-
VIDEO
Takimi me ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, Ministri Hoxha: Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat! Mbështetje për familjet e dëshmorëve
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga takimi i zhvilluar pasidten e sotme me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, tha se reforma e ndërmarr nga qeveria për pensionet do të garantojë rritje pensionesh duke nisur nga më të ulëtat.
-
VIDEO
'Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve', Rama me ish-punonjës të Policisë: Pensionistët sot trajtohen si të nënës, dikur si të njerkës
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës. Rama gjatë fjalimit në ambientet e Kryeministrisë vlerësoi punën e bërë prej tyre ndër vite, ndërsa fillimisht foli për rritjen e pensioneve dhe bonuset e fundvitit dhe të pranverës.
-
VIDEO
Mbyllet mandati i KPK-së, kryetari Roland Ilia: 805 vendime, 373 konfirmime në detyrë dhe 268 shkarkime
Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia deklaroi sot se, KPK verifikoi 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë, 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra.
Në konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që shënon përfundimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe institucionit të Komisionerevë Publikë, ai tha se nga 805 vendime të dhëna nga KPK-ja, 89% e vendimeve të KPK-së kanë mbetur të pandryshuara.
-
VIDEO
KPK mbyll mandatin, ambasadori i BE Gonzato: Të ruhet integriteti i gjyqësorit, arritje e madhe puna e këtyre 7 viteve
Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, ditën e sotme nga konferenca që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP), u shpreh se duhet që të ruhet integriteti i gjyqësorit.
Ambasadori vlerësoi punën e këtyre 7 viteve, duke e cilësuar si një arritje të madhe.
'Ky nuk ka qenë një proces i lehtë. Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhtim më lejoni që të përgezoj komisinerët për kontrinutin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjell besimin e publikut tek intirucionet e drejtësisë. Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për celjen e grupkaputullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbas dhe pavarësia e instituionet duhet që të ruhet.
Klgj dhe klp duhet të jap prova konkrete dhe të ruajn standret e organve të vetingut. Një aspektë tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet ti referojnë cështje prokurorisë dhe spak. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjell Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarisinimi. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe
-
VIDEO
'Reforma në drejtësi ka forcuar demokracinë dhe ka bërë më të sigurt rrugën në BE', Dumani: Pandëshkueshmëria po goditet sot
Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, Altin Dumani u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas kreut të SPAK është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër.
Reforma ka sjellë gjithashtu ngritjen e institucioneve të rëndësishme si KPK, KPA, dhe SPAK, të cilat kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të drejtë.
Ai gjithashtu ka përmendur sfidat që janë shoqëruar me këto procese, siç është ngarkesa e madhe për prokurorët dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke përfshirë administrimin e çështjeve të Komisionerit Publik dhe kalimin e çështjeve të pazgjidhura tek SPAK.
-
VIDEO
Mesazhi i fortë i VanHorn: Shumë refuzuan reformën në drejtësi! Vazhdoni luftën kundër korrupsionit, keni mbështetjen e SHBA
E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi. Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, VanHorn “populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju”.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025/ Kreu i KQZ-së: Para Krishtlindjeve demonstrojmë platformën e regjistrimit të votuesve jashtë! Më 11 Janar nis regjistrimi! Opozita kërkon garanci
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, para Krishtlindjeve do të ketë një demonstrim të funksionaliteteve të platformës elektronike të regjistrimit të votuesve nga jashtë. Opozita kërkon garanci dhe moscenim të këtij procesi
-
VIDEO
Monika Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO
Ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’, fantazon për rikthimin e tretë në pushtet: Pa viza në Amerikë dhe anëtarësim i plotë në BE!
Ish-kryeministri Sali Berisha, nën akuzë dhe i pandehur për aferën në dosjen “Partizani” prej SPAK, duket se ka nisur të fantazojë jo vetëm rikthimin e tretë në pushtet, duke qenë ‘non grata’ nga dy superfuqitë botërore si SHBA dhe Britania e Madhe, por edhe me premtimet se do heqi vizat me Amerikën dhe do anëtarësojë vendin në BE
-
VIDEO
Jorida Tabaku: Shumica nuk qeveris sipas barazisë përpara ligjit, Parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale me titullin 'Ditari i Javës', ku analizon një nga çështjet më shqetësuese të qeverisjes aktuale, moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca.
-
VIDEO
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
Me dekretimin e 11 majit si datë e zgjedhjeve parlamentare, socialistët i kanë ndezur menjëherë motorët e fushatës elektorale. Nga Kuksi në një takim me strukturat e partisë drejtuesi politik i qarkut Pandeli Majko e quajti opozitën e vjetër destabilizuese ndërsa opozitën e re e cilësoi si populiste.
-
VIDEO
Tiranë/ 100-vjetori i Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, princ Leka: Nga fundi i '30 Noli ndryshoi mendim! Përplasja mes tyre ka qenë brenda një familje politike
Princi Leka theksoi se rikthimi i qeverisë së Zogut dhe vendosja e republikës presidenciale shënon kthimin e legalitetit në vend dhe kushtetueshmërisë.