• VIDEO

    Kadilli dorëzon propozimet për ndryshimin e statutit të PD: Çmontim të monopolit të kryetarit! Analiza e partisë nuk është fushatë spastrimi

    Në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, ish rivali i Bashës për kreun  e PD, Fatbardh Kadilli konkretizon idetë e tij për mënyrën e drejtimit të partisë duke depozituar propozime për ndryshime në statut.

    Ndonëse anëtarët nuk i besuan drejtimin e Partisë, Kadilli është i bindur se propozimet e tij për reformimin e PD do të gjejnë mbështetjen e vendimmarrësve demokratë.

     

  • VIDEO

    Berisha ‘Non Grata’, Alibeaj: Vendim politik, s’ka prova! Ai e çoi në gjyq çështjen për të mos përzier PD-në

    Shpalljen ‘Non Grata’ të ish- kryeministrit Sali Berisha, deputeti i PD-së i dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj e konsideron si një lëvizje politike, pasi sipas tij nuk ka prova dhe fakte.

    “Çështja është e zgjidhur, është qartë për këdo, Berisha ka pasur dhe ka bërë lëvizjen propocionale me atë se çfarë ndodhi dhe së dyti ajo se çfarë është çështje, i përket vetëm atij, e ka çuar në çështjen në proces gjyqësor, një lëvizje e zgjuar, për të mbrojtur identitetin e vet dhe për të mos përzier kauzën e PD. Ajo deklaratë e Blinken nuk është gjë tjetër deklarim i natyrës politike, me procedura atë brendshme, nuk e dimë për cilat prova bëhet fjalë. Duhet të dalin prova dhe fakte. Për mua për sa kohë nuk ka të dhëna të aspektit juridik, kjo është një çështje me natyrw politike. Berisha ka qenë kontributori kryesor i Reformës në Drejtësi, që atëherë kur reforma kishte ngërçe, ka qenë Berisha që ka thënë që SPAK të krijohet menjëherë pa u bërë ndryshimet Kushtetuese, për djegjen e mandateve Berisha ka thënë që ‘duhet menduar thellë dhe fortë se ose të jep mbështetje të madhe ndërkombëtare ose jo'. Ka shqisën politike, ka aftësinë për të parë më parë se shumë të tjerë se ku të çon një akt, por nuk kanë qenë influenca në vendimin e Bashës”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Alibeaj liston 2 nga arsyet që çuan PD-në në humbje: Edhe ne u tunduam nga krimi gjatë fushatës

    I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, deputeti i PD-së, i shpallur fitues në 25 prill, Enkelejd Alibeaj, ka listuar sipas tij arsyet që kanë çuar demokratët në humbje. Mos organizimi në kohë apo gjetja e elementëve më të mirë për t’u futur në garë, sipas tij, janë motive që kanë ndikuar në humbje. Megjithatë, shton se për këtë PD-ja po bën një analizë të thellë.

    “25 prilli nuk është dështim i PD, steka jonë ishte për t’u bërw Basha kryeministër, tundime gjatë fushatave zgjedhore ka pasur kushdo, pra pse të mos gjenim dhe ne ca të fortë apo të mos përdornim disa para, apo teknika anti-ligjore të manipulimit të votave. Kjo është ndarja e hollë mes moralit të hollë politik dhe pragmatizmit. A mund të kishim bërë më tepër, ndoshta, jemi në proces analizimi, të kishim gjetur element më të mirë, a e nisëm organizimin me vonesë, po e analizojmë, ishte një performancë e mirë e jona, e pamjaftueshme”, tha ai në Report Tv.

  • VIDEO

    Vrasjet dhe aksidentet, Alibeaj në Report Tv: Pasojë e 25 prillit! Deklarata e Çuçit? Papërgjegjshmëri! Shko në Bllok dhe në 100 metra ke miliona euro makina të shtrenjta

    TIRANË- Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij dhe kjo sjell rritje të ngjarjeve kriminale në vend. 

    “Arsyeja kryesore është fakti që marrëdhënia mes qytetarit dhe shtetit është më e deformuar se kurrë. Fenomeni kriminal është ai që ka filluar dhe po zapton gjithnjë e më tepër terren. Shoqëria shqiptare vjen nga një proces elektoral, dhe kemi parë që në nië situatë kaq delikate të marrëdhënies mes shtetit dhe individ, ato që janë forca kriminale, të njerëzve që drejtohen nga anti-ligjin, marrin më tepër peshë, referencë dhe më të madhe nga pushteti. Arsyeja pse këto 2 ngjarje kanë ndodhur, kanë të bëjnë me faktin që pas episodeve elektorale krimi merr më shumë peshë, kanë lidhje me politikën, pse ndodhi në Velipojë, se njerëz që mund ta zgjidhin konfliktin vetë, pa pasur frikë se shteti dhe ligji mund t’i ndëshkojë, pse se njohin një pushtetar, qeveritar, e njëjta gjë dhe me fatkeqësinë rrugore. Pa bërë ekspertin, se cila ka qenë dinamika, por fenomene të tilla që djemtë lëvizin në mes të bllokut me makina milion lekësh, janë fenomen i shtrembërimit të shoqërisë shqiptare sot. Këto ngjarje tregojnë një gjë që është e lidhur në procese zgjedhore, ka fituar krimi. (...)Fakti që nuk kemi qeveri që merr votën e popullit, duke qenë se e fitojnë pushtetin me të fortë, me administratë, nuk e vrasin mendjen aspak për ato marrëdhënie kontraktuale, për ato marrëdhëniet problemet me qytetarin, shteti është inekzistent, se shteti nuk merakoset aspak”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    PD: Çuçi nuk mbajti përgjegjësi, ua hodhi fajin viktimave! Ndarja e politikës nga krimi, e vetmja rrugë për siguri

    Deklaratën e Ministrit Çuci për ngjarjet e fundit kriminale në vend, Partia Demokratike e sheh  si përpjekje për të deleguar përgjegjësinë. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, tha në një deklaratë për mediat se qeveria po ia hedh fajin viktimave dhe se qytetarët e pafajshëm po paguajnë faturën e bashkëpunimit midis politikës dhe krimit.

    "E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend. Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’. Fatkeqësisht, përveç gjunjëzimit para krimit, ata nuk kanë çfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve", tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Lufta për shkatërrimin e Daesh/ISIS, Xhaçka e pranishme në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global kundër terrorizmit

    Mbahet sot në Romë takimi i Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e Daesh/ISIS

    Shqipëria përfaqësohet në ministerial nga delegacioni, kryesuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

  • VIDEO

    Mblidhet asambleja e PS/ Rama hap sot dyert e ‘Petro Markos’ pas përplasjes me Lelin: Dezertoi nga PS, nuk ka punë më me këtë familje politike! Po çalonte në punët në bashki

    VLORË-Rama ka hapur sot dyert e teatrit ‘Petro Marko’, ku ka zhvilluar mbledhjen me strukturat e PS së Vlorës. Të pranishëm në mbledhje do të jenë deputetët aktualë, deputetët e sapozgjedhur dhe të gjithë këshilltarët e bashkisë Vlorë si dhe kryesia e PS dhe kryetarët e PS në njësitë administrative të bashkisë.

    Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se gjatë bisedës me dyer të mbyllura me socialistët në Vlorë, Kryeministri Rama, ka thënë se u është kërkuar kryetarëve të bashkisë së Dibrës dhe të Vlorës që të hyjnë në zgjedhje për deputet. Sipas Ramës Dionis Imeraj ka pranuar, ndërkohë që Leli nuk ka pranuar. Më tej ai ka thënë se askush nuk fiton i pavarur në Vlorë, pa siglën e  PS-së dhe se sipas tij Leli i ka fikut telefonin për disa ditë. Sipas Ramës, Leli dezertoi Partinë Socialiste dhe se nuk bëri asnjë ditë fushatë për PS-në. Rama mësohet të ketë thëne se ai nuk ka me punë me këtë familje politike.

  • VIDEO

    Rama nga Vlora: I shqetësuar me punën e disa bashkive për turizmin

    Pas mbledhjes në Teatrin "Petro Marko", Kryeministri Rama foli shkurtimisht edhe për mediat, ku nuk harroi që në mënyrë të tërthortë të cekë edhe ccështjen e kryebashkiakut të Vlorës Leli. Rama tha se ka një problematikë me disa bashki për ccështjen e turizmit.

  • VIDEO

    Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, Basha: Shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin! Meta: Rendi dhe siguria janë dëmtuar seriozisht, duhen masa të reja

    Politika ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona pas një përplasje me armë, mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, pronarë të dy hoteleve në këtë zonë

  • VIDEO

    Rama hap sot dyert e teatrit ‘Petro Marko’, mblidhet asambleja e PS Vlorë!

    Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Vlorë ku ka inspektuar punimet që po bëhen në këtë qytet, por ajo që ka rënë në sy është se ka shmangur takimet e tij me kryebashkiakun Dritan Leli. Rama ka qenë i shoqëruar gjatë inspektimeve nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qëndro. Po përtej shmangies së kontaktit me Lelin, Rama ka injoruar edhe vendim e tij në lidhje me mos hapjen e teatrit ‘Petro Marko’ për takimin me PS

  • VIDEO

    Alfred Moisiu për Report Tv: Nëse ‘Kushtetuesja’ vendos shkarkimin, Meta të lërë detyrën! Presidenti të zgjidhet nga populli, politika ka dëmtuar rolin e tij

    Ish presidenti Alfred Moisiu ka komentuar për herë të parë nismën për shkarkimin e presidentit aktual Ilir Meta. Moisiu thotë se nëse Gjykata vendos për shkarkimin e tij, Meta duhet të lërë detyrën. Në të njëjtën kohë ish presidenti mendon se zgjedhja e një presidenti duhet të bëhet nga populli, pasi politika i ka sjellë shumë dëmtime rolit të tij.

  • VIDEO

    Leli e bllokoi, Rama shkon në Vlorë dhe hap dyert e teatrit ‘Petro Marko’! Nesër takim me PS

    Rama do të hap dyert e teatrit ‘Petro Marko’, ditën e nesërme ku do të zhvillojë mbledhjen me strukturat e PS. Kujtojmë se prej javësh teatri ‘Petro Marko’ është kthyer në një pikë debati mes kryebashkiakut Leli dhe këshillit bashkiak të Vlorës, pasi këto të fundit kërkojnë të organizojnë mbledhje fizike aty, ndërsa Leli nuk e lejon këtë gjë me arsyetimin se nuk mund të bëhet për shkak të rregullave të vendosura për pandeminë.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv