-
VIDEO
SHBA edhe një herë 'Jo' Berishës/ Valteri: I vdekur, i pakallur! Tafani: Mesazhi i qartë, 'Mos shkoni tek PD-ja'! Kulluri: Amerikanët kanë problem këtu korrupsionin dhe krimin
SHBA deklaruan edhe një herë sot se nuk ka bashkëpunim me persona të përfshirë në korrupsion madhor, duke mbyllur edhe një herë derën për Berishën pavarësisht lirimit nga arresti shtëpiak dhe regjistrimit në gjykatë si kreu i PD-së. Më shumë e debatua në ‘Repolitix’ me të ftuarit e Denis Mingës.
-
VIDEO
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
Kryeministri Edi Rama, nga takimi që zhvilloi me stafin ushtarak dhe civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel, teksa vlerësoi kontributin e tyre, tha se ata janë zgjedhur aty me meritokraci, pa asnjë parti dhe kushëri.
-
VIDEO
Deklarata e SHBA-së për Berishën/ Basha në 'Studio Live': Asgjë e re! Po përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë që ka aleancë me Ramën
Lulzim Basha ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar "non grata". Basha theksoi për Arbër Hitajn se kjo nuk është diçka e re, por një vazhdim i qëndrimeve të mëparshme ndaj Sali Berishës.
-
VIDEO
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
Këshilli i Ministrave në Bashkimin Evropian ka përshëndetur çeljen e negociatave për 2 kapitujt e radhës, ndërsa ka miratuar edhe konkluzionet e zgjerimit për vendet kandidate. Raporti kërkon bashkëpunim politik për çështje kyçe, ndërsa thekson gjithashtu detyrimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Kryemadhi: Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë, atëherë s'isha as e fejuar dhe as e martuar! Jetoj me të që nga 1998
Pas vendimit të Apelit të GJKKO që i hoqi sekuestron e vilës së nënës, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Ajo ka theksuar se ka jetuar me të ëmën që nga viti 1998 dhe ka folur për periudhën kur mbeti shtatzënë për herë të parë, duke sqaruar se nuk ishte e fejuar dhe as e martuar me Ilir Metën në atë kohë.
-
VIDEO
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
TIRANË- Apeli i GJKKO ka hequr sekuestron për vilën e Fatime Kryemadhit, nëna e Monika Kryemadhit. Vendimi u shpall sot, ndërkohë që ende mbetet në fuqi sekuestro për vilën e Kryemadhit në rezidencën Kodra e Diellit.
-
VIDEO
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
Çështja e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u debatua mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’.
-
VIDEO
Spahiu: Përplasja e Gjykatës Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
- Kriza me Gjykatën Kushtetuese dhe çështjen e mandatit të kryetares së këtij institucioni Holta Zaçaj u diskutua mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet me Babaramon'.
Juristi Kreshnik Spahiu e cilëson përplasjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë si një rast të paprecedent në historinë e Shqipërisë, duke e lidhur me përpjekjet për të zëvendësuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, dhe disa anëtarë të tjerë.
'Me gjithë debatin që po ndodh. Të gjithë në fakt kanë një të përbashkët, që në vetvete ka një vullnet dytësor që të zëvendësojë anëtarët e GJK dhe kryetaren. Nëse ndryshohet kryetarja e GJK dhe hiqet para afatit e njëjta praktikë do ndiqet dhe për 3 të tjerë Toskën, Becin, Bejtja. Shkon efekti zinxhir. Toska dhe Beci shkojnë me të njëjtën praktikë si Zaçaj. Nuk shtrohet fjala për një njeri apo 6 muaj mandat.'
-
VIDEO
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
KPK, shkalla e parë e vettingut, uli siparin pas 7 vitesh punë dhe kalimit të 805 magjistratëve në sitë. SHBA dhe BE thonë se rezistencë pati por reforma po jep frytet, me të korruptuarit që po dalin para drejtësisë. Çështjet e papërfunduara nga Komisionerët Publikë i kalojnë SPAK, gjë për të cilën Dumani thotë se do rrisë ngarkesën.
-
VIDEO
'Policia e Shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti', Rama me ish-efektivë të uniformave blu: Ata që thonë do i bëjmë pensionet 500-1000 euro, shesin qilima fluturues të Sudes
Gjatë fjalës së tij me ish-punonjës të policisë, Edi Rama tha se dikur uniformat blu ishin të tradhtuara nga vetë shteti. Ndërsa sa i përket premtimeve të partive opozitare dhe veçanërisht PD-së për pensionet, i quajti si premtime të Sudes.
‘Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Ata që vuajnë këtë pasojë dhe viktima të politikës qorre dhe papërgjegjshmërisë të atyre thonë do e bëjmë pensionin 500 euro 1000 euro. Shesin qilima fluturues të Sudes. Pensionistët nga 2014 e sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara si të njerkës. Ky është dallimi. Shumë i dhimbshëm. Lexohet në të gjitha shifrat. Mjafton të shikosh kolonat. Para dhe pas 2014. Me diferencë ndryshe. Çdo pagë që rritet është lajm i mirë për fondin e pensioneve. E shikoni vetë. E ndiqni policinë e shtetit. Është si një skuadër ku edhe kur ka ndaluar së luajturi je i lidhur me të.’
-
VIDEO
'227 dëshmorë në uniformat blu', Rama me ish-punonjës të policisë: Shifër e pabesueshme për 'Demokracinë'! Kur ishim në opozitë shkonim tek SHQUP për homazhe
Kryeministri Rama ishte sot në një takim me ish punonjës të policisë së shtetit ku ndër të tjera theksoi rëndësinë që kanë uniformat blu, aq më tepër që sipas tij ka pasur shumë humbje jete nga radhët e policisë, 227 dëshmorë një shifër jo normale për një vend demokratik.
‘Nuk ka kategori tjetër që të numërojë brenda radhëve të veta njerëz që kanë humbur jetën për shkak të detyrës siç është rasti i policisë së shtetit. 227 dëshmorë, në uniformat blu, gati-gati nuk të besohet që është një numër që korresponon me demokracinë. Jo shumë vite më parë, deri pak më shumë se një dekadë trupat e policisë, drejtuesit, e humbnin jetën si diçka që ishte pjesë e punës. Nuk e harroj kur asokohe në opozitë shkonim herë pas here tek shtëpia SHQUP, te godina e ish-shtëpisë së ushtarakëve për të bërë homazhe. Mblidheshin drejtuesit e policisë, kolegë, shok të atyre që kishin rënë në krye të detyrës. Kjo e bën më të madhe detyrën për të qenë falenderues ndaj të gjithëve ju.’
-
VIDEO
Mbyllet mandati i KPK-së, Ballhysa: Shpresoj që ky proces të ketë nxitur sadopak frymën e drejtësisë
Komisioneri Publik Florian Ballhysa ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), vlerësoi se standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar janë të larta e si të tilla kërkohet që të ruhen ato.
“10 vite më parë Kuvendi nëpërmjet strukturës së posaçme parlamentare do të niste hartimin e asaj që sot quhet Reforma në drejtësi. Institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin të parët që filluan veprimtarinë nën këtë këtë arkitekturë të ri të sistemit të drejtësisë.
Shpresoj që ky proces të ketë nxitur sadopak frymën e drejtësisë brenda sistemit të drejtësisë. Sigurisht që kërkohet mjaft kur ajo për vijuar këtë sfidë.Kjo sakrificë do t’ia vlejë në fund të fundit, në rast se do të shërbejë sadopak që fëmijët tanë një ditë të jenë qytetarë të Bashkimit Europian. Besoj se shumë prej nesh bën më të mirën për t’ju afruar këtij objektivi" tha Ballhysa.