• VIDEO

    Dita e fundit në Kuvend, Braho: S’kam asnjë peng, deyrim kisha shmangien e Berishës nga politika, e arrita! Vendimi më i mirë, shkarkimi i Metës

    Deputeti i PS-së, Spartak Braho deklaron se nuk i ka mbetur asnjë peng në Kuvend, ndërsa thekson se kishte detyrim që ish-kryeministri Sali Berisha të shmangej nga politika dhe këtë e arriti.

    Pavarësisht se Berisha ka marrë mandat në Tiranë, Braho thotë se nuk do të jetë në Kuvend.

    “Besoj se e kam plotësuar në masën më të madhe. Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, këtë e arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, tha Braho.

    Sa i përket Mimi Kodhelit dhe Pandeli Majkos e disa figurave të tjera të PS që s’do të jenë në mandatin e ardhshëm, Braho u përgjigj se ata nuk duhej të ishin eleminuar.

    “Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz” – u shpreh socialisti.

    Ndërsa vendimin më të rëndësishëm të parlamentit ka cilësuar nismën për shkarkimin e Metës.

    “Shkarkimi i Presidentit” – u përgjigj Braho.

    •  
  • VIDEO

    Sot e ka seancën e fundit në Kuvend, 'deputetja e kërpëratave': Do të mbahem mend, kam punuar

    Në ditën e fundit si deputete është sot edhe për Majlinda Halilajn, e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për “kërpëratat” (korporatat), me plot gafa dhe gabime. Në një prononcim për mediat sot ajo shprehet se do të mbahet mend se ka punuar shumë.

    Ndërkohë në lidhje me ligjin më të rëndësishëm që ajo ka votuar në kuvend i është përgjigjur me arrogancë “ç’ju duhet juve'.

    Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

    Jo nuk më vjen keq.

    E keni përmbushur misionin tuaj?

    E kemi përmbushur.

    Për çfarë do mbaheni mend?

    Besoj se kam punuar shumë

    Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

    Ato që ishin për t'u votuar

    •  
  • VIDEO

    Seanca e fundit/ Balla: 25 prilli, i fundit që emigrantët nuk votojnë dot ku jetojnë! Shpresoj që opozita në shtator të ketë përqasjen që meriton momenti ku është Shqipëria

    Në fjalën e tij të fundit në këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, falënderoi të gjithë deputetët e opozitës për kontributin që kanë dhënë me votimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Ai premtoi se 25 prilli do të jetë procesi i fundit zgjedhor që emigrantët nuk votojnë dot.

    "Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat e kandidatëve. Si nismë e parë nuk ishte e gabuar por ishte shumë e mirë. Nuk dua të hyj në debatin që pasoi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fillimisht do të duhet të presim vendimin e arsyetuar.

    Zgjedhjet e 25 prillit ishin që shqiptarëve që jetojnë jashtë të mos kenë mundësi për të votuar nga vendet ku jetojnë.  Unë ju falënderoj juve, deputetët e opozitë parlamentare, që keni mbështetur ccdo ligj të reformës në drejtësi. Shpresoj që të jemi këtu edhe në shtator dhe këtë standard ta ndjekin edhe ata që vijnë në Kuvend.  E rëndësishme është që të shtator të kemi një klimë politike që ka përqasjen e duhur për momentin ku ndodhet Shqipëria. Të mos harrojmë se në Presidencën sllovene nuk ka më asnjë dyshim për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Gjithkush ka një detyrim për të dhënë kontributin për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa", tha Balla.

  • VIDEO

    Arrestimet në bashkinë Lushnje, Murrizi: SPAK të gërmojë, po u hapën letrat u shterojnë listën! Këtu ftohet Luli, teshtin Rama! Ndryshimet në polici, servis gomash

    Në fjalimin e fundit si deputet, Myslym Murrizi ka bërë akuza të forta. Ndalur te arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë, Murrizi i ka bërë thirrje SPAK të gërmojë akoma më thellë për tenderat abuzivë, duke thënë se po u hapën letrat këto 2 muaj do të shterojnë listat.

    “Ai  që është arrestuar dje si përfitues i tenderave të tyre ka qenë drejtori  prokurimeve të tyre. Atje ku ka lekë këta të hidhen në fyt zihen me fëmijët dhe jo me ne. Me që e nisi nga lushnja e ftoj SPAK, shife sa ka akushtuar shkolla eqrem Shkumbini, tjetra në Divjakë. Shifi shifi, shif tenderin e uniformave të opolicisë. Janë 11 mln euro abuzime, shifoi mirë 580 mln euro të rilindjes urbane, ka bashki që ka filluar ndërtimin e shesheve që kur keni ardhur në pushtet dhe si kanë mbaruar. Shif hipotekën, po u hapën këto letra shteron lista. 1.4 miliardë euro ka tenderuar në 14 vite drejtolri i fonsit shqiptar të zhvillimit sot deputeti juaj i shkodrës. Janë 600 miliarde euro tenderime. E ftoj spak të mos merret vetëm me tenderin e fshatit Bitaj. E sa kryetarë bashkie e ish kryetarë bashkie, drjetora, kanë për të ikur atje ku  e kanë vendin nëse spak do ti ketë duart e lira dhe do të hetojë për prokurimet publike.

    Këtu ftohet Luli teshtin Rama, teshtin Rama ftohet Luli, si mund të ndahen këto janë bashkë. Jam krenar që kam votuar kundër herësit të damianit sepse gjykata kushtetuese më dha të drejtë... uroj dhe shpresoj që ky teatër i pështirë neokomunizëm ti ketë ditët e numëruara, kjo falë, dashtë zoti, ngacmimit për mirë të koshiencës së qytetarëve të mos votojnë me stomak por me mend. Të mos votojnë për 1 tas miell. Dashtë zoti që edhe shqiptarët të kthehen nga e mira dhe e mbara. Uroj të bëjnë më të mirën për qytetarët dhe ta lënë këtë teatër sikur zihen me njëri tjetrin. Nga nga institucionet që raportoi sot është pa mandat.  Shpresoj të mos luani më bashkë në këtë sallë”, tha Murrizi.

    Murrizi ironizoi ndryshimet e drejtuesve në policinë e shtetit, duke theksuar se nuk ka shkarkime apo emra të rinj por vetëm ndryshime vendesh.

    “Gjoja strukturimin e policisë e shoh si gomisteri që u ndërron vendin gomave. Servis gomash të konsumuara. Ikën nga Korça, vjen në Vlorë. Ai i Shkodrës vjen në Lezhë. Është njësoj si ndërrimi i gomave të një hallexhiu që nuk ka lekë me blerë goma të reja. Zoti Hoxha nuk e di pse u sikletosët kaq shumë edhe nga pyetjet që bënë kolegët e tjerë. Fëmijët duhet ta mësojnë mirë historinë ashtu si ka qenë. Meqë me ligj është ngushtuar periudha e krimit të komunizmit.

    Nga 45-90 duhet t’u thuhet fëmijëve në shkollë që regjimi komunist ka pushkatuar mbi 6000 shqiptarë sepse nuk kanë qenë dakord me partinë në pushtet. 59 900 shqiptarë janë internuar në kampe. Mbi 7000 burra dhe gra kanë humbur jetën në internim. Pse nuk pati vullnet kjo politikë të ndahej nga komunizmi. Si mund të ndahet kur ata në parlamentin e parë vinin me spaletat e Ramiz Alisë. Shqiptarët mbajnë mend një gjyq të turpshëm ku u dënuan 90 individë të cilët jo për gjenocid por 6 për kafe, 2 për qilima dhe për çarçafë dhe një kovaç. Në vitin 1997 fituan gjyqet dhe i kushtuan shtetit rreth 3.8 mln euro. Me këto lau duart politika. A donin realisht të ndaheshin në periudhën e komunizmit. Ishin njësoj si të prisnin duart e tyre”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Nuk rikthehen më në shtator në Kuvend/ Deputetët Roshi, Zeneli, Gjoni, Përmeti dhe Velaj: Vijojmë kontributin në politikë! Habit Jenisheri: Zgjedhjet do përsëriten

    Mbi 80 deputetë që janë ulur sot në seancën e fundit plenare të kësaj legjislature të Kuvendit do të mungojnë në shtator kur të fillojë legjislatura e re. Disa prej tyre në prononcimet për mediat para fillimit të seancës shprehen se do ta vijojnë kontributin në politikë.

  • VIDEO

    Ruçi bën bilancin e 4 viteve: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe përballimin e COVID

    Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një bilanc të këtyre 4. Ruçi tha se kjo ka qenë legjislatura e hapjes së Kuvendit, legjislatura e përballimit të COVID, e miratimit të ligjeve kyçe për integrimin europian.

    "Legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive sepse kemi miratuar ligjet për të cilat që kishte më shumë nevojë vendi.  Me disa prej ligjeve të miratuara në këtë sallë në përmbyllëm në një prej reformave më të rëndësishme që ka marrë Kuvendit i Shqipërisë në historinë e tij 30-vjeçare, reformën ën drejtësi.  Gjatë kësaj legjislature u zgjodh KLGJ dhe KLP dhe u mbështeten nevojat.  u zgjodhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi zgjodhi ILD dhe mbështeti këtë institucion", ka thënë Ruçi në fjalimin e tij të fundit, jo vetëm si kryetar i Kuvendit por edhe si politikan pasi u tërhoq në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste.

  • VIDEO

    ‘Nuk shkojmë për të mbushur karrigen’, Rama rendit prioritetet në Këshillin e Sigurimit: Nga barazia gjinore tek toleranca fetare! Krenar që jemi aleatë të palëkundur të SHBA dhe BE

    Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit zbuloi edhe axhendën e prioriteteve që do të ketë vendi ynë, që sipas kreut të qeverisë do të pasurojnë disa vlera.

    Rama tha se së pari  do të fokusohen tek çështja e barazisë gjinore, duke kujtuar se jemi renditur ndër 10 vendet e para të botës sa i përket barazisë gjinore në qeveri. Rama tha po ashtu se Shqipëria ka të drejtën që të dëgjohet sa i përket tolerancës fetare, por edhe për mbështetjen e pakushtëzuar në luftën kundër terrorizmit. Një tjetër pikë që nënvizoi kryeministri Edi Rama kishte të bënte me përpjekjet për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës. Rama përsëriti se Shqipëria është krenare që renditet si një aleate e palëkundur e SHBA-së dhe BE-së.

     
  • VIDEO

    Rama: Nuk është koha më e mirë për rrugëtimin në BE, Shqipëria e Maqedonia e Veriut presin ende datën në Zoom

    Kryeministri Edi Rama foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ku tha se politika europiane sot fatkeqësisht nuk është një det i qetë, por vendet duhet të vazhdojnë të përmirësojnë vlerat e tyre duke iu përafruar sa më shumë atyre të BE. Rama shtoi se këto vlera nuk janë ekskluzive të BE por janë vlera universale për të cilat si Shqipëria dhe vetë BE luftojnë çdo ditë për t'i përmirësuar. Rama shtoi se zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB është një arritje domethënëse edhe për Ballkanin Perëndimor, që është ulur në tryezën e përfaqësueses më të madhe në botë vetëm një herë.

     
  • VIDEO

    Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka: Moment historik, morëm më shumë vota nga ç'kishim shpresuar! Shqipëria sot ka çfarë t'i tregojë botës

    Një moment historik dhe një arritje të paprecedentë për vendin tonë e ka konsideruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

  • VIDEO

    Shkarkimi i Metës, ish-deputetja e LSI-së, Mehmetaj: Kushtetuesja do të vendosë balancat dhe të jap një vendim të drejtë! Kandiduam me figura të reja, duhet të kishim pasur qasje tjetër

    Presidenti Ilir Meta ishte pengesa e fundit e Ramës që të realizonte planet e tij në kurriz të shqiptarë. Kështu thotë për Report Tv ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, e cila shkarkimin nga Kuvendi të presidenti për shkelje të rënda ligjore e cilëson qesharak. Mehmetaj thotë me tej se edhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë rrëzuar të gjitha qeverinë

  • VIDEO

    Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: Nga PS s'do ketë mbrojtje! Kim: A ia vlen të shkosh në burg? Basha: Fillim i mbarë pas denoncimeve të PD

    Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe ka sjellë reagime nga radhët e krerëve të politikës, por edhe të diplomatëve të uaj në vendin tonë.

    Nga ana tjetër, një reagim ka pasur edhe nga ana e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim. Ajo ka shkruar se çdo kush që ka bërë korrupsion, tani do duhet ta gjykojë nëse ia vlen për të shkuar pas hekurave!

  • VIDEO

    Zbardhen propozimet e Fatbardh Kadillit për ndryshimet në statutin e PD: Kryetari ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garë

    Report Tv ka zbardhur dokumentin e plotë me propozimet që ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli për ndryshimet në statutin e partisë. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Danjela Maloku, janë të listuara të gjitha pikat me të cilave, për kryetarin e partisë duhet të jetë kusht që të fitojë zgjedhjet, në të kundërtën do duhet që të lërë drejtimin e partisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv