• VIDEO

    Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Shkodër, vetëm dëme materiale

    Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e Fran Kolbuçajt 65-vjeç në Shkodër. Ngjarja është raportuar rreth orës 05:50 në lagjen Fermentimi.

    Pak para se të hapte biznesin e tij, Kolbuçaj konstatoi xhamin e thyer të derës së këtij biznesi.

  • VIDEO

    Rama fton në podcastin ‘Flasim’ ekipin e mjekëve që i hoqën appendisitin! Kiurgu: Operacioni në sistemin publik tregoi emancipimin tuaj

    Kryeministri Edi Rama kësaj here ka ftuar në podcastin e tij ‘Flasim’ stafin mjekësor të QSUT-së, që morën pjesë në operimin e tij për heqjen e appendesitit. Ata janë ndalur edhe në sfidat e sistemit shëndetësor, si edhe ndryshimet që ka pësuar në këto 8 vite gjatë qeverisjes Rama.

    Gjatë bisedës me mjekët, një prej tyre, mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin publik dhe mbi të gjitha sipas tij fakti që zgjodhi kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike është shenjë emancipimi.

  • VIDEO

    Kandidati për këshilltar në listën e BF në Gjirokastër braktis dyshen Berisha-Meta dhe bashkohet me socialistët! Fushatë në krah të Flamur Golemit të PS

    Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak te Gjirokastrës nga koalicioni BASHKË FITOJMË braktis listën dhe bashkohet me PS.

    Magrip Gjika ne listën e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës njëkohësisht ne forume te larta drejtuese të FRPD së Berishës, ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar PS. Gjika ka dalë sot në fushatë hapur për PS dhe kandidatin e PS për Bashki Flamur Golemi.

  • VIDEO

    Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, kamerat filmuan makinën ‘Land Rover Deefender’ që dyshohet se mori autorin bashkë me motorin e tij

    Në këto pamje, të siguruara nga Report Tv të fiksuara nga kamerat e sigurisë, duket një makinë "Land Rover deefender" me targa zvicerane e cila është filmuar në fshatin Kukel në Shkodër, e cila dyshohet se ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes vrasësin e Ardian Nikulajt. E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine. Po ashtu po verifikohet nëse para ngjarjes është fiksuar në zonën e Shëngjinit. Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra në Shëngjin më 19 prill 2023 në lokalin e tij.

    Pas vrasjes duket se autori  është larguar në drejtim të fshatit Kukel ku e kanë kapur disa kamera sigurie. Pikërisht në këtë fshat, në rrugën dytësore Kukel-Bushat në  Bashkinë e Vaut të Dejës është parë edhe kjo makinë Land Rover Defender, në të cilën dyshohet se autori ka hipur së bashku me motorin dhe u largua në drejtim të Velipojës. Gjithçka mendohet se ka ndodhur rreth 50 minuta pas ngjarjes në një rrugë pa kamera sigurie, pasi autorët duket se janë treguar të kujdesshëm. Report Tv raportoi që në minutat e para pas vrasjes se autori ishte ndihmuar nga një makinë për të humbur gjurmët. Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine. Po ashtu po verifikohet nëse edhe para ngjarjes është fiksuar në zonën e Shëngjinit ky mjet në qarkullim.

  • VIDEO

    Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, kamerat filmuan makinën ‘Land Rover’ që mori autorin bashkë me motorin! Më pas u zhduk në Kukel

    Në këtë foto është një makinë "Land Rover deefender" me targa zvicerane e cila është fiksuar në fshati Kukel. E gjithë policia e Shkodrës është vënë më lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine.

  • VIDEO

    Veliaj: Ka vetën dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka dhe duan të na kthejnë prapa: Berisha dhe Meta

    Në vijim të turit të tij të takimeve, Kryetari Veliaj u ndal në Njësinë Administrative nr.5, nga ku u kërkoi qytetarëve që të fiksojnë emrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës  si njerëzit që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe kanë vetëm një synim: Të kthejnë vendin mbrapa!

    “Kemi disa kundërshtarë që duan të shkojnë mbrapa. Këta kanë emër dhe mbiemër, nuk janë njerëz abstraktë. Quhen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fiksojini mirë këto dy emra. Dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka. Dy emra që Shqipëria, i bëri president. Dy emra që Shqipëria i bëri kryeministra. Dy emra që Shqipëria i mbajtur 33 vjet kalapiç dhe kalaqafë, duke i dhënë rroga si deputet. Dy emra që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe vetëm i kanë bërë keq. Ju kujtohet se thanë në 97-ën, u trajtuan ato problemet tona të gjimnazistëve, por në 97-ën u veshën mijëra gra me të zeza. Vriste shqiptari - shqiptarin për sport. Ikën gjithë kursimet e shqiptarëve”, tha Veliaj.

  • VIDEO

    Veliaj ironizon projektin e Këlliçit: Ata që dje premtuan nënkalim te “Zogu i Zi” sot duan të prishin Sheshin Skëndërbej

    Gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, Kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj, solli në vëmendje premtimet e kundërshtarëve politikë për gjëra falas e për nënkalime në shesh, të cilat i cilësoi një marrëzi dhe rikujtoi se ata premtuan edhe nënkalim te “Zogu i Zi”, nënkalim te “Sheshi Shqiponja”, por nuk bënë asnjë nga këto.

  • VIDEO

    Zhdukja e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit në Sarandë, ndërpriten kërkimet për sot në 4 fshatrat

    Janë ndërprerë kërkimet për ditën e sotme për 46-vjeçarët e zhdukur nga Saranda të cilët dyshohet se janë ekzekutuar dhe janë groposur.

    Kërkimet ishin ndarë në 4 fshatra nga policia e FNSH por edhe nga familjarët dhe do të rifillojnë sërish nesër për Fatmir Sulovarin dhe Leonard Thodhorin.

    Të dy personat kanë qenë me precedent të theksuar penal. Policia e Vlorës nuk jep informacione të detajuar, por janë shoqëruar disa persona që mund të njohin ose të mund të zbulojnë detaje të tjera.

    •  
  • VIDEO

    Qendra shëndetësore Paskuqan 2, me lagështi, suva të rënë e dysheme të dëmtuar! Qytetarët: Kushte të rënda! 60 objekte në rikonstruksion

    Qendrat shëndetësore në vend nuk ofrojnë gjithmonë kushtet dhe standardet e duhura për qytetarët. Sot ndodhemi në qendrën shëndetësore Paskuqan 2 për të treguar kushtet. Që në ambientet e jashtme, duket qartë prezenca e lagështirës në fasadë. Situata në brendësi të kësaj qendre shëndetësore është edhe më e keqe. Suvatë janë të dëmtuara, e po ashtu edhe dyshemeja.

    Në godinën dykatëshe janë 2 tualete, njëra prej të cilave ka nevojë për zëvendësim total të pajisjeve hidrosanitare dhe aksesorëve përkatës. Nga ana tjetër, në disa ambiente të qendrës shëndetësore “Paskuqan 2” mungon edhe sistemi i ngrohjes dhe kondicionimit. Qytetarët tregojnë se me stafet mjekësore që shërbejnë në këtë qendër janë të kënaqur, por jo me kushtet e saj.

  • VIDEO

    Tentuan të korruptonin policinë rrugore pas shkeljeve, 2 shoferë në Tiranë do të hetohen në gjendje të lirë

     Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia rrugore pasi tentuan të korruptonin oficerin e policisë me qëllim shmangien e gjobës. Policia bën me dije se E. K., 20 vjeç, dhe R. M., 36 vjeç janë arrestuar pasi i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.   

    “Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • VIDEO

    Automjeti lëviz përmes shëtitores së Shëngjinit, rrezikon qytetarët

    Teksa temperaturat janë rritur zona turistike e Shëngjinit ka nisur te frekuentohet kryesisht gjatë fundjavave.

    Por teksa shëtitorja përgjatë bregdetit ishte e mbushur me njerëz është vënë re një veprim i çuditshëm nga një drejtues automjeti me targa të Kosovës.

  • VIDEO

    Formula 1 në Elbasan, Rama: Hap vende të reja pune, sjell efekt direkt 100 milionë euro

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv