-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se në Parkun Olimpik të Tiranës 'Feti Borova', do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.
-
VIDEO
Vlorë/ Muzeu Hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin
Muzeu Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal në Vlorë, që projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot, pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.
Sot paradite kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe ishin për të inspektuar punimet që kanë nisur një muaj më parë.
Godina do të vishet me 98% me gur shqiptar, 2 % gur lokal izraelit.Muzeu po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do te jete pjese e kompleksit kulturor.
-
VIDEO
‘Kërkesat për investim janë rritur’/ Rama për aeroportin e Vlorës: Nuk keni parë gjë akoma, projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit do rrisë ndjeshëm të ardhurat
Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin me operatorët turistikë në Vlorë ditën e sotme është ndalur dhe tek punimet mbi aeroportin e Vlorës. Rama është shprehur se kërkesat për investim në zonë janë rritur dhe se sipas tij ka ndikuar edhe projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit.
Rama i është referuar dy projekteve që u lançuan disa kohë më parë në mediat ndërkombëtare mbi dy investimet që përqendrohen në turizmin elitar, dukë përfshirë dy zonat.
'Brenda majit do të përfundojë pista. Po punohet me terminalet. Ka pasur probleme me furnizimet. Aeroporti do të përfundojë dhe do të kalojmë në nivel tjetër, pasi fluksi do të jetë dhe më i madh. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces. Kemi shumë kërkesa për të investuar në Vlorë dhe të gjitha nuk mund të akomodohen nga ne. Duhet të akomodohen me pronarët, por kjo tregon që nuk keni parë gjë akoma për Vlorën. Do të bëhet një vend që do të rriten të ardhurat në mënyrë të jashtëzakonshme', -tha Rama.
-
VIDEO
Ministrja Kumbaro nga Vlora: Gati plani i masave për sezonin veror 2025, do të kemi 973 stacione publike plazhi
Nga Vlora, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.
Ministrja Kumbaro, teksa foli për planin e masave, sqaroi se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.
“Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetem ne anën e publikut, sepse investitorët jane motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhene strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjaveshëm edhe me kryerarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, sqaroi ministrja Kumbaro.
-
VIDEO
Basha nga Athina i përgjigjet Ramës pas ironisë nga Vlora: Trami, trami, po inceneratori boni namin
Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, as ditën e dielë nuk ka hezituar për t’i kthyer përgjigje kryeministrit pas ironisë së tij në Vlorë. Rama iu referua nga Vlora, Bashës pas pyetjes së një operatori për ndërtimin e një trami në qytetin bregdetar, ku sipas Ramës tramin ‘mund ta bëj Luli, ashtu siç e bëri në Tiranë’.
-
VIDEO
Rama takoi 100 të rinj demokratë në Vlorë/ FRPD i përgjigjet Kryeministrit: Individë për arsye personale janë joshur
Ky mesazh vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të Ramës për të lidhur rininë shqiptare me manipulimet dhe korrupsionin e tij politik. FRPD thekson se rinia shqiptare ka një identitet dhe angazhim të fortë, i cili nuk mund të përdoret si mjet për të arritur qëllime të dyshimta.
-
VIDEO
'Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare', Rama në Vlorë tregon projektin: Do ndërtohen mbi dhe nëntokë! Do frenojmë dhe informalitetin e apartamenteve me qira
Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira.
Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat tuaja afatmesëm është të frenojmë informalitetin për apartamentet dhe shtëpitë me qira.
Nuk ka ardhur koha tju shqetësojnë sic shqetësojnë gjithë sistemin e mikpritjes së hotelerisë në vendet e mëdha, se ju keni sot më shumë kërkesë se mundësi por hap pas hapi do të duhet të krijohet kjo balancë dhe ata të formalizohen”Parkimet?
Ne kemi një program të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po punojmë me Himarën, Vlorën, Lezhën, Durrësin. Duam të ndërtojmë një infrastrukturë ekstra të parkimeve. E kemi konceptuar dhe nga pikëpamja artitektonike që të jetë infrastrukturë atraktive. Do të përdorim arkitektë për të ndërtuar parkime nën dhe mbitokësore për gjatë gjithë vijës bregdetare që të jetë një infrastrukturë mbështetëse e gjithë turizmit dhe hotelerisë.
-
VIDEO
Ndreu: Hotelet që s’kanë stacione, s’do vendosin shezlongë! Kryeministri ma përmend shpesh ‘njollën e policit’
Pjerin Nderu Kryetari i Bashkisë së Lezhës në një takim në Vlorë të organizuar nga Kryeministri me turoperatorët vlonjatë dhe kryebashkiakët e zonave bregdetare. Ndreu tha se bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një iniciativë të miratuar në Këshilli Bashkiak, që ato hotele që nuk kanë stacion nuk mund të vendosin shezlonge.
Sipas kryebashkiakut kjo mund të ndodh nëse ata paguajnë taksën e vendosur nga bashkia.
Ndreu: Është një histori komplet tjetër e mënyrës së menaxhimit, duhet punë. Nuk është e lehtë për ta marrë përsipër si sipërmarrje. Na duhet edhe një alternim me task-forcat dhe me Policinë e Shtetit. Ka akoma: “Hë mo, njerëz që e rregullojnë… Hë mo, se do e bëjnë.” Unë mendoj që edhe për shkak të asaj që thotë Kryeministri, “njolla e policit”. Mendoj që duhet ta bëjmë edhe me forcën e ligjit, që përveç hotelerive, ata që nuk kanë stacion plazhi, nuk duhet të lejohen më.
Nëse ne duhet të marrim një qira që e kemi përcaktuar, 30 mijë lekë të vjetra në sezon për çiftin e shezlloneve, e kemi kaluar edhe në këshill, dhe sivjet është një test. Jam i bindur se do ta kapërcejmë.
H.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Rama ironizon Bashën: Ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, nuk e çoi dot deri në Durrës se e zuri gjumi! Shpresoj mos ta kërkoni si kryetar bashkie
Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, në një takim me turoperatorët dhe kryebashkiakët e bregdetit, ka folur mbi proceset që do të ndiqen në raport me sigurinë dhe zhvillimin e vijës bregdetare.
Rama është ndalur te kërkesa e një prej operatorëve për të pasur një tram në Vlorë, ku ka marrë shkas nga një premtim i hershëm i kreut të Euroatlantikëve, Lulzim Basha, gjatë kandidimit për kryetar bashkie në Tiranë. Në atë kohë, Basha kishte premtuar ndërtimin e një trami në Tiranë, premtim që mbeti i parealizuar.
Rama: 'E dyta është shumë e rëndësishme, se edhe unë të dëgjova me vëmendje, se ke edhe Vasilin këtu dhe Vasili ka shoqatën e tij. Unë të dëgjova me vëmendje. Duhet të biem dakord për një gjë: ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, kapërcen gjithë problematikat e trafikut. E kishte planin që ta çonte deri në Durrës, por, për shkak se e zuri gjumi, e la vetëm në Tiranë. Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie.'
-
VIDEO
‘Damiani është kokëfortë, nuk është dakord me mua’/ Rama e mbyll takimin e Vlorës me batuta
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste e ka mbyllur takimin në Vlorë me batuta. Rama ka kërkuar një foto me vajzat dhe gratë e skuadrës duke bërë batuta me Damian Gjiknurin, e duke i theksuar se sipas tij ‘burrat vinë gjithmonë prapa grave’ edhe sipas Kryeministrit Gjiknuri nuk është dakord me këtë thënie të tij.
Rama: Do dëshiroja që të mos ta mbyllnim kështu, po të bënim një fotografi të përbashkët me vajzat dhe me gratë që janë këtu. Të më fal Vaso, Vaso më fal se ti e di që unë me gratë dhe vajzat e kam. Burrat vinë gjithmonë prapa e di Damiani, dhe nuk është dakord me mua këtë se ky është dhe kokëfortë. Megjithëse dhe andej nga bregu gratë e mbanin turrën e druve mbi kurriz, nuk e mbanin burrat.
-
VIDEO
Rama në Vlorë, takon kryebashkiakët e bashkive bregdetare! Këtë verë më shumë plazhe publike, çadrat e shezllonet i menaxhon pushteti vendor
Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kryetarët e bashkive bregdetare tour operatorë, hotelierë nga Himara dhe Vlora, Durrësi, Lezha
-
VIDEO
'Zemra mal'/ Rama nga Vlora: Takova 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë! Tolerancë zero për ata që sillen keq me demokratët
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste tregoi ditën e sotme nga Vlora një eksperiencë të tij, që siç e konsideroi ka qenë një nga surprizat më të veçanta të karrierës së tij politike.
Ai thotë se u takua me një grup të rinjsh të FRPD, por që nuk kanë asnjë lidhje me “surratin e partisë politike të tyre në Tiranë”.
“Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrierës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD.Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë. Këto janë minimumi etik për një forcë politike si e jona. Dua që ne së bashku të jemi në një mendje që pas 11 majit duhet të vendosim tolerancë zero ndaj kujdo përfaqësuesi të PS që nuk i jep respekt dhe nuk i trajton në mënyrë të barabartë anëtarët e këtij komuniteti, aq më tepër për shkak të rreshtimit në një forcë tjetër politike.”, tha Rama.