-
VIDEO
Herësi ‘bie’ në Kushtetuese, PD nxitet për Kod të ri Zgjedhor! Juristi i demokratëve, Logu: Reformë elektorale për lista 100% të hapura
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr herësin si mekanizëm për të fituar mandatin e deputetit, për demokratët është nxitje për të punuar për një reformë më të përsosur elektorale. Eksperti ligjor i PD, Marash Logu thotë se ndonëse ky vendim nuk përkthehet në hapje 100% të listave, është i vlefshëm për ndërmarrjen e reformave elektorale në vijim nga ana e partive politike.
-
VIDEO
Emërimi i kreut të ri të AMA-s, PD: Kuvendi shpërfilli BE-në dhe zgjodhi Armela Krasniqin, SPAK të mos zvarrisë hetimet për të
Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.
Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, theksoi se vendimi për emërimin e kreut të re të AMA-s, ra ndesh, me kërkesat e OSBE dhe BE. Ajo theksoi më tej, se drejtimi në këtë linjë nga ana e kryeministrit Edi Rama, shkon në drejtim të kundërt me vullnetin e shqiptarëve.
-
VIDEO
Mbyllet Kuvendi, ikën dhe opozita e re/A do të ketë marrëveshje Rama-Basha në shtator?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me mbarimin e mandatit të këtij parlamenti dhe rolin e opozitës së re në dy vitet e fundit pas largimit të deputetëve të PD dhe LSI. Të ftuar pas seancës së fundit parlamentare deputetët Edlira Hyseni, Artur Roshi, Edmond Stojku dhe analisti Plator Nesturi
-
VIDEO
Stojku në Repolitix: Shkarkimi i Metës për të mirën e Shqipërisë
Edmond Stojku, i cili ka qenë edhe anëtar në Komisionin parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, tha se ky vendim u mor për të mirën e Shqipërisë dhe në mbrojtje të interesave të vendit. Stojku tha në emisionin ‘Repolitix’ se shkarkimi i tij nuk ka qenë një proces i thjeshtë, por ishte një proces në shërbim të vendit, ndërsa shprehu bindje se dhe Gjykata Kushtetuese do të vendos për shkarkimin e tij.
-
VIDEO
Artur Roshi hedh akuza të forta: Numëruesit e PD më morën votat dhe ia kaluan kandidatëve të tjerë
Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me PD-në, ka hedhur akuza se ka patur lëvizje votash brenda kampit të djathtë.
-
VIDEO
‘O langaraq me dy fytyra’, ‘revoltohet’ deputeti i opozitës, kritikon Brukselin: Me kë talleni ju, para disa vitesh ishit pa brekë
Deputeti i opozitës në parlament, Besnik Troplini ka habitur me fjalimin e tij në Kuvend ku ka përdorur shumë ofendime në drejtim të Brukseli, pse nuk negociatat dhe vendosjes një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Duke i cilësuar ‘si “langarqë’ dhe ‘ me dy fytyra’, tha se Brukseli nuk e njeh fare realitetin e Shqipërisë dhe se nuk mund të tallen me shqiptarët.
-
VIDEO
Sot mbyllet legjislatura 2017-2021, Ruçi në fjalimin e fundit si politikan, merr lule dhe duartrokitjet e kolegëve: Gjeneratat e tjera do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë
Ditën e sotme u zhvillua seanca e fundit plenare në këtë legjislaturë, ku deputetët e opozitës dhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës, folën sot për herë të fundit nga foltorja e Kuvendit.
-
VIDEO
Fjalimi i fundit në Kuvend, emocionohet Vasilika Hysi: Kemi bërë gjëra të mira, por mbetet ende shumë për t'u bërë
Pas 12 vitesh në politikë, deputetja socialiste, Vasilika Hysi, njëherazi edhe nënkryetare e Kuvendit, ka mbajtur sot fjalën e saj të fundit në Kuvend. Hysi nuk i fshehu emocionet, ndërsa tha se e mbylli këtë periudhë angazhimi me shumë përgjegjësi dhe dilema nëse është bërë më e mira, apo nëse mund të ishte bërë edhe më mirë.
-
VIDEO
Denaj: Fiskalizimi synon të ulë informalitetin, mbështesim biznesin me mos aplikim penalitetesh deri në 1 janar 2022
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare Aktin Normativ nr. 27, për një shtesë në ligjin “Për procedurat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi para deputetëve Aktin, synimi i të cilit është që, deri në 1 janar të vitit 2022, mos aplikojë penalitete ndaj tatimpaguesve, të cilat rrjedhin si pasojë e mosimplementimit në kohë të ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”. Ministrja tha se Akti Normativ vjen në mbështetje të bizneseve në një fazë të rëndësishme të aplikimit të procesit të Fiskalizimit.
-
VIDEO
Tjetër marrëveshje me Pfizer për 23,400 doza, Manastirliu: Vaksinime derë më derë, presim mbi 400 mijë doza vaksinash brenda gushtit
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sezon, me një falenderim për vaksinatoret dhe të gjithë ekipin e shëndetësisë, që i’a kanë dalë të kryejnë mbi 1 milion vaksinime deri tani.
-
VIDEO
Sot mbyllet legjislatura 2017-2021, Ruçi në fjalimin e fundit si politikan, merr lule dhe duartrokitjet e kolegëve: Gjeneratat e tjera do ta bëjnë Shqipërinë më të mirë
TIRANË- Sot është dita ku deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e konsiderueshme e atyre të mazhorancës do të ulen për herë të fundit në Kuvend, pas ditën e sotme zhvillohet seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë.
Në seancën e sotme plenare, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa ka bërë një bilanc të 4 vite ka folur edhe për vendimin e tij për t'i dhënë fund me politikën në shtator.
-
VIDEO
Propozimi për ndryshimet në Statut/ Kadilli në Report Tv: PD nën drejtimin e Bashës edhe më keq se në kohën e Berishës! Demokratët po lidhin partinë me figurën e të dyve!
Fatbardh Kadilli tha se PD-ja nën drejtimin e Sali Berishës ka qenë keq, por situata është përkeqësuar edhe më shumë me ardhjen e Lulzim Bashës, që sipas tij, e ka mbyllur partinë. Ajo që e bën më të rëndë situatën në selinë blu, për Kadillin, është se demokratët e identifikojnë partinë, logon e saj, me Sali Berishën dhe më pas me Lulzim Bashën. E pikërisht nisur nga kjo, Kadilli tha se ka marrë spunto për të bërë propozimet e tij për ndryshimet në statut, që t'i japin fund partisë që lidhet ngushtësisht me kryetarin.