Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV babai i djalit 2 vjeç që humbi jetën në çerdhen shtetërore nr 2 në Burrel dy ditë më parë mohon që fëmija të ketë lindur me probleme në zemër, siç është raportuar në informacionet paraprake. Për gazetaren Odeta Dume, Renato Hoti, tregon se në një bisedë në telefon me edukatoren para se ta dërgonin djalin me urgjencë në spital, ajo e ka njoftuar se i biri është zgjuar nga gjumi me të vjella. Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë." I prekur, babai rrëfen se kur ka shkuar në spital e ka gjetur pa shenja jete të birin, për të cilin thotë se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. "Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë". 2 vjeçari ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka ia ka dalë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. ‘Pa Gjurme’ solli gjithashtu zërin e një gruaje të dhunuar për shumë vite nga bashkëshorti i saj. 40-vjecarja pranoi të flasë, ku mes lotëve dhe dhimbjes rrefeu jetën e vështirë që bënte në kryeqytet me tre fëmijët e vegjel si dhe tregoi se ishte në proce divorci prej tij. Vera nga një fshat i Beratit, përpos dhunës dhe braktisjes nga babai i fëmijeve, sot përballet me skamjen duke lënë në mëshirë të fatit djalin me crregullim të spektrit të autizmit Dhuna në familjen e tyre ka ekzistuar që në krijimin e saj, jo vetem tek nena por dhe tek fëmijët. Babai sa here kthehej nga emigrimi, jo vetëm që nuk kontribonte në rritjen dhe kujdesjen e femijeve, por i ofendonte duke mos i dhuarar ngrohtësinë dhe dashurinë e një prindi. Prej dy vitesh nëna me dy vajzat dhe djalin, ku ky i fundit ka nevojë për përkujdesje të vecantë, jetojnë në Tiranë në një shtëpi me qira, pa asnjë mbështetje financiare. Asaj i duhet të punoj nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar qiranë dhe ushqimin, ndaj apelon për ndihmë duke iu drejtuar institucioneve.
Flet babai i viktimës: Djali s’kishte vrimë në zemër/ Nëna me të bijën lënë studion live… (13 shtator 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
15 vite nga zhdukja e Bleona Matës/Flet nënë Bukuria: Unë e di kush ma rrëmbeu vajzën…
23 Maj, 17:52 -
‘Vajzën e puth me zor, se meriton të jetë baba’/37-vjeçari: Nesër do më akuzoi dhe për…
22 Maj, 17:43 -
‘Më braktisi shtatzënë,vajzën e rrita me shoqen në konvikt’/U rrit me 2 nëna,e reja ia ‘plas’ në sy…
21 Maj, 17:37 -
‘Kur donte krevat vinte, kur si jepja para ikte’/I riu: ISHI padrejtësisht po më ndan nga…
20 Maj, 17:44 -
'I çmëndur pas fushatës së PS-së, ikte fshehtas’/Vëllai:Partia e tij fitoi, ai u zhduk si…
19 Maj, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Na mashtruan,kërkojnë të na fusin në burg’/Çifti i moshuar:Kërkojmë paratë tona,ata janë…
14 Maj, 18:30 -
Vrasja e Renato Hoxhajt/ partnerja e tij për Report Tv: U qëllua sapo doli nga shtëpia, dëgjova zhurmë, por mendova se ishin fishekzjarrë! Kohët e fundit kthehej herët në shtëpi, në mëngjes të dielën më tha mos ik në punë
1 Maj, 18:07 -
‘Gruan e kapa me kushëririn, humba kontrollin’/Burri: Dola nga burgu por vazhdoj ta dua…
11 Prill, 17:37 -
Dalin pamjet e shqiptarit të humbur prej 20 vitesh/Shtangen vëllezërit:S’po e njohim dot!
10 Prill, 17:27 -
‘Pas dy viteve i zhdukur, djali na telefonoi në mesnatë’/Nëna: Mbahet pëng në Zvicër për…
9 Prill, 17:46 -
‘La burrin nga dhuna, i dashuri e shfrytëzoi në rrugë/Nëna:Pa flokë e të sëmurë e gjetëm…
8 Prill, 17:30 -
‘Burri më braktisi pse linda vajzat binjake’/Gruaja:Më mbante në hotel, paragjykohesha se…
7 Prill, 17:23 -
‘Divorcoi gruan, kunati e vrau mizorisht’/Babai i viktimës:E donim si vajzë, gjakun se fal
4 Prill, 18:11 -
'Babai ma vr*u nënën, më çoi tek trupi i saj’/Vajza:E mashtrova t’i shpëtoja, se donte të…
3 Prill, 18:18 -
Pa Gjurme-‘Nëna dhe motra i vodhën lekët babait’/Djali:Të dyja më urrejnë, kam humbur çdo kontakt
2 Prill, 22:24 -
Pa Gjurme- ‘Mos na kërko, s’ta falim dhunën’/ Nëna largohet më vajzat jashtë, babai përplaset live
1 Prill, 19:34 -
Pa Gjurme-'Të qëndroje te burri,s'të pranoj në shtëpi'/ 7 vite pa folur,nënë-bijë:Më dh*nonte e më..
31 Mars, 18:28 -
‘Jam me atë që dua’/Gjendet e mitura,flet i dashuri:S’e kthej nëse nuk tërhiqet denoncimi
28 Mars, 17:28 -
'U shokova nga letra,nusja me vajzat kishin ikur’/53-vjeçari:Ku gabova që më dënuat kështu
27 Mars, 18:00 -
Ngacmoi gruan e ve,biznesmeni gjendet i vrarë/Gruaja: Im bir është i pafajshëm,ai ishte...
26 Mars, 17:43