-
VIDEO
Shkrumbohet fadroma që pastronte inertet në zona të ndryshme, Bashkia e Shkodrës: Persona të paidentifikuar i vunë flakën
Një automjet tip ‘fadromë’ në pronësi të bashkisë Shkodër është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne.
-
VIDEO
Vidhte pasqyrat e makinave të parkuara, arrestohet 29 vjeçari në Vlorë (EMRI)
Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra. Në pranga ka rënë Gentjan Merkaj, banues në Vlorë.
-
VIDEO
Ambasadori italian takohet me presidentin e klubit Partizani, i ftuar special në ndeshjen me Bylis
Ambasadori italian Fabrizio Bucci ishte i ftuari special në takimin Partizani - Bylis.
Bucci u prit nga presidenti Gazment Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit ku u njoh me investimin madhor të kryer në kompleksin sportiv Partizani.
-
VIDEO
Ndalimi i peshkimit në liqenin e Ohrit e Prespës, zv.ministri i Bujqësisë: Periudha e shtimit, masë për të mbrojtur speciet nënujore! Monitorohet nga një task-forcë
Zëvendësministri i Bujqësisë, Roland Kristo foli në Report Tv për ndalimin e peshkimit në liqenin e Ohrit, Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Kristo në një lidhje për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu shpjegoi se kjo masë merret çdo vit në të njëjtën periudhë kohore, pasi është koha e shtimit të llojeve të ndryshme të peshqve.
-
VIDEO
5 shkolla të reja në Astiri dhe Kashar, Veliaj: Pas zgjedhjeve çelim garën! Ironizon Këlliçin: Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë, s’kanë shans të nxjerrin qimen nga qulli
Në zonën midis Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit janë gati terrenet për të ndërtuar 5 shkolla të reja. Dy prej tyre, të inkorporuara në një kampus të ri arsimor, do të ndërtohen vetëm në Astir.
-
VIDEO
Ligji për start up-et, ‘Veprimtaria Prodhuese’ miraton ndryshimet: Nomadët digjital s'do paguajnë taksa për 1 vit
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton e 7 vota pro dhe 3 kundër ndryshimet në ligjin për mbështetjen e start up-ve në teknologjinë e informacionit.
Ligji i ri parashikon që nomadët digjital të mos jenë rezidentë tatimor për 1 vit. Po ashtu parashikohet ngritja e një agjencie të dedikuar mbi start up-et e cila është Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve apo STARTUP Albania.
-
VIDEO
Incidenti në KZAZ në Kavajë, vetëm dëme materiale, nuk janë prekur materialet zgjedhore
Një incident ka ndodhur në derën hyrëse të KZAZ në Kavajë gjatë ditës së djeshme. Report Tv sjell pamjet e dëmtimeve të shkollës ’26 marsi’ që është aktualisht jashtë funksionit për shkak se është kthyer në KZAZ.
Dëmet e vetme kanë qenë në derën hyrëse dhe në derën tjetër ku ndodheshin materialet zgjedhore, por këto të fundit nuk janë dëmtuar. Shkolla ka kamera sigurie por duke qenë se ka qenë e mbyllur, ishin jashtë funksioni.
-
VIDEO
'Dhuna në derbin e basketbollit ka lënë gjurmë', Sekretari i FSHB-së për Report TV: Reagimi i shefes së Tiranës kalon në Disiplinë
Korab Llazani, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka reaguar në lidhje me dy incidentet e fundit të dhunës në basketbollin vendas. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit te femrat prodhoi dhunë, ndërsa drejtorja e Klubit Shumësportësh Tirana, Deborah Keci u bë protagoniste në sfidën e basketbollit të meshkujve mes Tiranës dhe Besëlidhjes.
-
VIDEO
10 emigrantë të paligjshëm të ‘palosur’ brenda një BMW X6, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova
Një 34-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në pranga pasi u kap nga policia Sarandë teksa transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin destinacion vendet e BE-së.
Shoferi i makinës me 10 emigrantët brenda po kalonte në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, kur u ndal për kontroll nga policia kufitare e Sarandës.
-
VIDEO
Zyra elektorale e Berisha-Meta afër KZAZ, Celibashi: Të zgjidhet me mirëkuptim! Përfaqësuesi i PL: Shikoni reklamat e PS, në çdo rrugë del ‘fytyra e shpëtimtarit’
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u diskutua një denoncim mbi një zyrë elektorale të koalicionit Berisha-Meta, e cila në kundërshtim me Kodin Zgjedhjet është shumë afër KZAZ-së nr. 37 në kryeqytet. Administrata e KQZ sugjeroi që të ndërhyhej nga policia bashkiake për ta hequr por Celibashi tha se fillimisht do të komunikohet me përfaqësuesit e koalicionit për ta zgjidhur me mirëkuptim.
-
VIDEO
Humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda flet për Report Tv: Dua drejtësi! Nuk kam besim te SPAK, s’duan që të bëhemi pjesë e procesit
Zamira Durda, e cila humbi djalin vetëm 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, ka folur për Report Tv, pas shtyrjes së seancës ndaj Fatmir Mediut. Në një intervistë për sot ‘Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Durda bëri thirrje për drejtësi, duke thënë se ka 15 vite dyerve të gjykatave. Tragjedia e Gërdecit, Durda tha se i mori jetën djalit të saj të pafajshëm, që asokohe nuk e dinte as ça ishin predhat.
Durda kërkon që të bëhet palë në çështje, ndërsa tha se nuk ka besim te SPAK, pasi janë prokurorët që kërkuan të mos bëhen palë e çështjes.
“Duhet të jemi palë e procesit, se ne e kemi kërkuar në të gjitha shkallët herë pas here, vit pas viti. Kjo çështje nuk është parashtruar për sa kohë nuk ka një vendim. Për ne që na morën 26 familjarë? Ku do ta gjejmë të drejtën? Nuk kam besim te SPAK, janë prokurorët që na kanë përjashtuar neve. Dua të zbardhur vendimin e gjykatës. Ishte një fëmijë i pafajshëm 7 vjeç, nuk i njihet as predhat as municionet. Përgjigja ishte pusho zonjë se do dalësh përjashta. Përse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit. Spak dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë dështuar. I them prokurorit që ka në çështje në dorë të kenë këllqe pak më shumë, se i kanë masat e sigurisë. Nëse nuk zbardhet tragjedia e gërdecit, të gjitha dosjet e tjera për mua janë të kota. Nëse pranohemi ne, do ndryshojë akuza. Janë prokurorët që s’duan të na bëjnë pjesë të procesit. Do dilnin prova të tjera”, tha Durda në Report Tv.
-
VIDEO
Emri i Berishës nuk u vendos në fletën e votimit, Meta: Lojë e Edi Ramës nga paniku i humbjes! S’do ketë ndikim tek votuesi
Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka komentuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili la në fuqi vendimin e KAS për të mos vënë në fletën e votimit emrin e Sali Berishës, por atë të Metës. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se kjo është një lojë e Edi Ramës, të cilin sipas tij e ka zënë paniku i humbjes.