• VIDEO

    Spahiu për Report Tv: Qesharake, Berisha 40 vjet që premton kthimin e pronave, nga tokat e “xanuna”!

    Juristi Kreshnik Spahiu tha sot në Report TV, gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, se dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD, kanë hapur thesin e premtimeve dhe se nuk kanë asnjë kontratë me popullin. 

    Madje jo vetëm kaq, por bëjnë premtime absurde apo që janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.

    “Unë mendoj që PD dhe PS kanë hapur thesin e premtimeve dhe nuk kanë një kontratë publike me popullin. Jemi një vend ku as 1% e popullit s’i lexon programet, sikurse është në Perëndim apo në Europë. Pra fokusohen në pika të programeve, si pagat, apo taksat psh.
    Po lexoja premtimin e Berishës që thotë se do i japi zgjidhje përfundimtarë çështjes ë pronave në katër vjet. Pra i bie se do rrafshojë Kamzën dhe do ia kthejë pronarëve. Përmbajnë antagonizëm këto premtime. Këto janë fyerje e inteligjencës. Nëse ka një çështje që nuk zhbëhet është ajo e kthimit të pronave. Nëse ka një dëm ndaj kombit shqiptar është keqpërdorimi i parimit që toka i takon atij që e pushton apo uzurpon e punon. Cilat prona do kthesh kur 99% e saj e ke ndarë, kur ke vendos parimin e legalizimit para asaj të kthimit apo urbanizimit”, tha Spahiu. 

    Edhe për çështjen e taksave ai u shpreh se partitë nuk merren me zbutjen e tyre ndaj qytetarëve, por premtojnë pasaportë europiane. Në vend të uljes së taksave për qytetarët, qeveria vendos taksa deri tek ajo e banesës nëse e shet.

    “Pse nuk dalin me parimin taksa europiane, por thonë me pasaporta europiane. E preku pak Dashamir Shehi, këta duan të taksojnë ata që punojnë. Sepse oligarku nëse do taksohet duhet të taksohet 45%, kjo është taksa europiane, ndaj edhe shokët e këtyre të pushtetit duhet ta paguajnë këtë taksë. Por këta janë gjakpirës në taksa, se këta i vendosin qytetarit taksë edhe në pronën e tij. Psh., shtëpinë ku ka qëndruar për 30 vite ai ia taton qytetarit. Në cilin vend e ke parë këtë? Vetëm taksë te banesa, por jo te prona. I thuaj 15% taksa e pronës. Ose tregu i produkteve ku ka vetëm disa markete dhe të mos lejosh të tjerat që të vijnë me 5 herë më lirë se të marketeve shqiptare. Ku të lënë këta të japësh lajm për këto dy supermarkete në Shqipëri, se s’lejohen të tjerat”, vijoi juristi.

  • VIDEO

    Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai

    Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij në jug të vendit me inspektime investimesh dhe takime me strukturat e PS-së.

    Pas Gjirokastrës, kreu i qeverisë zbriti në Memaliaj të Tepelenës, ku vizitoi në mbrëmje edhe një fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”, një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës.

    I shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, njëkohësisht edhe drejtuese politike e PS për qarkub Gjirokastër për zgjedhjet, kryeministri vizitoi fabrikën dhe u informua për këtë investim privat nga familja sipërmarrëse. 

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Dëbime, vjedhje dhe evazion fiskal, kush janë 16 kandidatët për deputetë me të shkuar të dyshimtë penale! KQZ i dërgon për verifikim në prokurori

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Prokurorisë të hetojë 16 kandidatë për deputetë, të gjithë nga partitë e vogla, dhe asnjë nga PD e PS, për të cilët ka dyshime se mund të kenë probleme me dekriminalizimin. Formularët e parë nga Report TV, konfirmojnë se shumica prej tyre janë dëbuar për emigrim të paligjshëm, por nuk mungojnë rastet e vjedhjeve, evazionit fiskal, apo përdorimit të 2 emrave.

    • VIDEO

      Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim mnëntokësor e identitet arkitektonik

      Pas Pallatit të Sportit dhe spitalit rajonal, kreu i qeverisë inspektoi edhe sheshin e ri “Çerçiz Topulli”, i shndërruar tashmë në një vepër me një funksionalitet të plotë si parkim nëntokësor dhe një hapësirë estetike me identitet arkitektonik të veçantë. “Ky është sheshi që Çeços dhe gjithë gjirokastritëve u ka hije”, thotë Rama

    • VIDEO

      ‘T’u fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO dhe hoqëm vizat me BE’, Basha i përgjigjet Ramës: U ‘zgjove’ ti dhe u mbushën burgjet me shokët e tu

      Me ironi, Basha i përgjigjet Ramës se duke fjetur gjumë e futën Shqipërinë në NATO, ndërsa e pyet se çfarë ka arritur 12 vite, përveçse çoi shokët në qelitë e burgut.

      • VIDEO

        Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut

        Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal në Gjirokastër, ku ka bërë inspektimin e punimeve.  

        Rama u njoh nga drejtuesit e këtij projekti se deri në çfarë fazë kanë arritur punimet dhje kur pritet që të pëfundojnë. 

        Godina e cila ishtë e rrënuar që do të rilindë me të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë. Ajo është 4 kate dhe do të jetë në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut të Gjirokastrës.

      • VIDEO

        Berisha: Me LaCivita mbaj kontakte online, nuk është oficer lufte

        Që prej prezantimit me shumë ‘bujë’ të Chris LaCivita si këshilltar për fushatën e Partisë Demokratike, ky i fundit është zhdukur nga skena. Vetë Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, pranoi se me LaCivita kontaktet i mban online, pasi siç thotë ai, LaCivita nuk është oficer lufte.

        “Chris LaCivita, unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online. Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.

        Konsulenti i Trump erdhi në Shqipëri vetëm ditën e prezantimit, ndërsa prej 1 muaji e gjysmë nuk është dukur më.

      • VIDEO

        'Ata që besojnë te Shqipëria votojnë numrin 4'/ Basha publikon videon nga takimi në Athinë: Salla thirrje në kor '7x7=313'

        Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte slogani ironizues ndaj Edi Ramës, i cili u kthye në kor të nga salla: “7x7 = 313”, si simbol i eksponentëve të PS të arrestuar, në arrati apo nën hetim.

      • VIDEO

        DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente

        Berisha zihet ngushë pasi DASH e fundosi me raportin e ri, ku listonte në krye të arritjeve të SPAK, marrjen e tij të pandehur për aferën Partizani. Ish-kryeministri thotë se raporti evidentoi një fakt që ka ndodhur. Në raport tregohet se DASH nuk ka asnjë lëkundje mbi vendimet e marra nga administrata e mëparshme dhe evidentohet që Berisha është non grata.

      • VIDEO

        'Programi i PD-së? Muhabet bretkosash' Rama ironi me Klevis Balliun: Je bretkosë e vogël

        Kryeministri Edi Rama ironizoi sot programin e Partisë Demokratike prezantuar edhe nga Klevis Balliu , kandidati demokrat në qarkun e Tiranës në një video në rrjetet sociale ku në fillim është një tavolinë e varfër ndërsa më pas një tavolinë e mbushur me ushqime.

        Rama bën thirrje deputetëve të këmbëngulin tu përcjellin mesazhin qytetarëve se sa i rëndësishëm është integrimi në BE i Shqipërisë dhe se PS është e vetmja alternativë.

      • VIDEO

        'Kush do flasë me ata të BE', Rama vijon replikat me Bashën: Mund ta bënte Luli, por na krijon problem se e zë gjumi

        Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me replikat me Lulzim Bashën. Teksa fliste për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se vetëm PS mund ta finalizojë këtë proces, teksa nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

      • VIDEO

        Rama prezanton kandidatët për deputetë të Gjirokastrës: Zgjedhjet e 11 majit moment historik, integrimi mundësi reale

        Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët e PS për Gjirokastrën. Më 11 maj, votën Rama ua kërkon edhe demokratëve, duke theksuar se është momenti që nuk duhet të shohim majtas apo djathtas, por t’i jepet mesazhi Brukselit se duam të bëhemi pjesë e BE.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv