-
VIDEO
Hetimet, merren në pyetje pronarët e Top Channel: S’kemi pasur kërcënime, nuk kemi të dyshuar
Grupi hetimor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Top Channel orët e para të 27 marsit ka marrë në pyetje edhe pronarët e këtij televizioni. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi thotë se ata janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime kohët e fundit dhe kanë konfirmuar se episode të tilla nuk kanë ndodhur dhe nuk kanë një të dyshuar.
-
VIDEO
Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar
100 mijë euro do të përfitojë kushdo që ka informacion për atentatorët e sulmit ndaj Top Channel pak pas mesnatës të datës 27 mars dhe do t’ia japë atë autoriteteve. Ka qenë vetë Policia e Shtetit e cila e ka vënë në dispozicion këtë shifër dhe përmes një njoftimi ka bërë me dije ecurinë e hetimeve deri tani.
-
VIDEO
Degradimi i rrugës në Fushë-Milot, banorët në protestë, kërcënojnë me bllokim total nëse nuk merren masa: Kanë 10 ditë afat
Degradimi i rrugës që lidh Fushë-Milotin me autostradën Lezhë-Laç dhe disa fshatra të Kurbinit, ngriti në protestë banorët.
-
VIDEO
Sulmi në Top Channel, Açka: Komisioni i medias dënon aktin! Gjeni terroristët dhe vërini para drejtësisë
Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka folur në cilësinë e kryetares së Komisionit të medias duke u solidarizuar me sulmin në Top Channel, nga ku humbi jetën roja e sigurisë.
-
VIDEO
Protesta e Bërxullës/ Paralajmëron banori: Nëse s’ka dialog do marrim masa ekstreme, qeveria po fle gjumë si ata që shanin dikur
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Një banor ka paralajmëruar se nëse nuk ka një dialog do të marrin masa ekstreme.
‘Në Bërxullë nuk ka punime, nuk do bëhen për aq kohë sa s’ka marrëveshje me ne. Firma është në ajër, po shteti? Çdo 6 muaj që i ndërrojnë drejtorët e hipotekës që mos japin llogari. Llogari i kërkohet vetëm popullit. Nuk jepet prona siç duan këto, pronat i kemi prej vitesh të trashëguara. Jemi në mëshirë të fatit pa asnjë lloj mbrojtje. Do fillojmë të marrim masa ekstreme. Të nisin dialogun ose do marrim masa ekstreme. Ne kështu nuk mund të vazhdojmë. Ata janë në gjumë, i thoshin një tjetri ti fle gjumë po tani kanë filluar të flenë dhe vetë. Ne nuk duam të shkojmë në akte dhune dhe vandale. ’- tha një banor.
-
VIDEO
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti të negociojë me ne
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.
‘Nuk ka asnjë lloj reagimi apo informacioni që të na jepet. Nuk denjon kush të bëjë asnjë sqarim.’- tha një banor.
-
VIDEO
Goditet grupi kriminal në Itali, 20 në pranga, mes tyre 1 shqiptar! Kishin fshehur 760 kg kokainë në lëkurë të papërpunuar viçi, droga vinte nga Amerika e Jugut
Një grup kriminal i trafikut të drogës është goditur nga policia italiane që ka sekuestruar 760 kg kokainë të fshehur në një lëkurë të papërpunuar viç. Janë lëshuar 20 masa sigurie dhe të dyshuarit janë kryesisht italianë dhe domenikanë, por mes tyre është edhe 1 shqiptar.
-
VIDEO
Morën çmimin e parë në sfidën e kodimit, nxënësit në shkollën e Kukësit që realizuan projektin 'Sera Miqësore': Na ndihmon të ushqehemi shëndetshëm
Nxënësit e klasës së dytë në Kukës u shpallën fitues të konkursit të kodimit organizuar pak ditë më parë në Tiranë me pjesmarrjen e disa prej shkollave 9-vjeçare në vend. Ata tregojnë për Report TV se projekti “Sera Miqësore” ka për qëllim promovimin e ushqimit të shëndetëshëm.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë në Ravonik të Korçës
Sipas informacioneve nga policia zjarri ka rënë nga shkaqe aksidentale ndërsa zjarrfikësja ndodhet në terren për të bërë te mundur shuarjen e flakëve
-
VIDEO
Kërkojnë që Kolegji të njohë Berishën kryetar të PD, gafa e përfaqësuesit të Rithemelimit, nuk di datën kur ish-kryeministri u zgjodh në krye të 'Foltores'
Teksa kërkon që Kolegji Zgjedhor të njohë Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka bërë një gafë teksa gjatë fjalës së tij e ka cilësuar Sali Berishën të zgjedhur si kryetar në datë 18 janar.
-
VIDEO
Sulm me armë drejt Top Channel, reagojnë krerët e shtetit dhe politikës: Agresion kriminal, të zbardhet ngjarja! E dënojnë edhe SHBA, OSBE e BE
Politikanët dhe përfaqësuesit e diplomacive të huaj në vend kanë dënuar sulmin ndaj godinës së televizionit kombëtar Top Channel duke e quajtur atë sulm terrorist ndaj medias dhe fjalës së lirë. Njëzëri kërkojnë zbardhjen ngjarjes.
-
VIDEO
Nxënësit në Papër-Sollak të Elbasanit rrezikojnë duke kaluar lumin për të shkuar në shkollë! Prindërit i marrin në shpinë
Pamje të papranueshme janë ato të siguruara në videon e mëposhtme ku një grup fëmijësh së bashku me prindërit e tyre në Papër-Sollak të Elbasanit u duhet të kalojnë lumin në këmbë për të shkuar në shkollë.