Meta 'spektakli' i fundit, Veliaj 'e treta e vërteta' dhe beteja kundër belerëve (11 MAJ 2023)

12 Maj 2023, 07:21 | Përditesimi i fundit: 2023-05-12 07:32:55

Akuzat e ngritura nga Sali Berisha se ka shkuar i maskuar në Iran në 2008, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha përgjigje në Report Tv duke i quajtur ato lajthitje dhe mashtrime. Ai rrëzoi alibinë e Berishës me foton e publikuar pak ditë më parë, ku pretendoi se ishte Veliaj maskuar. Veliaj tha se në atë foto ishte kitaristi i grupit të njohur amerikan Eagles. Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i ka përngjarë një fushate të njëjtë me ato të zgjedhjeve të përgjithshme ku janë në qendër të diskutimeve kanë qenë akuzat e liderve politikë kundrejt njëri tjetrit. I ftuar në Real Story me Sokol Ballën në Report TV, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se kryeministri Edi Rama ka provokuar politizim ekstrem të fushatës. Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin që tha se do të helenizojë Himarën. Në një intervistë për Report Tv thotë se Fredi Beleri artikulon brokulla, ndaj do e padisin në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.