-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë
BRUKSEL - Në konferencën e përbashkët me presidentin e KE-së, Ursula Von der Leyen deklaroi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor se do jepen më shumë akses për vendet e këtij rajoni në kapitalin financiar.
Në këtë iniciativë të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkohen vitin që vjen.
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, presidentja Osmani: Blloku po tregohet i padrejtë me Kosovën
Pas mbërritjes në Bruksel në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se takimet e tilla janë rast i mirë për të çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit, por sipas saj, në procesin e zgjerimit BE po i bën “padrejtësi” Kosovës.
-
VIDEO
Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama batuta me Komisioneren Marta Kos: Kur je me dikë më të madh, vëmendjen e merr i vogli
Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Marta Kos, komisionere e BE për Fqinjësinjë dhe Negociatat për Zgjerimin.
Gjatë takimit me Kos në momentin e fotografisë Rama dhe Kos kanë ndarë batuta me njëri-tjetrin. Kos tha se edhe i ati i saj ashtu dhe i vëllai kanë qenë më të gjatë se ajo. Rama ja ktheu se “Kur je me dikë më të madh, vëmendjen e merr i vogli”.
Kos është një figurë kyçe në politikat e BE-së për zgjerimin e mundshëm të unionit, duke mbikëqyrur proceset e anëtarësimit për vende që aspirojnë të bashkohen në BE-në, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Pas pak në Bruksel pritet të nisë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, e cila do të ketë në dokus partneritetin dhe rrugëtimin europian.
-
VIDEO
PD: Të zgjerohet falja e gjobave, paratë mbrapsht kujt pagoi! Fshini detyrimet për ujë e drita dhe gjobat e policisë
Demokratët kërkojnë që të zgjerohet falja e gjobave që do të miratojë komisioni nesër. Opozita propozon që çdo masë e vënë për ndërtim pa leje të anulohet dhe kush i ka paguar deri tani gjobat, tu kthehen paratë mbas. Mes propozimeve, kërkohet edhe falja e faturave të ujit dhe dritave për familjet në nevojë, e po ashtu edhe gjobat e policisë
-
VIDEO
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
Ish zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë.
-
VIDEO
Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit
Kreu i PD, nën akuzë nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”, mblodhi sot Grupin parlamentar. Akuzon qeverinë për aferën 460 mln euro të Portit pas dështimit të tenderimeve, me të njëjtën skemë si Tuneli i Llogarasë. Përfshin edhe Dumanin
-
VIDEO
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 Majit 2025, ‘kush voton Ramën, merr peshqesh Berishën dhe kush voton Berishën merr peshqesh Ramën’.
Ai e ndau deklaratën në një video të postuar në rrjetin social Facebook ditën e sotme (18 Dhjetor), e shkëputur nga intervista e djeshme në REPORT TV, teksa Basha shkruan se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për t’i dhënë fund “tangos së interesave personale” mes Ramës dhe Berishës, të cilët, kanë mbajtur vendin peng për dekada.
Sipas tij, ‘është koha për të refuzuar këtë sistem të kalbur dhe për të zgjedhur një politikë të re që i shërben familjeve shqiptare’.
-
VIDEO
Berisha në Forumin e të Drejtave të Shkelura: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Burgjet janë plotë
Ish-kryeministri që ndodhet nën akuzë dhe i pandehur për aferën në dosjen “Partizani”, nuk i kurseu akuzat ndaj Drejtësisë së re dhe Qeverisë, si të lidhura me njëra-tjetrën, me qëllim goditjen e qytetarëve, shkeljen e të drejtave të tyre dhe sulmit ndaj opozitës. Akuzon qeverinë e Ramës dhe Drejtësinë se po burgosin gazetarë dhe lidershipin e opozitës
-
VIDEO
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi në fushat e sigurisë e mbrojtjes, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet hibride dhe kibernetike
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar sot një marrëveshjen e partneritet të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se kjo marrëveshje do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes.
Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!
-
VIDEO
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Hani i Hotit-Vorë, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, e cila ka nevojë për rikonstruksion dhe është pjesë e projekteve të Korridorit 8, ku investon dhe ndihmon gjithashtu edhe Bashkimi Europian. Ambasadori i BE: Këto projekte do i sjellin Shqipërisë edhe turizëm, ndryshe nga pasagjerët ajrorë!
-
VIDEO
Publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit nga Berisha/ Endri Tafani: Metodë mafioze! Mund të ndikojë në vendimin për masën e sigurisë
Analisti Endri Tafani e quan metodë mafioze publikimin e fotove të familjarëve të Altin Dumanit nga Sali Berisha, në konferencën për shtyp dhe në rrjete sociale.
Tafani: Metodë mafioze. Nga ato në filma, jam duke të monitoruar e di ku i ke pjesëtarët e familjes. E turpshme të merresh me atë punë.
Toska: I bëri lidhjen politike atij zotërisë.
Tafani: Kemi një mentalitet që po e tha kryetari i partisë ai duhet të shkojë në burg. Nuk ka rëndësi të gjesh prova, ti argumentosh, ti faktosh, kallëzimet në SPAK janë me dhjetëra. E pamundur me 19 prokurorë të dokumentosh ato dosje.
Tafani u shpreh se publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit nga kreu i PD-së mund të ndikojë në vendimin që do të marrë gjykata ndaj Berishës për masën e sigurisë
-
VIDEO
Ligji për kanabisin shkon për votim në Parlament, përplas mazhorancën me opozitën tek ‘Shëndetësia’, Vokshi: Votuat kundër minimumit jetik, na sillni këtu kanabisin
Mbledhja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ditën e sotme është zhvilluar me debate të forta dhe diskutime mes opozitës dhe mazhorancës për ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope.