-
VIDEO
Celibashi rrëzon kërkesën e PD, lë në detyrën kreun e Bashkisë së Mallakastrës: Nuk përfshihet në kushtet e ndalimit
KQZ ka lënë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallkastrës, Qerim Ismailajn, duke rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e tij për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi. Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se për një rast dënimi jashtë vendit, KQZ lexon vendimin e prokurorisë, sipas së cilës, Ismailaj për veprën penale të "Rrahjes" në Shqipëri do të ishte dënuar me gjobë, gjë që nuk e çon atë në kushtet e ndalimit të kandidimit.
-
VIDEO
Xhaçka në Forumin e Prespës: BE sot nuk ka një qasje strategjike Ballkanit Perëndimor, por ne s’duhet të ndalim! Të krijojmë Europën në rajonin tonë
TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës në panelin “Ndërtimi i Besimit Përmes Dialogut” që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, tha se ka ardhur koha për një ndryshim në mënyrën e qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi mos caktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare, tregoi se BE-ja nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, e megjithatë shtoi se puna duhet vijuar pa u ndalur drejt të vetmes rrugë, asaj Europiane.
“Rajoni ynë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm falë ëndrrës së përbashkët evropiane dhe falë mbështetjes së BE. Por siç tregoi edhe Këshilli i 22 qershorit, BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, çka shpresojme që do të ndryshojë pas dështimit për t'i dhënë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por kjo s'është thjesht një çështje e BE-së. Edhe ne vetë duhet të punojmë më shumë për të rritur rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe për të pasur një qasje më proaktive ndaj integrimit, jo duke pritur vetëm nga BE, por duke punuar edhe ne, në nivel rajonal për të ndërtuar Evropën në rajonin tonë e për të krijuar një hapësirë të përbashkët mundësish”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.
-
VIDEO
Opozita e re në Kuvendin bosh: Heqja e herësit, fitorja jonë! Murrizi e Hajdari: ‘kushtetuesja’ prishi pazarin Rama-Basha
Nuk do të jenë në parlament në shtator, por heqja e herësit nga Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet fitore edhe e deputetëve të opozitës së re, që një vit më parë, iniciuan listën e hapur. Myslym Murrizi, i cili edhe iu drejtua Kushtetueses për të shfuqizuar nenin 163 të Kodit Zgjedhor, e quajti vendimin e një dite më parë, prishje të një pjese të pazarit të 5 Qershorit Rama-Basha. “Sa janë alarmuar dje hartuesit e strategët e 5 qershorit se nuk hyjnë dot më në këtë sallë. Është hall koke për të pas një karrige në këtë sallë më çfarëdo pafytyrësie, por ja erdhi dita. Unë nuk kam të njëjtin hall me ju, nuk është arsyeja e mbajtjes së mandatit që dua të jem në këtë sallë më çdo kusht, por për t'i dhënë vlerë votës sovrane e Gjykata Kushtetuese dje ua përplasi surratit qelbsinllëku e gatuar në këtë sallë”, tha Murrizi. Por nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese shton shpresat që në parlament të futen më të votuarit nga qytetarët, Ralf Gjoni, risolli në vëmendje blerjen e votës, që, sipas tij, përsëri mund të deformojë vullnetin e zgjedhësve. Një kërkesë për të krijuar mekanizmin, ku qytetari zgjedh vetë deputetin, e pati edhe Rudina Hajdari në fjalimin e saj të fundit në parlament. “Sot është një thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar dhe jepini shqiptarëve atë që i meriton duke ia lënë atyre në dorë që të zgjedhin deputetët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë për qytetarët shqiptarë dhe kurorëzoi një betejë shembullore që kemi bërë me disa kolegë për hapjen e listave të deputetëve në zgjedhjet parlamentare”, u shpreh Hajdari. Për shumicën socialiste vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u duk surprizë. Elisa Spiropali u përqendrua te opozita e re në shtator, që me shumë gjasë do të duhet të bashkëpunojë për të reflektuar në Kodin Zgjedhor ndryshime të tjera, por edhe për të zgjedhur presidentin e ri. Edhe Partia Demokratike nuk ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse më 24 korrik të 2020, Lulzim Basha, i shoqëruar nga të gjithë krerët e partive aleate, kërkoi hapjen 100% të listave.
-
VIDEO
“Unë ty të kam dhënë lekët për votën, mbylle gojën”, Ralf Gjoni tregon historinë me deputetin e zgjedhur në jug: Doli Beqiri me bisht ndër shalë
'Një popull që shet votën, sulltanatin e ka pak, talljen e ka hak”, kështu tha gjatë seancës së sotme plenare deputeti Ralf Gjoni i cili po replikonte me deputeti Myslim Murrizi. Gjoni tregoi një histori me një deputet të zgjedhur në një qytezë në jug të vendit. Teksa një qytetar sipas Gjonit, po ankohej, deputeti i tha se ai duhet ta mbyllë gojën pasi atij i kanë dhënë lekët për votën.
-
VIDEO
Rudina Hajdari flet për herë të fundit nga foltorja e Kuvendit, i bën thirrje politikanëve: Mos shikoni më partinë, por mendoni për vendin!
Rudina Hajdari, e cila nuk do të jetë më deputete në legjislaturën e ardhshme, e 'shfrytëzoi' sot kohën e saj për të folur në foltoren e Kuvendit për t'i bërë thirrje politikanëve që të çojnë vendin përpara. Ajo i kërkoi atyre që të mos shikojnë më partinë, por të mendojnë për vendin, për t'i dhënë fund tranzicionit që ajo e konsideroi të tejzgjatur.
-
VIDEO
Gjykata Kushtetuese rrëzoi herësin, Murrizi: Vendim objektiv, prishi një pjesë të pazarit të qelbur Rama-Basha më 5 qershor
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi nenin që i shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit, Myslim Murrizi, e konsideroi një qëndrim objektiv që prishi marrëveshjen e 5 qershorit mes PS dhe PD. Nga foltorja e Kuvendit, marrëveshjen e 5 qershorit mes palëve për Reformën Zgjedhore, Murrizi e konsideroi si marrëveshje për t'i hequr të drejtën qytetarëve që të zgjedhin me votën e tyre deputetët që, sipas tij Gjykata Kushtetuese ia 'përplasi surratit'
-
VIDEO
Ndryshon buxheti i shtetit, Denaj: Duhen siguruar fondet për vaksinat dhe për përfundimin e projekteve infrastrukturore
Ministrja e Financave Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit ka argumentuar ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe ndryshimin e buxhetit të shtetit për herë të katërt. Ministrja tha se ndryshimet janë të diktuara kryesisht nga pandemia për të bërë të mundur blerjen e vaksinave për të vaksinuar të gjithë popullatën. Denaj tha se ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë“ vijnë si nevojë për të garantuar hapësira fiskale për të bizneset e qytetarët.
-
VIDEO
Spiropali 'thumbon' opozitën: Uroj që dielli i nxehtë i beharit të ketë pjekur PD-në e Lulzimin dhe në shtator të kenë guximin për të bashkëpunuar
Ministrja Elisa Spiropali, në seancën e parafundit plenare, nuk la pa falënderuar kolegët e saj deputetë, ndërsa listoi edhe ato që i konsideroi arritjet e kësaj legjislature. Arritje, Spiropali konsideroi edhe votimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, që e quajti përdhosës të Kushtetutës, ndërsa tha se tashmë maxhoranca do të nisë edhe një proces të hapur konsultimi politik për zgjedhjen 'e afërt' të Presidentit të ri.
-
VIDEO
Manastirliu: Mbi 986 mijë vaksinime! Në verë vijon fushata e vaksinimit masiv! Në vend asnjë rast me variantin Delta, po duhet kujdes maksimal
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Kuvendi ka folur mbi situatën e COVID në vend. Ministrja nënvizoi se deri tani janë kryer mbi 986 mijë vaksinime, ndërkohë që shtoi se mbi 400 mijë qytetarë janë plotësisht të vaksinuar. Manastirliu tha se do të vijojmë një fushatë të vaksinimit masiv gjatë muajve të verës dhe me vaksinimin në shtëpi të atyre se nuk kanë mundësi. Më tej ministrja nënvizoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj variantit Delta për faktin se është shfaqur në vendet fqinje, por deri tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast me këtë variant.
-
VIDEO
Rama: ‘Bujqësori’ brenda 10 vjetësh do jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se Universiteti Bujqësor brenda kësaj dekade do të kthehet në Universitetin e Vjenës në Tiranë, që është më i miri për Bujqësinë. Kjo është në kuadër të projektit për binjakëzimin e programeve studimore shqiptare me ato ndërkombëtare.
“Të afrojnë universitetin e Vjenës, me synimin që ky universitet të jetë një vend ku studentë shqiptarë e të huaj të marrin diplomë të Universitetit të Vjenës dhe në një kohë brenda kësaj dekade, të jetë Universiteti i Vjenës në Tiranë, ku kampusi universitar të jetë ndërkombëtar”, tha Rama.
-
VIDEO
LSI ende në pikëpyetje për aleancën me PD? Braimallari në Report Tv: Vendosin strukturat për aksionin tonë politik, do jemi opozitë e fortë
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, mes dy partive kryesore opozitare në vend, është vënë re një moskomunikim politik kryesisht mes dy drejtuesve kryesor Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhi. I ftuar në Report Tv, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, thotë se kjo 'ftohje' lidhet me zhvillimet politike që kanë të bëjnë në brenda partivë, ndërkohë që nënvizon se LSI do të bëjë një opozitë të fortë
-
VIDEO
'Gati për Shqipërinë', Rama interesohet për juristen nga Londra që dëshiron të kontribuoj në fushën arbitrazhit dhe Avokaturës së Shtetit: Lër një takim me mua, ke kohë sot?
Rama sakaq, shprehu interes edhe për një profesioniste e cila tha se punte në fushën e arbitrazhit dhe se kontributi i saj për vendin do të ishte i përqendruar në përmirësimin e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar, në fushën e arbitrazhit, si dhe do të doja të jepja edhe kontribut të avokaturën e shtetit.