-
VIDEO
Anëtari i Këshillit kombëtar të PD: Propozimet e Bashës për statutin rregullime gramatikore, si nata me ditën nga ato të Kadillit! Me Kuvendin Kombëtar do spastrojë kritikët e tij
Ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha në statutin e PD, anëtari i Këshillit Kombëtar Dritan Shano i ka cilësuar si rregullime ortografike dhe sintaksore, që nuk sjellin frymën e re që sipas tij është e domosdoshme brenda kësaj force politike, pas disa humbjeve radhazi.
-
VIDEO
Abuzimi me tenderat/ PD: Paralajmërimi i Ramës për kryebashkiakët, përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve, vijon të shpërblejë me tendera Agim Kajmakun
Në një deklaratë për mediat, deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi u shpreh se deklaratat e Ramës përballë kryenbashkiakëve ishin "përpjekje për t'i hedhur hi syve shqiptarëve". Ai akuzon kryeministrin se vijon të "shpërblejë" me tendera ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.
-
VIDEO
Basha 11 propozime për statutin e PD, hesht për mandatin e kryetarit! Nga zgjerimi i kryesisë, sekretariatit deri tek përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie
Report tv zbardh 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike, që pritet që të diskutohen ditën e enjte në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Pas Fatbardh Kadillit, edhe Basha propozon ristrukturim të Partisë Demokratike. Por në ndryshim nga Kadilli, i cili propozon kufizim të mandatit të kryetarit të PD në katër vite në rast humbje në zgjedhje, Basha nuk ka asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit. Propozimet e Bashës lidhen kryesisht me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, ku aktualisht është Bujar Nishani, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes. Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
-
VIDEO
Procesi i rindërtimit, ministri Ahmetaj inspekton punimet në Shijak: Në lagjen e re Lugina do të ndërtohen 21 pallate, banesat përfundojnë në fund të vitit
Procesi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, vijon në zonat e prekura. Ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në zonën e Shijakut ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen në kuadër të rindërtimit.
Në këtë zonë do të ndërtohen 30 pallate të reja, për afër 670 familje. Po ashtu do të ndërtohen 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve. Sakaq 4 shkolla e 1 kopësht janë ndërtuar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.
-
VIDEO
Procesi i rindërtimit, ministri Ahmetaj inspekton punimet në Shijak: Në fund të vitit lagja e re do të ketë përfunduar dhe banorët do të futen në shtëpitë e tyre
Procesi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, vijon në zonat e prekura. Ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në zonën e Shijakut ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen në kuadër të rindërtimit.
Në këtë zonë do të ndërtohen 30 pallate të reja, për afër 670 familje. Po ashtu do të ndërtohen 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve. Sakaq 4 shkolla e 1 kopësht janë ndërtuar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK, reagon PD: U dekonspirua, Ministria e Brendshme u njoftua tre ditë më parë! Të përfshirëve iu dha mundësia për të fshehur provat
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me aksionin anti-korrupsion të SPAK në Ministrinë e Brendshme, në lidhje me abuzimin me tenderin për uniformat e Policisë. Me një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj, akuzon se ky operacion i SPAK u dekonspirua dhe se Ministria e Brendshme u njoftua 3 ditë më parë, duke i dhënë kohë personave të përfshirë në këtë aferë, që të kenë mundësi të fshijnë provat.
Alibeaj shtoi se goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket tek dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.
"Sot, edhe njëherë, koha i dha të drejtë Partisë Demokratike në betejën në mbrojtje të interesit publik.
Dy vite më parë, nga kjo foltore, ne kemi denoncuar aferën korruptive që fshihej pas tenderit të Ministrisë së Brendshëm për unifromat e policisë.
Atë kohë Sandër Lleshaj tha se ne po shpifnim dhe se nuk njihnim ligjin në fuqi.
Madje, ministri i Ramës, që ka shpenzuar 350 euro nga taksat e shqiptarëve për një kapele, shkoi deri aty sa të padisë Partinë Demokratike për shpifje, duke kërkuar përgënjeshtrim të deklaratës dhe shpërblim me shumën 1 milionë lekë nga Partia Demokratike.
Paradoksalisht, teksa e vërteta po shpaloset përpara shqiptarëve, gjyqi i ngritur nga ata që vodhën miliona euro me një tender, vazhdon.
Sjellja në kujtesë e momentit të parë të denoncimit të kësaj afere, është një ilustrim i domosdoshëm për të kuptuar jo vetëm pafytyrësinë e atyre që teksa vjedhin kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës me gjyqe propagandistike, por edhe shënjestrën e vërtetë që duhet të ketë ky aksion.
Sigurisht cdo person që shkel ligjin duhet të dalë përpara drejtësisë një orë e më parë, por është e qartë për të gjithë shqiptarët se një aferë e këtyre përmasave nuk mund të kryehet nga zyrtarë të dorës së dytë.
Partia Demokratike është dijeni për faktin që Ministria e Brendshme është njoftuar për këtë operacion tre ditë më parë, duke u dhënë të përfshirëve në këtë aferë të gjitha mundësitë për të fshehur provat.
Ndërsa Edlira Naqellari, drejtoresha e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, e njohur si një person pranë Ramës dhe e emëruar në këtë post prej tij, u largua nga ky pozicion vetëm 8 ditë më parë.
Të gjitha këto përbëjnë këmbana të forta alarmi për dekonsiprimin e operacionit, nëpërmjet të cilit përgjegjësia për milionat e vjedhura të mos mbërrijë në nivelet më të larta të qeverisë.
Kjo është e pafalshme!
Sepse nuk ka shqiptar që të mos dijë se një operacion korruptiv të këtyre përmasave, nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, një operacion korruptiv i këtyre përmasave nuk mund të ndodhte pa përfshirjen e Edi Ramës.
Goditja e kësaj afere nuk mund të konsiderohet e plotë, nëse drejtësia nuk troket te dera e Plarent Ndrecës, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës.
Kthimi i Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni, sikurse dëshmojnë raportet e shumta ndërkombëtare, ka vetëm një përgjegjës. Shqiptarët që varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm është Edi Rama.
Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka!", tha Alibeaj.
-
VIDEO
SPAK nuk është "Aspak"/100 ditë afat për "policin që duam"
-
VIDEO
Ndryshimet e Statutit të PD/ Kadilli i vetmi reformator nga rivalët e Bashës! Propozimet ‘në duart’ e Komisionit të Përhershëm Statutor
Demokratët do të kalojnë nesër në filter propozimet për ndryshimet në statutin e PD. 9 anëtarët e Komisionit të ngritur për këtë arsye do të vlerësojnë nëse propozimet e Fatbardh Kadillit dhe disa anëtarëve të tjerë të PD do të duhet t’i kalojnë për miratim Kuvendit Kombëtar që mblidhet të shtunën e ardhshme.
-
VIDEO
Gjoni nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me PS: Për hir të vendit! Ky Kuvend vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve! E dua Shqipërinë më shumë se ambasadorët
TIRANË- Ralf Gjoni nuk e ka përjashtuar mundësinë për bashkëpunim me PS-në, pasi t'i përfundojë mandati i deputetit në shtator, megjithatë nuk ka zgjedhur që të thotë diçka konkrete, mjafton që të jetë për të mirën e vendit, ka theksuar ai. Në studion e Report Tv, në emisioin "Sot Live në Shqipëri", Gjoni i ka qëndruar deklaratës së tij të mëhershme, se ky parlament është më i miri në këto 30 vite.
Deputetët nuk kanë nevojë që të jenë të gjithë intelektualë, se vërtetoi idiokracinë e listave të kryetarëve. Nuk është se iku niveli intelektual dhe u zëvendësuan vendet. Koperata ka bërë një gabim në të folur, por nuk ka vjedhur dhe nënshkruar tendera. Media ka përgjegjësi, mbaroi parlamenti, nuk do i cajmë më kokën shqiptarëve apo mediat që janë munduar që të na etiketojë me 4-5 persona. Ky parlament ka qenë shumë i mirë se prodhoi ndryshime kushtetuese për hapjen e lista të që PD e LSI nuk i bëri dot për 10 vjet, jemi përshëndetur nga SHBA dhe BE, futja në parlament ka pasur mbështetje amerikane dhe europian. Do të mbahet mend edhe idiokracinë që u fut në parlament që kuptohet se ajo listave. Nuk e di ku do jem në shtator, por do jem në shërbim të betejës për demokracinë. Kam bashkëpunuar më te gjithë faktorët politik për hir të vendit, kam bashkëpunuar edhe në të kaluar, nuk janë armiq, preferenca ime do ishte të mos isha më në mëshirë të shtetit, por t'i shërbeja vendin në kapacitet të tjera, por që do t specifikohen pas shtatorit, pasi të mbyllet legjislatura", tha Gjoni.
-
VIDEO
Prokurimet publike, Rama-kryebashkiakëve: Mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues! 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme
Një tjetër paralajmërim për kryebashkiakët ka dhënë kryeministri Edi Rama. Ai tha se të mos përzihen me probleme të prokurimit publik sepse do ta pësojnë.
“Progresi në garantimin e rendit pulik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri.
Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujdo ndër ju që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike.
Ndër procedurat e asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të Agjencisë së Prokurimit Publik. Tani, qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë.
Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese. Nga shqyrtimi i të dhënave në lidhje me numrin e ofertave të paraqitura, që janë asistuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për periudhën janar-prill 2021 dhe gjithë 2020 rezulton se mesatarja e numrit të ofertave është vetëm 2.1%. Nga ana tjetër, rezulton se nga 61 bashki 47 prej tyre për më shumë se 50% të procedurave kanë vetëm një operator. Gjatë vitit 2020 dhe janar-prill 2021, rezulton se pas hetimit administrativ të 136 procedura prokurimi të kryera në bashki apo institucionet e varësisë janë konstatuar përzgjedhje të pajustifikuara të procedurës me negocim, pro0bleme në përllogaritjen e fondit limit, vendosje kriteresh të veçanta, kualifikim dhe shpalle fitues e operatorëve që nuk plotësojnë kriteret. Si rezultat, janë dënuar me gjobë 156 punonjës dhe me masë disiplinore 62 punonjës”, tha Rama.
-
VIDEO
Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot e zgjidhim keqkuptimin me formularin! Kemi zgjeruar tregun
Procesi i fiskalizimit po ecën me shpejtësi, kur nga 34 mijë biznese deri tashmë e kanë kryer 33 mijë. Por ka një problematikë për të cilën shumë biznese kanë shprehur shqetësim, e cila lidhet me kasës fiskale. Parashikohet që në shumë raste të ndryshohet kasa pasi ajo aktualja nuk e përballon fiskalizimin. Për ta hapur më shumë tregun qeveria ka vendosur që të drejtën e tregtimit të kasave fiskale ta keni 28 kompani nga 4 që ishin. Por në fakt bizneset po hasin në një paradoks. Procedura e kalimit të kasës nga njëra prej këtyre 4 kompaniuve që ishin në një tjetër kompani është shumë e komplikuar dhe me shumë 'kleçka'. Kompania në të cilën një biznes aktualisht e ka kasën e sorollat tatimpaguesin, duke mos i dhënë informacion apo duke i nxjerrë 1000 arsye të tjera. Gjithashtu edhe formulari i kalimit nuk e ka parashikuar faktin që një biznes mund të zgjedhë të kalojë në një kompani tjetër me kasë fiskalë për arsye të një çmimi më të ulët apo shërbimi më të mirë. Janë vetëm disa arsye që lidhen me prishjen e kasës apo edhe me falimentimin.
-
VIDEO
'Fati' i Metës vendoset në shtator, Gjykata Kushtetuese mbyll sesionin! Shtyhet edhe vendimi për zgjedhjet lokale
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sesionin për këtë vit pune dhe do të rikthehet në shtator. Kjo do të thotë se dosjet e nxehta si shkarkimi i Presidenti Ilir Meta dhe vendimi për zgjedhjet lokale do të merren në javën e dytë të shtatorit.