka pasur përballë Flamur Noka (i referohet Keltis Krujës, ish-deputetit të PD). Dhe ky shefi i shtabit do të verifikojë mandatet? Organizator i shtabit organizator të “Foltores. Banda dhe krimi i organizuar nuk thërret Kuvend të Partisë Demokratike. ” - tha ai.
-
VIDEO
Bardhi: Nuk jemi pengje të askujt, tregoni provat kur ngrini akuza edhe ndaj kryetarit të partisë
Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi, komentoi pas pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Maloku, atë që deklaroi Flamur Noka pak më parë në shkallët e selisë. Noka e quajti Bashën si peng. Bardhi tha se s’ka asgjë për të fshehur ndërsa thekoi se për çdo akuzë duhen paraqitur provat. Sakaq, Bardhi bëri me dije se po luftojnë çdo ditë kundër Edi Ramës dhe se nuk janë pengje të askujt.
Pyetja nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku: Përpos intepretimit të ndryshëm që i bëni statutit të PD, Noka ju listoi në listën e pengjeve? Si nëkëmbës i zotit Basha jeni dhe ju në listën peng?
"Nuk kam ndërmen ta kthej këtë çështje në çështje epitetetesh. Di të them që peng është ai që ka diçka për të fshehur, për të dhënë apo për të marrë. S'kam dhënë e as skam marrë kurrë asgjë asnjëherë. Jam i hapur ndaj cilitdo që bën akuza të tilla, përfshirë dhe ndaj kryetarit të partisë, të tregojë provat. Berisha ka ngritur gjyq për Departamentin Amerikan të Shtetit. I thotë më paraqisni provat, ndërkohë që ka dy muaj që akuzon lidershipin e partisë, ne që jemi në betejë me ramën përditë qenkemi peng të tij? A ka njeri në Shqipëri më të interesuar se Basha për të qenë kryeministër dhe për të mundur Ramën? Nuk ka. Historitë me pengje e pengmarrje do duhet t'i bëjnë me seriozitet sepse po u flasin demokratëve në një moment të vështirë. Masakra zgjedhore e 25 prillit është dicka e vështirë. Nuk mund ti vendosim halleve të deokratëve hallet tona personale. E themi partinë do e bëjmë bunker e të rrijmë me sytë nga qielli se po vjen ndonjë rraketë nga SHBA. Hallet ti mbajnë larg PD-së. Hallet e PD-së do i mbajmë bashkë se e kemi për detyrë."-tha Bardhi.
-
VIDEO
'Firmat nuk ekzistojnë', Bardhi: Deri tani asnjë firmë nuk është depozituar në parti! Paloka s'ka zyrë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka përsëritur edhe një herë deklaratën se në PD asnjë firmë nuk është dorëzuar nga Sali Berisha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.
"Ne nuk jemi një organizatë që funksionojmë në ilegalitet. Ne kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të respektuar rregullat e brendshme të PD, Statutin e PD. Dua të konfirmoj për çdo demokrat se në PD nuk ka ardhur deri në këto momente që flasin asnjë kërkesë, e asnjë anëtari të vetëm, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që mbështetësit e PD dhe shqiptarët kanë parë deri më tani ka qenë një blof i madh, një tallje me sakrificat e demokratëve për interesa personale. Ata nuk mundën të mblidhnin 1/4 e firmave. Në momentin kur skadon afati jo vetëm që nuk depozitohen firmat por bëhet shou. Besoj jeni edhe ju dëshmitarë që deri në këtë moment në PD, në zyrën e protokollit, nuk ka ardhur asgjë. E përsëris. Nuk jemi institucion në ilegalitet. I vetmi hall i demokratëve në këtë moment është largimi i Edi Ramës. Unë sikur nuk e kuptoj ku qëndron problemi i depozitimit zyrtar të firmave në protokollin e Partisë Demokratike. Nuk vijnë firmat në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm por në protokoll. Protokollohet çdo kërkesë në Partinë Demokratike. Nëse këto firma do të ekzistonin dhe do të ishin firma të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar do të depozitoheshin. Punonjësit e zyrës së protokollit të PD kanë qenë në pritje të kësaj procedure. Unë mora masa që të ishin në punë edhe jashtë orarit. Zyra nuk është e kryetarit të Këshillit të Kombëtar, z. Paloka e ka si ish-nënkryetar. Kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka zyrë sepse është pozicion honorifik", tha Bardhi në një deklaratë për mediat nga Selia e PD.
-
VIDEO
KPL 'fut në sherr' Alibeajn me Bushkën! Deputeti i PD: Jeni treguar indiferent për vettingun! Kryetarja e 'Ligjeve': Po intimidoni institucionin e pavarur
Në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, teksa po diskutohet buxheti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, çështja e përfundimit të mandatit të KPK-së në qershor 2022 dhe kalimi në duart e KLP dhe KLGJ ka shkaktuar debate të ashpra.
-
VIDEO
Berisha dorëzon firmat për Kuvendin, “kryqëzohet”nga SHBA
Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD pas dorëzimit të firmave nga Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së Bardhi tha se Berisha nuk mblodhi dot firmat dhe se po luan bllofin. SHBA doli përsëri hapur kundër Berishës dhe përpjekjes së tij për marrjen e drejtimit të PD. Të ftuar Azgan Haklaj, Fatos Klosi, Plator Nesturi dhe Altin Gjeta.
-
VIDEO
Ish-deputeti i PD-së në Repolitix, Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni! Klosi: Ish-kryeministri faktor pengues për Rajonin
Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e Rajonit në atë kohë dhe destabilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës. Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile në vend. Ndërsa sa i takon 'Foltores' së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledh gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon.
-
VIDEO
Bardhi: Sali Berisha luan blofin, nuk i ka firmat për të mbledhur Kuvendin Kombëtar
Menjëherë pas deklaratës së Berishës se ka mbledhur 4200 firma, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se ish-kryeministri po luan blofin, pasi nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme. Nga selia blu, ai tha se Berisha ka shkelur statutin, e ndërsa e bëri të qartë se Kuvend Kombëtar nuk do të ketë.