-
VIDEO
Rama fushtatë në Durrës: Kur ke zgjedhje për një burrë dhe një grua, normal që zgjedh të dytën! Mos votoni Non Gratën, ‘Baca’ s’është as në fletë votimi, keni ‘Like Floririn’
Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Durrës, ku krah kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako dhe të rinjtë ironizoi koalicionin Berisha-Meta.
Pasi i cilësoi si zorrë qorre, sot Rama e ka cilësuar Berishën si “Baca” ndërsa Metën si “Like Floriri”.
"Ajo që duhet është më shumë sesa ju të votoni për Anin, sepse kjo s’ka diskutim ju e keni nda mendjen. Unë këtë se konsideroj si të mjaftueshme, ju të merrni më tepër vota sesa familja juaj për Ani, që t’i ftoni të gjithë që ta votojnë.
Po të mos ishte vota do ishin derrat, rosat dhe buallicat që hanin mes plehrave, ajo pamje ferri mos të ishte vota s’do ishim duke mbjellë pemë, do ishim duke sharë, duke ndotur autistikisht mjedisin.
Se po të mos ja vlente vota, s’do kishte ndryshim.
S’ka rëndësi kush është i majtë dhe i djathtë për punët e mira duhen ata që e bëjnë punën më mirë. Kur ke një zgjedhje mes një grua dhe një burri si mund të zgjedhësh një burrë, unë se kuptoj dot. Durrësi është sot me i pastri i Shqipërisë.
-
VIDEO
Klubi elitar i futbollit me Akademi në Durrës, Rama: Shkollë që iu shërben fëmijëve
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se janë gati për të sjellë në Durrës një nga akademitë elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës që do shërbejë për fëmijët që e kanë pasion këtë sport.
“Plani i ndërtimit në Durrës i porteve do t’i bëjë të gjithë që të shohin me më shumë optimizëm të nesërmen në këtë qytet. Me portin turistik dhe me portin e ri do të hapet një horizont komplet tjetër edhe për punësimin e shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës dhe nga ana tjetër do të vijojmë të fuqizojmë dhe krahun tjetër. Jemi afër një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane. Do të kemi një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë për të parë si zhvillohen në proces. S’do presim vite por po e negociojmë aktualisht”, tha Rama.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Tiranë, merr flakë një pallat në ndërtim! Tymi mbulon zonën
Një zjarr i madh ka rënë në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë. Bëhet fjalë për një zjarr në një pallat në ndërtim.
-
VIDEO
Lidhi në derën e makinës dhe tërhoqi kecin gjatë ecjes, vihet nën hetim 58-vjeçari
Një 58-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Tiranës pas publikimit të një videoje, pasi kishte lidhur një kec në makinën e tij dhe e tërhiqte teksa este na makinë.
Video u publikua në rrjete sociale, veprimin e pazakontë që ndodhi në rrugët e Tiranës, ku një kec i lidhur po tërhiqej dhe po mundohej të vraponte në ritmin që ecte makina.
-
VIDEO
Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në një qytet Europian! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep
Këngëtari i njohur Rigels Rajku , i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian.
“Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj. Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite. Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.
-
VIDEO
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Shkodër, vetëm dëme materiale
SHKODËR- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi. Dy autorët e kanë vendosur lëndën plasëse rreth orës 01:37.
Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.
-
VIDEO
Ministri i Mbrojtjes: Priten reshje shiu! Mund të ketë fryrje të përrenjve, të shmangim emergjencat lokale
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Korça në një komunikim me mediat paralajmëron situatën me reshjet që do përfshijnë vendin pas mesditës dhe marrjen e masave që të shmangen dëmtimet.
Prej sot dhe ditëve në vijim në pjesën veriperëndimore në Shkodër por edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve që mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale.
-
VIDEO
Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon! Rama: Erdhi ‘Bukuroshja e Adriatikut’ me 134 turistë, kryesisht francez
Durrësi ka nisur zyrtarisht sezonin e kroçierave turistike edhe për këtë vit kalendarik. Mëngjesin e kësaj të hëne është akostuar në Portin e Durrësit “La Belle De L’Adriatique”, e cila ka sjellë 134 turistë, kryesisht francezë. Për të disatin vit radhazi është pikërisht “Bukuroshja e Adriatikut”, që hap siparin e sezonit turistik për kroçierat të cilat sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet e kroçeres.
-
VIDEO
Shtyhet seanca në GJKKO për Mediun, avokati i familjes Durda: Gjykata nuk na do nëpër këmbë, do t’i bie çështjes shkurt! Përse s’na bën palë
Avokati i familjes Durda, ka folur për mediat pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Meduit në GJKKO. Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar. Avokati Dorian Matlija tha për gazetarët se kjo është shkelje nga ana e gjykatës dhe sipas tij ligji e thotë qartë që duhet të bëhen palë e procesit. Mandlija tha se ende nuk ka një arsye përse nuk po bëhen pjesë e procesit, ndërsa hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme se ‘nuk i do nëpër këmbë’
-
VIDEO
Shpërthimi në një lokal në Shkodër, momenti kur dy autorët vendosin lëndën plasëse
Report Tv ka siguruar videon nga momenti ku dy autorët kanë vendosur lëndën plasëse në lokalin e 65-vjeçarit Fran Kolbuçajt në Shkodër.
Dy autorët e kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pak pas mesnate rreth orës 01:30.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Sako takim me banorët në Rrashbull: Forcën më të madhe e kemi ballafaqimin me njerëzit! Na duhet mbështetja juaj për vijimësinë e punëve
“Rruga “Valbona”, është premtimi ynë i mbajtur për njësinë administrative Rrashbull, ndërkohë që vazhdojmë me investime të tjera për mandatin e ardhshëm”. Kështu është shprehur kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë Durrës në takimin me banorët e zonës.
Asfaltimi i kësaj rruge lehtëson qarkullimin e mjeteve dhe i shërben të gjithë banorëve. Pas përfundimit të investimeve në rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit, puna do të fokusohet në rehabilitimin e infrastrukturës, në ndërtimin e terreneve sportive, qendrën e re shëndetësore si dhe në një sërë investimesh të tjera me qëllim trasnformimin rrënjësor të kësaj zonë.
-
VIDEO
Gërdeci/ Nis sot gjyqi ndaj Fatmir Mediut! Në GJKKO mbahet seanca e parë e gjykimit
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është zyrtarisht i pandehur për çështjen e Gërdecit dhe ditën e sotme nis gjyqi ndaj tij. Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut. GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.