-
VIDEO
Nuk ka surpriza, KQZ shpërndanë mandatet, ja emrat që do të zëvendësojnë në Kuvend Gramoz Ruçin, Najada Çomon, Lefter Kokën dhe Mark Markun
KQZ ka miratuar sot shpërndarjen e mandateve për deputet, për zëvendësimin në Kuvend të 4 politikanëve të cilët morën vendimin për t'u dorëhequr pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sikurse edhe pritej, mandati i Gramoz Ruçit i ka kaluar Mirela Pitushit, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Lefter Koka nga Denis Deliu dhe Mark Marku nga Elda Hoti.
-
VIDEO
Andi Përmeti: '' Basha si lider i dobët zgjodhi të qëndronte me të fortit''
-
VIDEO
Pas seancës në Kuvend, Basha mblodhi në seli deputetët, munguan Paloka dhe Noka, kryedemokrati: Të kemi qëndrim të unifikuar, të votojmë kundër Lindita Nikollës
Pas seancës në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu deputetë. Në mbledhje munguan Edi Paloka dhe Flamur Noka, dy nga emrat që i kanë dalë kundër Bashës pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD. Në mbledhje Basha ka kërkuar qëndrim të unifikuar të deputetëve demokratë në parlament, teksa i ka kërkuar po ashtu që të japin votën kundër për zgjedhjen e Lindita Nikollës, propozim i Ramës, për të qenë në krye të Kuvendit.
-
VIDEO
Berisha sfidon Bashën: Jam anëtar i Grupit të PD, në parti mund të futem kur të dua! Filloj aksionin statusor dhe ligjor
Sali Berisha nuk e pranon vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtur nga Grupi Parlamentar i PD.
"Në Kuvendi më i motivuart se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë, interesin kombëtar të kombit shqiptar, për të dënuar të gjitha aferat e këtij regjimit të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjet, trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarizmit shqiptar. Së çfarë date është pakti do t'ia lë historianëve, ajo që ndodhi është strikt një marrëveshje Rama Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë
Jam i bindur se demokratët shqiptarë do të vendosin PD në piedestalin që i takon. do të marrë çdo nismë ligjore, statusore brenda PD, për ta kthyer aty ku i takon. Unë jam kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimi është 'un en voi'. Në çdo kohë mund të hyjë në Seli dhe të jeni të sigurt ju që do të jetë shumë e afërt dita kur PD do të rifitojnë forcën", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha ndez turmën para parlamentit, simpatizantët i hedhin lule: Përjashtimi im pazar i turpshëm i Bashës dhe Ramës
Sali Berisha i ka treguar sot Lulzim Bashës për influencën që ka në partinë Demokratike. Ai është przitur nga simpatizantët, teksa i hodhën karafila ngjyrë vjollcë. Në fjalën e tij, ai tha se përjashtimi i tij është një pazar mes Bashës dhe Ramës.
"Pazar i turpshëm i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do dal nga kjo betejë më e fortë, rroftë PD, rroftë Shqipëria", tha Berisha.
-
VIDEO
E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend
Përjashtimi nga grupi parlamentar i PD, për Sali Berishën ka qenë një vendim që nuk pritej nga kreu i PD Lulzim Basha. Ish-kryeministri i shpallur “Non Grata” nga SHBA në reagimin e tij thotë se Basha më mirë të jepte 5 herë dorëheqjen e tij se sa të shkelte sovranitetin e PD, duke marrë sipas tij një vendim personal, pa pyetur asnjë forum të partisë
-
VIDEO
Pasi përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, Basha mbledh deputetët, pak para nisjes së seancës plenare
TIRANË- Pasi mori vendimin e tij të jetës, siç vetë e ka cilësuar, për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Lulzim Basha mbledh deputetët. Kjo mbledhje vjen vetëm një orë pas seancës së parë Kuvendit, ku opozita rikthehet në parlament pas 2 vite e gjysmë jashtë.
-
VIDEO
Basha përjashton Berishën nga Grupi i PD-së
Pas më shumë se 30 vite, Sali Berisha nuk do të ulet në Kuvend si deputet i partisë Demokratike, pasi sot ai u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat që vetë e themeloi në 1990. "Fundi" i erdhi nga "i biri shpirtëror", personi që futi vetë në parti dhe e katapultoi atë në postet më të larta, Lulzim Basha. Berisha nesër në Kuvend do të shkojë si deputet i pavarur.
-
VIDEO
Leskaj ironi me Bashën pas mbledhjes së grupit parlamentar: Nuk flas, sepse nuk na jep leje partia
Bujar Leskaj i cili doli kundër vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, nga selia blu ka ironizuar kryedemokratin për censurë.
-
VIDEO
Nisin përçarjet në PD pas përjashtimit të Berishës, 5 deputetë i dalin kundër Lulzim Bashës: Po zhbën një pjesë të rëndësishme të partisë...mbyllen dyert e selisë blu
Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Grupin Parlamentar, në pëbërje të së cilit janë kreu i grupit parlamentar dhe drejtuesit politik të qarqeve.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Noka: Vendim personal i Bashës, është mohim i historisë së PD-së
Deputeti Flamur Noka ka folur publikisht kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Noka tha se vendimi është individual i Bashës dhe se më këtë vendim ka mohuar historinë e PD-së.
'Sali Berisha është njëriu më pro amerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë, Sali Berisha themeloi PD dhe u ngfrit kundër regjimit me ëndrrën amerikanë në shpirtin e tij. mbi vlerat dhe parimet e Amerikës u themelua PD. Busulla ka qenë një dhe në e Sali Berishës dhe PD-së orientimi euro atlantik. Sali Bersiha ka mbajtur një qendrim të tij dhe ka kërkuar që PD të mos përfshihem. Është mohim i histrorisë së PD-së, i parimit të kësaj forcë është të mohosh suksesin e kësaj forcë. Arsyet i di kryetari është vendimi i kryetarit është vendim individual.'- tha Noka.
-
VIDEO
Vonesat me evakuimiet e afganëve, Rama për CNN: Pengesa e tyre, lojë e talebanëve, nuk kemi hyrë në bisedime me ta! Ishim përgatitur për të strehuar 4000 refugjatë
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar pengesën e ardhjes së tyre si një lojë e talebanëve, ku tha se nuk u qëndrojnë fjalëve të dhëna. Rama tha në një intervistë për CNN, se ai apo përfaqësues të qeverisë së tij nuk kanë diskutuar me talebanët, pasi sipas Ramës kjo i takon qeverisë amerikane