-
VIDEO
Tirana mirëpret kryetarët e bashkive të Ballkanit në Forumin Urban të B-40, Veliaj: Puna jonë e fokusuar te fëmijët, vizitohemi nga mijëra turistë çdo muaj
Tirana u kthye këtë të shtunë në kryeqytetin e bashkëpunimit mes qyteteve të Ballkanit, duke mirëpritur kryetarë bashkish nga rajoni në kuadër të rrjetit më të madh të bashkive të Ballkanit, B-40. Në Forumin Urban të Tiranës, me temë “Lidershipi për qytete të jetueshme”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik dhe social në Shekullin XXI.
-
VIDEO
Vota e diasporës, Celibashi propozon që të numërohet nga KQZ! Partitë me vëzhgues, të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit
Komisioni Rregullator i KQZ diskutoi sot mbi modalitetet e numërimit të votës së diasporës. Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që numërimi i votës së emigrantëve mos të bëhet nga përfaqësues të partive politike, por nga persona të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
-
VIDEO
Zgjedhjet parlamentare 2025/ Tiranës i shtohet një mandat, bëhet me 37, një i hiqet Korçës, do të ketë 10! Shqiptarja.com siguron relacion e KQZ-së
Në zgjedhjet e ardhshme, Tirana do të prodhojë 37 deputetë. Lëvizja e popullsisë drejt kryeqytetit, i ka shtuar qarkut një ligjvënës më shumë, duke ja hequr Korçës. Ndërkohë 11 maji imponon disa afate të tjera, duke detyruar qeverinë që prej 11 janarit, të mos kryejë aktivitete që mund të quheshin joshëse ndaj votuesve.
-
VIDEO
Arrestimi i Metës, Xhixho në protestën para SPAK: Rrëmbim kriminal, drejtësia me dy standarde po persekuton liderët e opozitës
Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho në protestën para SPAK e quan rrëmbim kriminal arrestimin e Ilir Metës. Sipas saj, drejtësia po vepron me dy standarde dhe po persekuton liderët e opozitës.
“Drejtësia selektive me dy standarde, po persekuton liderët e opozitës, deputetë e opozitës. Kjo ndodh vetëm për një arsye, se opozita është vendosur ti qëndrojë përballë këtij regjimi. Sot kemi kallëzuar në SPAK, ministrin e Brendshëm, Policinë e Shtetit dhe Operacionalen për rrëmbimin kriminal të Metës. Ky rrëmbim politik, ishte në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këtë çështje do e ndjekim deri në Strasburg. Sot Meta mbetet në izolim ekstrem pa fakte , pa prova dhe me zero akuza penale. Kur kjo ndodh me një personalitet si Meta, ish-president, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me qytetarin e thjeshtë të këtij vendi”, tha Xhixho.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
‘Shërbëtor’, mercenar’, Blushi sulmon Dumanin si Meta: SPAK organizatë kriminale, pistoletë në dorën e Ramës për të vrarë opozitën
Partia e Lirisë mbajti sot protestë kundër SPAK pas arrestimit të kryetarit Ilir Meta. Sekretari i përgjithshëm, Tedi Blushi me të njëjtën gjuhë si Meta sulmoi SPAK dhe kreun e saj Altin dumani, duke e quajtur një shërbëtor të Ramës apo mercenar. SPAK e quan një organizatë kriminale, apo pistoletë në dorën e Ramës për të vrarë opozitarizimin në vend.
-
VIDEO
Nga qelia, Meta mobilizon në protestë kundër SPAK! Policia rrethon Prokurorinë e Posaçme
Nga qelia, Ilir Meta ka mobilizuar partinë në një protestë kundër SPAK. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, forca policia janë në gatishmëri pranë Prokurorisë së Posaçme.
Protesta pritet të nisë rreth orës 12:00.
-
VIDEO
Debati në Kuvend/ Berisha: Nëse falin gjobat, tua kthejnë atyre që ua morën
Sali Berisha nuk mori pjesë në seancën e sotme me përplasje të ashpra në Kuvend, por nga selia e PD e quajti shenjë paniku të socialistëve braktisjen e seancës. Duke komentuar projekt-ligjin për faljen e gjobave, Berisha tha se qeveria duhet të kthejë gjobat e mbledhura dhe jo vetëm të falë ato të papaguara.
-
VIDEO
OSHEE padit për shpifje Gazment Bardhin, çështja në GJKKO! Seanca mbyllet pa ‘pajtim’
Gazmend Bardhi ishte në seancë plenare, kur ndaj tij në Gjykatën e Posaçme mbahej një seancë kundër tij i paditur për shpifje nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
OSHEE e paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë. Në seancën e parë ku Bardhi çoi përfaqësuesin e tij ligjor, avokatin Marash Logu, OSHEE kërkoi përgënjeshtrim të shifrës, duke pretenduar cenim të imazhit. Por pas refuzimit të palëve për zgjidhje të çështjes me pajtim, gjykata caktoi një datë të re për vijimin e gjyqit.
Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
-
VIDEO
‘Nuk lejoj një burrec të më ofendojë’, Zhupa nuk tërhiqet: Braçe e meritoi, inskenim që Manastirliu t'i shmangej interpelancës
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur jashtë sallës Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës plenare e cila degradoi në ofendime mes saj dhe deputetit Braçe. Ina Zhupa tha se e gjitha ishte një inskenim që Ogerta Manastirliu t’i shmangej interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Zhupa tha se i qëndron plotësisht deklaratave të saj, duke kujtuar që Braçe e quajti ruse. Ajo tha se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë, e jo më një burrec.
“O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”, kështu iu drejtua Zhupa deputetit Braçe, ndërsa në deklaratën për media tha se me ‘m’ iu referua shprehjes ‘mos të hajë shumë miza’.
-
VIDEO
PS kërkoi faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, Flamur Noka bllokon foltoren: Nuk e lejojmë
Partia Demokratike në disa momente krijoi tensione në kuvend duke tentuar të bllokojë foltoren ndërsa u njoftua se Partia Socialiste kishte dorëzuar një pr/ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
-
VIDEO
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
Një debat i fortë është zhvilluar sot (5 Dhjetor) gjatë punimeve në seancën plenare në Parlament, për shkak të një ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, e për të cilat Opozita është shprehur kundër, duke shkaktuar tension, kaos dhe akuza ndaj mazhorancës.
Diskutime të forta mes tye në debat dhe replikë për procedurë patën edhe deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ligjvënësja demokrate denoncoi se qëllimi i mazhorancës me këto ligje të përshpejtuara është “deformimi i zgjedhjeve 2025 dhe marrja e tyre në tavolinë”. Çupi përmendi edhe ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, që sipas saj po kalohet gjithashtu nga mazhoranca me procedurë të përshpejtuara sikurse ai i gjobave, zhvillime këto të 24 orëve të fundit. Ajo pretendon se ai ligj parashikon gjoba miliardshe ndaj bizneseve, pa marrë mendimin e këtyre bizneseve dhe pa u konsultuar.
Por ministri Manja i kërkoi të mos spekulonte, pasi qëllimi i opozitës ishte vetëm “sabotimi i procesit të integrimit”. Ministri sqaroi edhe çështjen e ligjit të të dhënave personale, duke thënë se ka 3 vite në konsultim dhe diskutim në Kuvend.
“Ju keni ngritur disa shoqata anonime biznesi për ta bllokuar këtë ligj që e kërkon BE, ju kërkoni të sabotoni integrimin e vendit, ky është qëllimi juaj. Ato gjoba që ju përmendni gjenden në rregulloren dhe direktivën që BE kërkon për këtë ligj. Ky ligj është i rëndësishëm për grupkapitullin dhe themeloret 23”, tha Manja ndër të tjera.
Madje ai akuzoi PD se teksa mazhoranca punon për të mirën e qytetarëve, opozita “punon si qyqe” për ta sabotuar, duke “spekuluar dhe dezinformuar publikun”.
Debati i plotë Çupi-Manja në Parlament:
Dhurata Çupi: Zonja kryetare, dua të denoncoj me forcën më të madhe përpjekjen e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv vetëm në 24 orët e fundit, përpjekjet tuaja për të future ligje me procedura të përshpejtuara në funksion të deformimit të zgjedhjeve. Dua të denoncoj… Ina… Ina të flas… (i drejtohet Ina Zhupës që po akuzonte punonjësit e Gardës që hoqën një poster që ajo kishte ngjitur te foltorja e Kuvendit). Zonja kryetare, dua të denoncoj me forcë të madhe përpjekjet e mazhorancës për të marrë zgjedhjet në tavolinë, përpjekjet për të deformuar rezultatin zgjedhor, përpjekjet e deputetëve të mazhorancës, ministrave dhe kryeministrit Rama, që gjatë 24 orëve të fundit, përpjekje për të kaluar ligje me procedurë të përshpejtuar.
Spiropali i drejtohet Bardhit: Mos e vendosni në foltoren e Kuvendit (për posterin që më herët ngjiti Ina Zhupa)… Ju lutem mos e vendosni! Pse? Është pronë e të gjithëve, si mund ta ekspozoni...!
Dhurata Çupi:... Dje në Komisionin e Ligjeve, me kërkesë të deputetëve të opozitës u shty diskutimi për projektligjin e mbrojtjes së të dhënave personale. Jashtë afateve kohore, ende ligji është për diskutim publik në faqen e Kuvendit. Dhe pa kaluar afati i diskutimit, ky ligj po kërkohet të kalohet në Komision dhe ne kërkuam shtyrjen. Dhe çfarë kishte ky ligj? Këtë që ju pretendoni, të hiqni gjobat sot, dje ju vendosnit te ky ligj gjoba me miliarda e miliona euro për bizneset! Prandaj zonja kryetare merrni masa për të mos futur ligje jashtë procedure, për të respektuar procedurat e shqyrtimit të ligjeve, ligje që janë në funksion të deformimit të rezultateve zgjedhore, dhe deformimit të vullnetit të shqiptarëve. Dua ta denoncoj për ju zonja kryetare, për KQZ, për organizatat joqeveritare, lokale, vendore apo ndërkombëtare, që ju po merrni masat që për çdo ligj që e sillni, e sillni për të deformuar dhe për të marrë zgjedhjet në tavolinë. Ky denoncim është serioz dhe do ta them edhe në takimet me organizatat e tjera, ju në cdo seancë sillni këtu shqyrtime projektligjesh për të deformuar rezultatin zgjedhor. Vetëm në 24 orët e fundit, e theksoj, janë 2 projektligje. Ky që sollët sot, me procedurë të përshpejtuar, për të hequr gjobat dhe dje që ishte ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, për t’i vendos gjoba bizneseve, me miliarda! Me miliarsda bizneseve të cilëve ende nuk ia keni marrë mendimin dhe janë kundër. Mos pretendoni që edhe zgjedhjet e 2025 t’i merrni në tavolinë, të deformoni rezultatet e zgjedhjeve, të deformoni vullnetin e shqiptarëve me këto forma bajate. Po ata që kanë humbur jetën në qelitë e burgut për gjoba, si do ja ktheni jetën atyre, çfarë do t’i falni atyre!
Ulsi Manja: Tani është e kuptueshme që ju jeni kundra edhe për faljen e gjobave, edhe për të sabotuar procesin e integrimit. Integrimin dhe BE-në e keni sa për konsum politik. Zonja Tabaku, unë pres nga ty që t’i përgjigjesh zonjës Çupi se ligji për të dhënat personale, që po diskutohet në komisionet e përhershme të Kuvendit të Shqipërisë ka 3 vjet që i nënshtrohet diskutimit dhe konsultimit publik dhe është i pari ligj në Shqipëri, që do votohet në këtë parlament, që është përafrim 100 për qind me direktivën dhe rregulloren e BE-së. Dhe ato gjoba për të cilat ju flisni janë aty në rregulloren e BE-së dhe në direktivën e BE-së dhe mos spekuloni! Ju çdo gjë e mirë që ne bëjmë në procesin e integrimit dhe funksion të qytetarëve, është e kuptueshme që nuk ju vjen mirë (Tabaku dhe Çupi kundërshtojnë nga tavolinat fjalën e ministrit). Ndaj ju do të rrini aty ku jeni edhe pas Majit 2025, ne do të rrimë këtu ku jemi edhe pas Majit 2025. Shqiptarët e dinë se kush punon për ata për procesin e integrimit dhe kush punon si qyqe kundra! Mos spekulo, sepse edhe dje keni spekuluar në komisionin e ligjeve dhe këtu keni marrë përsipër të spekuloni dhe dezinformoni opinionin publik dhe biznesin. Dhe për turpin tuaj keni ngritur disa shoqata anonime biznesi për të bllokuar një ligj shumë të rëndësishëm , që është një nga ligjet kryesore në negociatat për Grupthemeloret! Ju doni të sabotoni procesin e negociatave për kapitullin 23! Kto jeni ju, dakort! -
VIDEO
Opozita kundër pr.ligjit për faljen e gjobave, Klosi ironi: Parulla juaj, 'kur të vijmë në pushtet do ndërtoni pa leje e s’do u gjobisim'
ekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të opozitës që njëzëri kundërshtojnë pr.ligjin e propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Klosi tha se PS do ta votojë këtë ligj, ndërsa me ironi thumboi demokratët se kundërshtimi i tyre është si një parullë që nëse do kthehen në pushtet do ketë vetëm ndërtime pa leje e s’do vendosen gjoba.
"Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba, Mos mendoni se është gjë e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë", tha Klosi.