-
VIDEO
‘E pranoj, nuk kemi bërë mjaftueshëm për Vlorën’/ Rama premton rikthim me energji të reja
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme në prezantimin e kandidatëve dhe ka dhënë dhe një mesazh reflektimi. Rama ka folur me kritika për kandidatët e kaluar dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për Vlorën.
Rama: Këtë herë do të marrim një rezultat më të mirë. Do t’u japim mundësinë shumë qytetarëve që deri dje kanë qenë simpatizantë të punës që ne kemi bërë. Fakti që në të gjithë skuadrën e zgjedhjeve të 11 majit kemi vetëm një deputet që është aktualisht në detyrë, Vullneti, tregon se na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës në Vlorë, pikërisht për të treguar se çfarë na ka munguar dhe çfarë duhet të bëjmë më tej.
Disa deputetë, që unë i konsideroj miq, nuk kanë rrezatuar asgjë këtu në Vlorë. Ajo që ndodh në këtë qytet rrezaton më pas edhe në territoret e tjera, dhe më vjen keq për faktin që nuk kemi dhënë aq sa duhet në këtë qytet.
-
VIDEO
‘I kemi dhënë Vlorës një ofertë të mirë’/ Rama prezanton kandidatët dhe nuk kursen lavdërimet për Çuçin: Është merita jote që hoqe ‘murin rrethues’
Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësish Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve në Vlorë. Fillimisht Rama u ndal te profilet e skuadrës që do të përfaqësojë Qarkun e Vlorës dhe ka theksuar se sipas tij, kandidatët janë një harmozim i eksperiencës dhe risive.
Rama tha se Vlora sipas tij është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe komunitete.
Rama: Unë besoj se, përtej çdo individi në vetvete, kjo skuadër ka një cilësi që nuk e ka pasur asnjëherë më parë asnjë skuadër e qarkut të Vlorës. Besoj se është një cilësi që e reflektojnë edhe skuadrat e qarqeve të tjera, por këtu në Vlorë, në mënyrë specifike, ekziston një harmonizim i shkëlqyer mes ambicies sonë, qëllimeve tona dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta.
Unë besoj se me këtë skuadër i japim Vlorës një ofertë që nuk ia kemi dhënë më parë. Me këtë skuadër japim edhe një mesazh të qartë: askush nuk duhet të ndihet i papërfaqësuar, por mbi të gjitha as i papërfillur.
Në këtë sens, mendoj se harmonizimi i karaktereve, figurave dhe eksperiencës është mëse i arrirë. Këtu është në radhë të parë merita jote (për Çuçin), ke bërë një përzgjedhje të kujdesshme dhe ke kapërcyer barrierat e socialistëve këtu.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që, në një skuadër, kemi eksperiencën që përfaqësohet nga Damiani, nga Vullneti, por edhe nga ti vetë. Po ashtu, kemi risitë që vijnë nga nivelet e larta të PS-së, kam parasysh Piron këtu, si edhe komunitetin që përfaqësohet nga socialistët “24 karat”, si dhe nga disa vajza dhe gra që vijnë qoftë nga ajo pjesë e shoqërisë që nuk i kanë sytë mbyllur për Partinë Socialiste. Siç është Eriona, madje, me sytë më të hapur se ç’duhet, të bardhë si dylbi pirati apo Ina dhe Tesi. Megjithatë, Tesi është një risi, që vjen nga një territor i ndarë nga Vlora, për shkak të studimeve në SHBA.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama në takim me kandidatët e PS-së në Vlorë
Kryeministri njëkohësisht kryetari i PS-së, ndodhet në një takim me kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 11 majit në Vlorë.
Në Qarkun e Vlorës mes 4 deputetëve të listës së sigurt është edhe ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, ndërsa në listë të hapur dallon Damian Gjiknuri dhe drejtori aktual i Arkivave në Tiranë, Ardit Bido.Drejtuesi politik i PS në Qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, po bën prezantimin e kandidatëve.
-
VIDEO
'Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën
Kryeministri njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet sot në Vlorë ku pritet të ketë një axhendë të ngjeshur e takimeve që do të nisin në orën 09:00 e do të mbyllen pasdite vonë me largimin drejt Sarandës.
-
VIDEO
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!”, Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren?
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar replikën ironike me kryeministrin Edi Rama, këtë herë me episod të ri video-postimi, duke i kthyer përgjigje reagimit të pasdites së kreut të qeverisë. E pyet nëse ia çoi paketat Veliajt, apo i ka ruajtur për ndonjë tjetër. E 'prezanton' edhe me ekipin Euroatlantik të Durrësit
-
VIDEO
Rama ironizon Bashën: Erdhi ‘Lul tsunami’ dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta
Episodi i radhës 'Zgjimi i Lulit'! S'kanë munguar as ditën e sotme video-postimet në distancë mes kreut të mazhorancës Edi Rama dhe atij të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha. Kryeministri i është përgjigjur Bashës pas “zgjimit në mesnatë” që i bëri, me një tjetër postim në rrjetin social Facebook, me nënshkrimin: “Jepi gaz!”
-
VIDEO
Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi
Partia e Lirisë denoncon fryrjen e administratës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ai u bëri apel punonjësve dhe nëpunësve publike që të kishin kujdes me hedhjen e firmave, pasi ‘kush shkel ligjin do përgjigjet personalisht’. Kërkon edhe 84 mandate deputetësh për "Shqipërinë madhështore"
-
VIDEO
Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator
Dy ditë pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani u shfaq përkrah kyeministrit Edi Rama në inspektimin e punimeve të shkollës “Edith Durham”.
-
VIDEO
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit, 'josh' aleatët me pará! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në
Partia Demokratike ka gjetur strategjinë që të kënaqë aleatët e saj, jo me përfaqësim politik, por me para. Nën koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” PD ka regjistruar disa prej kandidatëve të saj nën siglën e partive aleate. Kjo bëhet që pas zgjedhjeve të 11 majit, këto parti aleate të kenë mundësi të përfitojnë fonde, edhe pse deputeti që do ulet në Kuvend qartazi as nuk e ka përfaqësuar, dhe as nuk do përfaqësojë më partinë e tyre, por PD-në.
-
VIDEO
Rexhep Uka rikthehet në skenën politike përkrah Lulzim Bashës: Kujdes nga riciklimi! Ka një shpresë, që quhet SPAK
Profesor Rexhep Uka, një nga themeluesit historikë të Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalim emocionues dhe plot mesazhe të forta gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, ku ishte i pranishëm përkrah drejtuesit politik të koalicionit, Lulzim Basha.
-
VIDEO
Nderime për babanë e ndjerë, Hashim Thaçi 2 ditë në Kosovë! Takon familjen në EULEX, përkrahësit kërkojnë drejtësi
Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi qëndroi 2 ditë në Kosovë me leje nga Haga për të nderuar babain. Ai vizitoi varrin e të atit dhe qëndroi dy orë në shtëpinë e tij. Ngushëllimet për babain i prit në zyrat e EULEX, ku u zhvillua edhe një protestë duke kërkuar drejtësi për Thaçin.
-
VIDEO
‘Do shkojmë drejt një jete mjaft të egër’, Rama: Të investojmë në shkolla politike! Të rinjtë duhet të kuptojnë se politika nuk është e keqja
Kryeministri Edi Rama tha se duhet të investuar në shkolla politike për të edukuar të rinjtë.