-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ Celibashi e Çela dakordësi, prokurorë në zyrat e KQZ deri në numërimin e votave
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot (11 shkurt) një takim me kryeprokurorin Olsian Çela.
Në një prononcim për mediat Çela deklaroi se po bëhet gjithçka për të maksimizuar evidencën e burimeve dhe për të rritur bashkëpunimin mes institucioneve. Madje sipas tij në zyrat e KQZ do të ketë prokurorë deri në numërimin e votave
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama: I hoqën kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, e mbyllën në qeli pa gjyq! U nis nga novelë anonime, u intimiduan dëshmitarë, njerëz të artit e kulturës
Kryeministri komentoi sot arrestimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në rubrikën 'Sy m'sy . Rama tha se opozita u ekzaltua ndërsa lajmëroi se pas 5 vitesh heshtje do të flasë për drejtësinë e re dhe SPAK. Rama: Bufi i kënetës dhe mangallët e partiçkave u ekzaltuan
-
VIDEO
Veliaj reagon nga qelia: S'kam lidhje me akuzat paçavure, prokurori epsharak s’la dëshmitar pa shantazhuar! Fatkeqësi që firmosi edhe Dumani
Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi për herë të parë për arrestimin e tij. Duke thënë se nuk do të heshtë më, ai e quajti arrestimin burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. Veliaj i cilësoi akuzat idiotësi të një prokurori lunatik që shantazhoi dëshmitarët. Ndërsa shkruan se as ai dhe as familja e tij nuk kanë lidhje me korrupsionin.
-
VIDEO
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
Kuvendi nuk mundi sot të bëjë një hap përpara për ndryshimet ligjore që do të lehtësonin votën e diasporës. Mbledhja u shty për nesër, duke i lënë më shumë kohë dialogut. Aktualisht PD pranon të votojë vetëm pagesën nga shteti të të gjithë kostos së postës, por jo të afrojë afatet për të prodhuar më shpejt fletët e votimit. Probleme edhe me ata që votojnë në Shqipëri. Ilirjan Celibashi akuzon bashkitë se nuk kanë informuar zgjedhësit për qendrat e votimit.
-
VIDEO
Kuvend/ Debate për arrestimin e Veliajt! Berisha: Të dorëhiqet Rama: Majko: Ne nuk akuzuam Dumanin si mercenar, apo SPAK si organizatë kriminale
Kuvendi u përfshi në debate për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Kreu i PD u përplas me socialistët ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në seancë mungoi. Por të majtët, i kujtuan Berishës marrëdhënien e tij me SPAK dhe mëkatet në pushtet.
-
VIDEO
Veliaj në akuzë për korrupsion e pastrim parash! SPAK: U dha fonde publike e leje ndërtimi 5 biznesmenëve, paratë përfunduan te bizneset e OJF-të e gruas! Xoxa me Abulen gjeneruan 1.1 mln euro
Veliaj akuzohet Korrupsion dhe pastrim, Xoxa korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Sipas SPAK, Veliaj ka dhënë fonde publike e leje ndërtimi për 5 biznesmenët, lidhje e afërt e tij. SPAK thotë se paratë përfunduan te bizneset dhe OJF e Xoxës e Elman Abdule, duke gjeneruar 1.1 mln euro. Sekuestrohen 983 mijë € të Xoxës dhe vila 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula.
-
VIDEO
Kaosi në RTSH/ Komisioni i Medias nis procedurat e shkarkimit të Këshillit Drejtues! Zhupa: Ka konflikte interesi! Koçi: Duhet reformë e thellë! RAPORTI me 9 shkelje
Komisioni i Medias do t’i kërkojë kuvendit shkarkimin e bordit drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të vazhdueshme që sipas deputetëve të PD e PS në komision, janë në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Mazhoranca dhe opozita kërkuan që RTSH t’i nënshtrohet një reforme të thellë.Shqiptarja.com siguron raportin me të gjitha shkeljet e konstatuara.
-
VIDEO
Arkitekti i fushatës së Trump krah Berishës, Balla: Bëni transparent kontratën, sa kushtoi? Është person i paguar, fjala e tij nuk vlen
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla i përmendi Berishës sot në parlament ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita, i cili doli krah Berishës. Republikani që i bëri fushatën fituese Trump tashmë do merret me fushatën e Berishës për 11 majin.
Balla i kërkon Berishës të bëjë transparencë lidhur me shpenzimet për ardhjen e La Civitës në Shqipëri. Ndërsa çdo deklaratë e këtij të fundit nuk merret për bazë pasi është një person i paguar.
'Erdhe këtu dhe përmende një zotëri amerikan. Që e ke paguar për punë. Bëni mirë, sipas rregullave të bëni transparent kontratën me zotërinë. Ai shërbim është thjesht me pagesë dhe nuk vlen asgjë tjetër. Folët për ambasadoren e SHBA, ka qenë e emëruar me firmë të Trump. E paska ngatërruar Trump? Kjo i vë kapakun këtij diskutimi.
Ftesa jonë nesër në ligje të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ia kemi borxh bashkatdhetarëve. Të bëjmë gjthçka që bashkatdhetarët tanë të votojnë. Shkoni nesër në ligje ejani të enjten këtu ta mundësojmë votën e diasporës. Është moment historik. Të mundësojmë pagesën e postës. Ta bëjmë 60 ditë. Regjistrohuni në KQZ.gov.al'.
-
VIDEO
Arrestimi i Erion Veliajt, Zhupa: Sot jeni në ditën më të keqe, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin
Deputetja e PD Ina Zhupa, teksa u ndal tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, tha se PS sot është në ditën më të keqe.
Sipas Zhupës, ky është fati i atyre që nuk punojnë për vendin.
‘Sot jeni në ditën më të keqe, është fillimi i fitores së 11 maj dhe Berisha do jetë në krah të zyrtare amerikanë, duke lartësuar emrin e vendit. Një nga një të gjithë ata që i kishit më afër kryeministrit si Lali Eri tashmë janë ose në arrati ose në paraburgim ose në burgim. Ky është fati i atyre njerëzve që nuk punojnë për shqiptarët, por për të pasuruar veten dhe familjen e tyre. Sali Berisha është persekutuar nga një drejtësi që është e kapur nga e majta. E tha me ironi njëri nga ju këtu që ‘nuk është radhë kosi apo qumështi’ po është radha e shqiptarëve. Ne kemi marr një përgjegjësi që të qëndrojmë krah vlerave të SHBA, të përkrahim modelin e vlerave amerikane të vërteta dhe jo atyre që janë kukulla në duart e Xhorxh Soros. Donald Trump qëndroi dhe fitoj, ne do të qëndrojmë dhe Sali Berisha do jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 11 majit’, tha ajo.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës ndaj Ramës dhe familjes, Balla: Po ke këllqe shko, kallëzoji në SPAK! Ç'nuk ke thënë për kundërshtarët në foltore! Të kujtohet Sali ç'ke thënë për Metën
Deputeti Taulant Balla mbajti fjalën e tij në foltoren e Kuvendit seancën e sotme plenare. Balla i kujtoi Berishës fillimisht shkeljen e çdo rregulloreje parlamentare duke marrë më shumë se 10 minuta në foltore, madje duke transferuar dhe kohët e deputetëve të tjerë.
Sakaq, Balla i bëri një sfidë Berishës për akuzat që ky bën ndaj Ramës. Balla i tha Berishës që gjithë këto akuza le të shkojë dhe t'i paraqesë në SPAK, por nuk ka këllqe të bëjë një gjë të tillë.
-
VIDEO
Sali Berisha ofendon Yuri Kim: Bastarde, më e korruptuara që ka pasur historia
Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament hodhi akuza të rënda ndaj ish-ambasadores së SHBA Yuri Kim duke e cilësuar si personin më të korruptuar. Madje Berisha e ofendoi duke e quajtur bastarde.
‘Pra sot e morët vesh, se si kopshti eksperimental i Soros, ju jeni një problem madhor. Se ai kryetari juaj që e quante ‘turpi i njerëzimit dhe qytetërimit, Donald Trumpin’. Se ai kryetari juaj që i përdridhej trupi mbi Aleksis Sorosit, e keni parë vetë në fotografi, sikur të ishin kështu e ashtu, por unë nuk flas. Se ai kryetari juaj që solli në parlament ligjin për fermat e grave me fëmijët e askujt. Por për këtë do të duhet të protestoni ju, jo për deklaratat që bënte Sali Berisha, për një bastarde si Yuri Kim, njeriun më të korruptuar që ka pasur ndonjehërë historia. Nuk e kam harruar deklaratën që firmosët kundër meje, ju gratë. Po pse nuk bëni një deklaratë tjetër ju, a nuk ishte Edi Rama që filloi praktimimin e prindrit 1 e 2. A nuk ishit ju që udhëzuat mësuesit që të ju thonë fëmijëve në shkolla se, nuk je Kristaq por je Kristina. ’, tha ai.
-
VIDEO
Drejtuesi i fushatës së Trump në PD, Berisha nuk tregon sa kushtoi kontrata: Do i merrni vesh të gjitha, nuk u mora unë me negociatat
Në dalje nga seanca e sotme plenare në Kuvend, Berisha foli edhe për gazetarët jashtë. Berisha u pyet nga gazetarja e Report Tv, për ardhjen e drejtuesit të fushatës së Trump, Chris LaCivita në zgjedhjet e 5 nëntorit, në Tiranë.
LaCivita do drejtoj fushatën e Berishës. Kreu i PD-së nuk u përgjigj pyetjes së Danjela Malokut se sa kushtoi ardhja e La Civitas krah Berishës dhe kontrata me të.
'Që u bë për atë qëllim, mos e ke asnjë dyshim se deklarata e tij nuk ishte dhe nuk mund të bëhej me dëshirën e Sali Berishës. Buronte nga thellësitë e establishmentit republikan. Soros është faktuar, e morët vesh Blinken është non grata për çdo zyrë federale të Amerikës. Nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh kush është Rama i lidhur me të. Karma është ashtu i siç e dini vetë. A mund të sfumohet kjo deklaratë e kryetarit të PR, është inspiruese për shqiptarët. Dhe damkosëse për sorosianët në Shqipëri. Do i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka sekret. Nuk jam marrë me negociatat. Nuk do mbetet asgjë pa u thënë.'